• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

PD-ja rinxjerr episodin e dytë “Babale” për Najada Çomon e Luljeta Bozdon

by Java News
06/03/2021 17:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Tregimi- sarkazëm i Edmond Harizajt përveçse argëtues nuk është aspak fantazi. Harizaj, me publicstikë të hollë ironizoi një fenomen skandaloz që po zbatohet këto momente. Por ngjarja është realisht dramatike.

Ka disa orë, që qarqet e opozitës, nëpërmjet njerëzve që janë në radhën e agjitropëve kanë nisur të krijojnë një imazh horror për dy nga lëvizjet politike të Edi Ramës.

Kandidimi në listat e PS-së së profesoreshave Najada Çomos dhe Luljeta Bozdos ka tronditur siç pritej narracionin e PR të opozitës dhe nga dëshpërimi kanë rinxjerrë skenarin “rezervë”, një makinacion alla “Babale” në kuptimin e fortë të fjalës.

Në orët e para të mëngjesit, “analistë” e “intelektualë” të stafit Basha kanë furnizuar qarqet opozitare me një narracion të frikshëm për mjeken e njohur, shefe e Spitalit Covid, duke e fajësuar për të gjitha rastet tragjike që kanë ndodhur.

Madje në këtë operacion agjitropësh tipik bolshefik, dalin komentet që “Najada ka vdekur demokratë në spitalin Covid”.

Më pas doli dëshmia aluçinante, tipike, pa asnjë ndryshim me rastin “Babale”. Ku një person, në shëndet të mirë, i veshur civil, del para mediave të lidhura me opozitën si pacient i spitaleve Covid dhe “dëshmon” skena të frikshme horror që sipas tij ndodhin nga spitalet, ku nuk ka mjekë, por vetëm torturues të stërvitur.

Të cilët nuk duan të shërojnë, por të vrasin pacientët. Një strategji që duket qartë që ka dalë nga kuzhinat e frikshme të dyshes Meta-Berisha, për të krijuar një debat që nuk ekziston. Një fakt që as mund të merret me mend nga logjika njerëzore; por ç’rëndësi ka. Mjafton të komentohet.

Ndërkaq, një mekanizëm direkt i familjes Berisha, nxjerr një fabul që Luljeta Bozdo nuk u kandidua nga Rama, por u përzgjodh nga një Ymer Lala dhe e lidhin në mënyrë fantazmagorike me dosjen 184 të zgjedhjeve në Dibër.

Një logjikë aq e sëmurë, sa natyrisht nuk arrin askush të gjejë lidhje; por rëndësi ka të hidhet. Një skenar tëpkë si rasti “Babale” ku u servir për mediat një bisedë që nuk kishte ekzistuar kurrë, por thjesht u improvizua në momentin e fundit, për të shpikur një “krizë politike”.

Synimi është i qartë; të devijojnë debatin për këtë risi politike që ka ndodhur dy ditët e fundit. Kundërshtimin skandaloz e sulmin pa princip, ta devijojnë në një debat për “thelbin” apo “faktet” që nuk ekzistojnë.

Një fake nevvs tipik për të prodhuar ngjarje në eprovetë. Nëse një qytetar do të kishte objeksione, kritika, apo fakte, shumë thjesht mund t’I lëvizte ose në Agjencitë Ligjzbatuese ose media, duke dhënë fakte shteruese, të pa kontestueshme siç ishte rasti “Tirja” nga emisionin “Stop”.

E natyrisht pas publikimit të fakteve mund të ndodhte ajo që ndodhi me rastin e ngjashëm. Por që është vetëm një lëvizje e imporvizuar dhe dëshpëruese; por që realisht sin ë rastin “Babale” kërkon hetim nga ana tjetër. Kush e sajoi, financoi dhe organizoi.

E mbani mend “Babalen”? U përmbyten emisionet e darkës duke e marrë si fakt, si ngjarje reale, kur kishte zëra të rëndësishëm që thonin se është sajim. Sot ne kemi të dënuar për atë ngjarje, kun ë radhë të parë është ish-deputeti i PD-së, Ervin Saljanji, i cili ka gjasa të jetë sërish kandidat për deputet, edhe pse i dënuar nga Gjykata.

Edhe pse i vërtetuar si trillium, ato emisione që i dhanë peshë këtij montimi, asnjëherë, as sot nuk kanë kërkuar ndjesë. Edhe pse mashtruan dhe i dhanë zë një lajmi të rremë…

TemA  

Next Post
Ish- mbikalimi i Zogut të Zi do dëshmojë

Ish- mbikalimi i Zogut të Zi do dëshmojë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In