• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD-ja me 2 statute/ Basha dhe Berisha, nene kundër njëri-tjetrin: Ja ndryshimet e 11 dhe 18 dhjetorit në ‘Kushtetutën’ e partisë

by Java News
18/12/2021 16:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ky dhjetor e ka gjetur Partinë Demokratike, forcën politike opozitare më të madhe në vend me 2 statute, një në 11 dhjetor dhe më i fundit në 18 dhjetor. Dy statute, një të Sali Berishës dhe një tjetër të Lulzim Bashës, që kanë propozuar ndryshime me një qëllim të vetëm, t’i dëmtojnë pozitat e njëri-tjetrin.

TIRANË– Ky dhjetor e ka gjetur Partinë Demokratike, forcën politike opozitare më të madhe në vend me 2 statute, një në 11 dhjetor dhe më i fundit në 18 dhjetor. Dy statute, një të Sali Berishës dhe një tjetër të Lulzim Bashës, që kanë propozuar ndryshime me një qëllim të vetëm, t’i dëmtojnë pozitat e njëri-tjetrin.

Sot Lulzim Basha, si asnjëherë në 30 vite që nga themelimi i partisë ka shtuar në statut një pikë të rëndësishme, që ka të bëjë drejtpërdrejtë me ish-kryeministrin e shpallur ‘Non Grata’ nga SHBA. Sot u shkrua e zeza mbi të bardhë që një njeri i futur në listën e zezë të një prej aletarëve më të mëdhenjë të Shqipërisë, siç është Amerika,  nuk ka vend në asnjë funksion drejtues në PD. Pra, thënë ndryshe, në Kuvendin e sotëm të 18 dhjetorit, Sali Berisha u përjashtua nga të gjitha institucionet drejtuese të partisë që ai vetë themeloi. Një epitet që jo pak herë i ka vënë Basha- Berishës, pasi e përjashtoi nga grupi i PD-së, është “komunist”, e këtë e ka bërë edhe pjesë të statutit, duke mbështetur “fuqimisht iniciativën për dekomunistizimin e vendimmarrjes dhe përfaqësimit publik në institucione shtetërore, publike dhe të partive”. Dhe ndryshimi i fundit në statutin e PD-së, të bërë më 18 dhjetor ka të bëjë krijimin e një strukture të re statutore të aleancës qytetare për demokracisë.

Në total në statutin e PD-së zyrtare me votat e 5004 delegatëve pati vetëm 3 ndryshime statutore, e ndërsa Sali Berisha në 11 dhjetor nuk është treguar kaq i kursyer sa Lulzim Basha.

Berisha, në statutin e tij të votuar nga 4934 delegatë, nënvizoi se një kryetar që humbet zgjedhjet 2 herë radhazi, siç është rasti i Lulzim Bashës, atëherë do duhet të japë dorëheqjen. Ka përfshirë referendumin, ku vendimet e rëndësishme, sipas tij,  do merren nga anëtarësia, siç edhe po ndodh aktualisht, ku nga njëra anë Basha ka mbledhur kuvendin e nga ana tjetër Berisha po bën referendum ku kërkohet shkarkimi i kryetarit aktual.

PD-ja ndodhet në një situatë të paprecedentë, ku palët janë më të ndara dhe asnjëra prej tyre nuk njeh vendimet e tjetrës.

