• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD tallet haptazi me SHBA dhe BE. Mazhoranca voton nen për nen draftin

by A R
14/06/2016 12:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka dështuar dhe sot arritja e konsensusit në komisionin e posaçëm për Reformës në Drejtësi mes mazhorancës dhe opozitës, lidhur me miratimin e draftit. Lajmi u bë i ditur nga përfaqësuesi i PD-së në komision Oert Bylykbashi. Sipas tij, ka vetëm një çështje politike për tu zgjidhur, ajo që ka të bëjë me vendimarrjen për emërimin e organeve kolegjiale në sistemin e drejtësis.

“PD ka propozuar një variant pikë pikë sipas 88 të Komisionit të Vencias. Tentativa për të bërë zgjidhje jashtë politikës vetëm dëmton procesin e negocimit. Mazhoranca të pranojë atë që kërkon Komisioni i Venecias. Në të katër organet kolegjiale të sigurohet përfaqësimi i opozitës. Nuk kërkojmë më shumë nuk pranojmë më pak”, ka deklaruar Bylykbashi.

Ndonëse punimet e këtij komisioni janë ndjekur edhe nga ambasadori I SHA-së, LU, dhe I BE-së, Vlahutin, kjo nuk e ka penguar aspak Bylykbashin të deklarojë se nuk ka negociata me pistoletë në tryezë!! Sipas tij, topi është në fushën e kryeministrit.

“Komisioni s’ka asnjë mundësi. Nuk e miraton dot nen për nen draftin. Asnjë draft nuk reflekton atë që thotë Komisioni i Venecias”, deklaron Bylykbashi.

Nisur nga ky qëndrim, kuptohet tashmë qartë se PD po tallet haptazi me draftin që mbështesin SHBA dhe BE, duke injoruar tërësisht apelet e tyre për konsensus. Nga ana tjetër ky qëndrim po mban peng edhe dinamikën e zhvillimeve politike në vend, duke evidentuar qartë se PD ka hyrë në një spirale konfrontimi të hapur jo vetëm me faktorët politik në vend, por tashmë edhe me perëndimin.

Është e paqartë se cilat janë levditë e PD-së për të shpërfillur dhe tallur me SHBA dhe BE, por ajo që dihet tashmë është fakti se “kokëfortësia” natyrisht ka dhe çmimin e saj. PD, ka pak “këllqe” të mbajë kosto të tilla, duke pasur parasysh se ajo vijon të jetë shumë e dobët politikisht.

Nderkohe, mazhoranca ka vijuar me votimin e draftit nen per nen pa pranine e opozites, por me pjesemarrjen e ambasadoreve Lu dhe Vlahutin. Drafti i Reformes eshte votuar me perjashtim te pikave ku PD ka kundershtime.

ma.me

Komisioni

Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi ka nisur punën mesditën e sotme, sikurse ishte parashikuar në kalendarin e punimeve. Ndërkohë, burime nga terreni bëjnë me dije se të pranishëm do të jenë edhe ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian.

Donald Lu dhe Romana Vlahutin janë parë të hyjnë në Kryesinë e Kuvendit ku komisioni do të zhvillojë mbledhjen e radhës.

Më parë, PD që kryeson edhe opozitën në Shqipëri konfirmoi pjesëmarrjen e saj në tryezë, por siç tha Basha

Në mbledhjen e sotme, komisoni pritet të diskutojë gjetjen e modaliteteve për arritjen e një konsensusi për reformën në Drejtësi mbi bazën edhe të një drafti paraprak që përfshin shtrirjen e hetimeve të figurave të larta që nga viti 1991 si dhe formulën e përzgjedhjes së anëtarëve të KLGJ dhe KLP. (java / r.a)

Next Post

Led Zeppelin në gjyq me akuza për plagjiaturë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
Situata pas kapjes së Maduros, SHBA: Jemi në koordinim të ngushtë me autoritetet në Venezuelë

“Maduro ka rënë shumë në peshë, studion Biblën dhe Kuranin në qelinë e burgut në Nju Jork”

November 9, 2026
“Nuk ka provim 100% në shqip”/ Mickoski kundër studentëve shqiptarë: Pjesa praktike vetëm në gjuhën maqedonase

“Nuk ka provim 100% në shqip”/ Mickoski kundër studentëve shqiptarë: Pjesa praktike vetëm në gjuhën maqedonase

November 9, 2026
Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

November 9, 2026
Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In