• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD-ja, mes gënjeshtrës dhe dhunës!

by Ben Andoni
06/10/2024 15:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Burgimi i Salianjit ka mobilizuar si pak herë në vitet e fundit PD-në për të kundërvepruar. Kuptohet se argumenti është ndaj qeverisjes Rama dhe përpjekja e PD-së shkon për të sjellë një qeveri teknike, e cila do të menaxhojë zgjedhjet dhe do mundësojnë një rotacion. Nga artikullshkrues të ndryshëm, por më shumë nga zyrtarë të Berishës po flitet për skenarë bllokimi të rrugëve, për vazhdimësi protestash dhe përplasje të pamëshira me regjimin e Edi Ramës. Ndërkohë, siç ndodh në kohën e sotme, ku lajmi me ngjyresë frike dhe tmerri lexohet më shumë, po zë vend një gjendje se: do të ketë përplasje dhe ashpërsi. Bash, ky është edhe problemi më i madh i PD-së. Është dashur shumë ndër vite nga pak personazhe të PD-së për të hequr këtë ngarkesë frike dhe alarmi, që u sjellin njerëzve, e para për të harruar “vitin e largët” 1997 dhe e dyta: Janarin e dy viteve më parë, kur PD u kthye në origjinë me përplasjen që bëri në vetë familjen e vet. Se çfarë ndodhi më pas e dimë. U desh ndihma e policisë t’i ndihte që të qetësonin gjakrat që i trazuan vetë. Kaluan javë e muaj me ofendime dhe përplasje, ku vetë Salianji u tregoi hurin kolegëve, apo të tjerë që mbronin respektivisht Bashën, që tregonin mbrojtjen dhe nga ana tjetër mësymësit e pafatë të Berishës.

Paçka përpjekjeve 12 vjeçare plot tollovi të PD-së, Edi Rama vazhdon të jetë në pushtet, kurse refreni i tij është bajagi i njohur: Shikoni, këta doni që të rikthehen në pushtet! Nga ana tjetër, lodhja me qeverisjen e mirë dhe me rritjen e nivelit të shqiptarëve, që japin njerëzit e tij, po bëhet subjekt humori. Kjo nuk bën më përshtypje, sepse rrëfimi i orëve të fundit për forcën është ajo që zë më shumë vend në interesin publik dhe ia heq “qytetarinë” dhe gënjeshtrës politike, që tashmë është normë në vendin tonë. Këtë e ndjen jo pak herë në artikulimet e maxhorancës së sotme, që menaxhon vendin.

Strategjia e PD-së në këtë protestë është “e panjohur”, por shumëkush e di, që nuk do të ketë ndonjë gjë më të madhe se protestat të tjera, që vërtetë e kanë shqetësuar pushtetin e Ramës. Aman, frika që duan të ngjallin është ajo që të shqetëson sa i përket vizionit dhe faktit sesi strategjistët e PD-së nuk e kuptojnë se ato i sjellin ndërmend publikut 8 Janarin dhe vitin 1997, momente që PD-ja e bëri dhe e pësoi vetë keq. Më shumë akoma, për fatin e keq të saj dhe me vetë vullnetin e saj. Shkrimtarët na ndihmojnë edhe këtu. Solzhenicini e shpjegoi shumë më thjeshtë: “Dhuna mund të fshihet vetëm me një gënjeshtër dhe, gënjeshtra mund të mbahet vetëm me dhunë”.  (Javanews)

Next Post
Udhërrëfyesi për Integrimin Europian, nëntë objektivat kryesore që duhen përmbushur për anëtarësimin

Udhërrëfyesi për Integrimin Europian, nëntë objektivat kryesore që duhen përmbushur për anëtarësimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

“Boll trauma ka PS tani…”, Braçe: Kërkoj proces real për zgjedhjen e kandidatit për Tiranën

April 2, 2026
“Pata propozuar që drejtorët të ishin me mandat”, Braçe: Po këta të qeverisë kur do të ndërrohen? 

“Nuk i marr leje askujt”! Kandidimi për Tiranën, Erion Braçe: Mendoj se Rama e ka pranuar…

April 2, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

Konflikti në Lindjen e Mesme, BSH: Pas një muaji do të rimerret në shqyrtim qëndrimi i politikës monetare të vendit

April 2, 2026
Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA

Paralajmërimi për sulme iraniane, Zogaj: Mund të ketë skenar ndaj Shqipërisë

April 2, 2026
Kërcënimet iraniane, policia rrit vigjilencën! Shtohen kontrollet pranë “Ashraf 3” dhe Ambasadës Amerikane

Kërcënimet iraniane, policia rrit vigjilencën! Shtohen kontrollet pranë “Ashraf 3” dhe Ambasadës Amerikane

April 2, 2026
Guterres thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të luftës në Lindjen e Mesme: Pasojat mund të jenë dramatike

Guterres thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të luftës në Lindjen e Mesme: Pasojat mund të jenë dramatike

April 2, 2026
Eksperti i sigurisë Faik Basha, thirrje Berishës: Mos përhap panik! Irani s’ka kapacitet ushtarak të godasë vendin tonë

Eksperti i sigurisë Faik Basha, thirrje Berishës: Mos përhap panik! Irani s’ka kapacitet ushtarak të godasë vendin tonë

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In