• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD-ja sërish akuza për KQZ-në: Ja si u shtuan 3 mijë vota në Elbasan

by Java News
06/07/2019 18:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndonëse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka sqaruar se si qëndron e vërteta pas shifrave të ndryshuar gjatë raportimeve mbi pjesëmarrjen e votuesve në 30 qershor, PD-ja nuk i ka ndalur akuzat si dhe duke e përdorur si një motiv për të ftuar qytetarët në protestën e 8 korrikut.

Nga selia blu është ish-deputeti demokrat, Endri Hasa, i cili ka akuzuar KQZ për falsifikim të pjesëmarrjes teksa ka përdorur rastin e Elbasanit, kur akuzon se kjo Bashki i është shtuar “hartës së paligjshmërisë së 30 Qershorit”.

Në qendër të akuzave ka qenë kryeministri Edi Rama, Taulant Balla dhe nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba.

Deklarata e plotë
Sa më shumë Partia Demokratike, mediat dhe shoqëria civile zbulojnë skandalet nga manipulimi që iu bë pjesëmarrjes së votuesve në 30 Qershor, aq më shumë fallsifikime detyrohet të bëjë Komisioni Qendror i Vjedhjeve.

Sot, duke tentuar të mbulojë se në kuti ka më shumë vota se votues, KQZ-ja, ka prodhuar dokumente fallco në shërbim të pushtetit të Edi Ramës. Rezultati i Bashkisë së Elbasanit është simboli i manipulimit dhe fallsfikimit të 30 Qershorit.

Qytetarët janë njohur sot me faktin skandaloz se kandidati i Partisë Socialiste në Elbasan ka më shumë vota sesa numri i fletëve në kutitë e votimit. Nuk janë 100 apo 200 vota. Janë 2861 vota për Edi Ramën më shumë në Elbasan, sesa fletë votimi të gjendura në kuti. Kjo është matematika e kryeministrit në ikje që nuk di çfarë janë zgjedhjet e lira e të ndershme, që manipulon votat edhe kur është i vetëm në votime. Këtë matematikë prej hajduti nuk mund ta mbulojë as Edi Rama, as Komisioni Qendror i Vjedhjeve dhe as Taulant Balla.

Për të kuptuar se çfarë është në gjendje të bëjë banda e Edi Ramës për të mbuluar skandalin e mbushjes së kutive dhe të procesverbaleve, po demonstroj disa të dhëna të thjeshta, që provojnë manipulimin.

Me publikimin e skandalit të rezultatit të Elbasanit me 2861 vota më shumë për kandidatin socialist sesa janë gjendur vota në kuti, Komisioni Qendror i Vjedhjeve fallsifikoi një dokument posaçërisht përTaulant Ballën dhe Partinë Socialiste, në mënyrë që banditët me kollare të Edi Ramës të bënin propagandë, duke fallsifikuar të vërtetën.

Dokumenti i parë që zbuloi skandalin është publikuar në faqen e KQZ-së më 5 korrik, në orën 10.39. Linku i këtij dokumenti, të cilit iu referua media sot, gjendet akoma në ëebsite-n e KQZ-së.

Pas publikimit të skandalit, Komisioni Qendror i Vjedhjeve, shtoi sot një dokument të ri, të prodhuar posaçërisht për Taulant Ballën, me rezultate të ndryshuara. Ky dokument është shtuar sot në orën 12.14, siç provohet qartë nga të dhënat që gjenden në faqen e KQZ-së në internet.

Pak minuta pas shtimit të këtij dokumenti të fallsifikuar nga KQZ-ja, numri dy i Partisë Socialiste, Talant Balla, e publikoi atë në facebookun e tij, duke thelluar me mashtrime të pacipa dhe të paprecedenta krimin e manipulimit të 30 Qershorit.

Ky skandal është unik në llojin e manipulimeve të vëna në zbatim që në orët e para të votimeve të paligjshme dhe antikushtetuese të 30 Qershorit.

Manipulimi është kryer në çdo qendër votimi në të gjitha bashkitë e vendit. Kjo është arsyeja pse Edi Ramës, Taulant Ballës dhe Denar Bibës nuk I dalin llogaritë. Kjo është arsyeja përse 5 ditë pas mbylljes së numërimit, nuk janë publikuar të dhënat për çdo qendër votimit.

As prodhimi i një dokumenti fallco për të mbajtur në këmbë kryeministrin e refuzuar nga 85 % e shqiptarëve, as propaganda bajate, nuk ka për ta shpëtuar dot pushtetin e kriminalizuar të Edi Ramës.

Shqiptarët nuk kanë për t’u ndalur derisa të largojnë Edi Ramën për t’i dhënë Shqipërisë shansin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Me këtë vendosmëri, do të jemi të hënën në protestë, pa asnjë hap pas!/l.m

Next Post
Me Poloninë na lidh miqësi shekullore

Me Poloninë na lidh miqësi shekullore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

September 29, 2026
Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

September 29, 2026
Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

September 29, 2026
Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi

Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi

September 29, 2026
Izraeli eliminon komandantin e Hamasit, 6 të vrarë nga bombardimet ajrore në Gaza!

Izraeli eliminon komandantin e Hamasit, 6 të vrarë nga bombardimet ajrore në Gaza!

September 29, 2026
Hungari: Dyshime për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbán në zgjedhje

Korrupsioni miliona dollarësh, 2 ish-ministra të qeverisë së Orbánit në telashe, arrestohen nën dyshimet për ryshfete

September 29, 2026
Liga e Kombeve/ Shqipëri për Europian! Kombëtarja fiton me ‘tripletë’ ndaj San Marinos dhe merr vendin e parë në grup (VIDEO)

Liga e Kombeve/ Shqipëri për Europian! Kombëtarja fiton me ‘tripletë’ ndaj San Marinos dhe merr vendin e parë në grup (VIDEO)

September 29, 2026
“Jo në emrin tim”/ Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët kosovarë mblidhen për të 14-tën natë në Prishtinë dhe kërkojnë pafajësinë

“Jo në emrin tim”/ Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët kosovarë mblidhen për të 14-tën natë në Prishtinë dhe kërkojnë pafajësinë

September 29, 2026
Koha televizive në muajin gusht, Opozita dhe Berisha dominojnë ekranin! AMA zbulon shifrat, PS vetëm 30,8%! (TABELAT)

Koha televizive në muajin gusht, Opozita dhe Berisha dominojnë ekranin! AMA zbulon shifrat, PS vetëm 30,8%! (TABELAT)

September 29, 2026
Zelensky: Ukraina e gatshme të respektojë armëpushimin 3-ditor të shpallur nga Putini -

Koreja e Jugut kërkon falje nga Ukraina pasi Zelensky zbuloi transferimin e dy ushtarëve koreano-veriorë!

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com