Ndryshimet e bëra në statutin e PD-së në Kuvendin e Lulzim Bashës (18 dhjetor)
1. Ratifikimi i rezolutës së Këshillit Kombëtar të PD të 12 dhjetor 2021
2. Me propozim të kryesisë së PD në mbledhjen e djeshme, pas një diskutimi dhe debati të gjërë brenda kryesisë, kryesia i propozon kuvendit kombëtar, që në funksion të së ardhmes të PD, të mbrojtjes së vlerave dhe të parimeve themelore të saj, për një Shqipëri si Evropa, marrëdhëniet me SHBA janë të paprekshme. Duke mbështetur vendimmarrjen e këshillit kombëtar, kryesisë, kryetarit të partisë, dhe duke parë të ardhmen e  vendit në udhëkryq dhe të ardhmen e PD të kërcënuar, nga jehona të së shkuarës frymë revanshiste që kërkon të shkatërrojë opozitën nga flukse me ide anti-demokratike, vendos:  a- shpallja non grata nga SHBA është e papajtueshme me çdo funksion drejtues në PD; b. Të mbështesë fuqimisht iniciativën për dekomunistizimin e vendimmarrjes dhe përfaqësimit publik në institucione shtetërore, publike dhe të partive.
3. Ndryshim në nenin 58 të statutit, për të shtuar një nen që ka të bëjë me krijimin si një strukturë statutore të aleancës qytetare për demokracisë.
Ndryshimet në statutin e PD në Kuvendin e Sali Berishës (11 dhjetor)
Ndryshime në Statut në 2018 dhe 2021 të bëra pas dy humbjeve të rënda nga kryetari në detyrë, jep dorëheqjen
Parimi 1 anëtar 1 votë me qëllim fuqizimin e anëtarësisë. Kjo për zgjedhjen e organeve në qendër dhe lokale.
Referendumi, vendimet e rëndësishme do merren nga anëtarësia ku i jep demokratëve referendumin që vendosin me demokraci të drejtpërdrejtë.
Për të garantuar dhe forcuar lirinë e fjalës dhe mendimit ,garantohen me parime dhe ne fusim në statut fraksionet.
Kryetari duhet të udhëheqë mbi bazën e vendimeve të tyre. Nuk i përdor dot si vulë noteri si me vendimet e fundit.
Duke riformatuaR në madhësi organet për t’i bërë eficente, do bazohet në garën dhe zgjedhjen e anëtarëve me votë të fshehtë.
Rol përcaktues kuvendit dhe këshillit kombëtar. vendime te tyre përcaktojë politikëbërjen dhe aksionin politik.
Të zgjedhurit në organet qendrore do jenë shumicë.
Organizatat partnere përveç LGD dhe FRPD, është shtuar grupimi dhjetor 90. Ato do kenë akses më të sigurt në listat e kandidimit në pushtetin vendor.

/Shqiptarja.com

Next Post
SHBA/ Gjykata e Apelit rikthen në fuqi urdhrin për vaksinim të detyrueshëm

SHBA/ Gjykata e Apelit rikthen në fuqi urdhrin për vaksinim të detyrueshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekuipazhi i anijes “Shenzhou-21” realizon me sukses një sërë eksperimentesh hapësinore

Ekuipazhi i anijes “Shenzhou-21” realizon me sukses një sërë eksperimentesh hapësinore

April 5, 2026
Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, mesazh të koduar para protestës për gjuhën shqipe: Një burrë shteti mendon për brezin e ardhshëm

Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, mesazh të koduar para protestës për gjuhën shqipe: Një burrë shteti mendon për brezin e ardhshëm

April 5, 2026
“Mos komunikoni më në Signal”, KE u kërkon zyrtarëve të saj të shmangin bisedat në aplikacion: Është hakeruar

“Mos komunikoni më në Signal”, KE u kërkon zyrtarëve të saj të shmangin bisedat në aplikacion: Është hakeruar

April 5, 2026
Emri i saj u përmend në dosjet Epstein, reagon modelja Gigi Hadid: Shqetësuese ajo që thuhet për mua, unë…

Emri i saj u përmend në dosjet Epstein, reagon modelja Gigi Hadid: Shqetësuese ajo që thuhet për mua, unë…

April 5, 2026
Investigimi i ‘The Sun’: Pesë shqiptarë burgosen çdo ditë në Britaninë e Madhe

Investigimi i ‘The Sun’: Pesë shqiptarë burgosen çdo ditë në Britaninë e Madhe

April 5, 2026
Begaj uron Pashkët nga Shëngjini: Harmonia fetare në Shqipëri është gurthemeli i shoqërisë tonë

Begaj uron Pashkët nga Shëngjini: Harmonia fetare në Shqipëri është gurthemeli i shoqërisë tonë

April 5, 2026
Shqipja në rrezik? UGSH ngre alarmin për shkeljet në RMV, mbështet protestën e studentëve

Shqipja në rrezik? UGSH ngre alarmin për shkeljet në RMV, mbështet protestën e studentëve

April 5, 2026
Analiza e REL: A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

Analiza e REL: A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

April 5, 2026
Rrëmbyen dhe vranë Ridvan Lamajn pas prishjes së pazareve për drogën: Kush është 40-vjeçari i arrestuar sot në Spanjë

Rrëmbyen dhe vranë Ridvan Lamajn pas prishjes së pazareve për drogën: Kush është 40-vjeçari i arrestuar sot në Spanjë

April 5, 2026
Serbia gjen lëndë eksplozive pranë tubacionit të gazit, Vuçiç sinjalizon Orbán

Serbia gjen lëndë eksplozive pranë tubacionit të gazit, Vuçiç sinjalizon Orbán

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In