• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD-ja ka harruar si bëhen llogaritë

by Java News
15/03/2025 11:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Vitjon Nina

Nëse gjërat nuk marrin kthesën e një gjenialiteti stratosferik të një mendjeje madhore në fushata elektorale, Partia Demokratike mund të jetë një forcë politike, të cilës i kanë dalë nga kontrolli llogaritë e fushatës.

Me prezantimin e listave zgjedhore, jo pak kujt i ra në sy fakti se sa emra të rëndësishëm janë lënë jashtë listave të sigurta dhe sa të tjerë, të cilët nuk kanë treguar ndoshta arritjet politike të të tjerëve, lihen jashtë, në luftë të hapur për mandat.

Mbi të gjitha, llogaritë mirë duhet të bëhen në Tiranën e madhe, ku brenda demokratëve rrezikohet seriozisht të poshtërohen nga gara dhe të mbesin pa një karrige deputeti emra shumë seriozë.

Dy prej tyre, Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti, do të ishte e pajustifikueshme që PD-ja t’i humbiste në një luftë që s’kishte nevojë për beteja.

Pse thuhet kjo?

Optimizmi i shfrenuar i opozitës ka qenë gjithnjë pikë e mangët e taktikës dhe mendësisë së tyre elektorale. Kështu po ndodh edhe këtë vit, me deklarata që shfaqin supremaci në Tiranë me marrjen deri të 19 apo 20 mandateve. Nëse do të ishte ky skenar, PD-ja jo vetëm do të merrte pushtetin, por do të vendoste një epërsi mandatesh që do t’i jepte një epërsi të lartë në Parlament.

Ndaj situata duhet sjellë me këmbë në tokë.

Së pari, për shkak të sondazheve të ndryshme në vend. Askush nuk e nxjerr PD-në në këto kuota që pretendon. Aq më tepër kur dinamika e zgjedhjeve këtë herë – mbi të gjitha në Tiranë – ndryshon për dy arsye madhore: 1-Diaspora. 2-Përfshirja e partive të vogla që mund të rrëmbejnë mandate nga partitë e mëdha.

Nëse do të flisnim me realizëm, i referohemi zgjedhjeve të vitit 2021.

Partia Demokratike në Tiranë fitoi 15 mandate me koalicionin e saj Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim.

Në mënyrë bujare, duke qenë se është shtuar një mandat në Tiranë në këto zgjedhje dhe duke qenë se Partia e Lirisë ka hyrë në koalicion, me disa parti të tjera që kanë ikur prej koalicionit, mund të themi se PD-ja mund të arrijë të kapë deri në 16 mandate maksimalisht, parë sondazhet.

Gjithnjë, duke u varur nga performanca e partive të vogla.

Në të tillë rast, kuptueshëm 12 emrat e listës së mbyllur futen të parët në Parlament.

Të tjerëve i mbetet beteja. Por çfarë ndodh?

Aleatët e PD-së janë treguar ndoshta më dinakë se vetë PD-ja, përveçse nëse e gjitha është bërë qëllimisht.

Fjala bie, Ilir Meta, presidenti i burgosur i Partisë së Lirisë, garon në listën e hapur. Ndërkohë që votat për demokratët do të jenë të ndara, Meta do të thithë gjithë votat e PL-së nën emrin e tij dhe me gjasë (përjashto një bojkot masiv të anëtarëve të partisë së tij), ai do të dalë më i votuari nga lista dhe do të marrë mandat.

Njëjtë situata edhe me Shpëtim Idrizin, i cili në listët të mbyllur futi emrin e Mesila Dodës dhe jo të tijin.

Idrizi, si Meta, do të mbledhë nën emrin e tij gjithë votat që PDIU-ja ka në Tiranë, teksa demokratët do të duhet të ndajnë votat mes vetes. Me gjasë e ka edhe ai sigurinë se këto vota ia sigurojnë mandatin.

Minus dy. Dy në lojë.

Alimehmeti dhe Tabaku, duhet të shohin përballë rreth 40 kolegë të tyre brenda listës dhe të luftojnë brenda bazës demokrate për këto vota jetike për të marrë një ulëse. Që rrjedhimisht, do të lërë jashtë ose ata vetë, ose të tjerë e të shohë ata brenda.

Por fakti do të mbetet se do të jenë në çdo rast më pak deputetë të PD-së, e më shumë të aleatëve, të cilët morën listat e mbyllura e do të marrin me gjasë edhe “thërrime” të tjera, prej maksimizimit të votës që mund të kenë eventualisht për shkak të të qenit të vetëm nga një parti e ndryshme në koalicion.

Ndaj, edhe Meta pretendon të nxjerrë 12 deputetë. Apo të tjerë, me ambicie të çala më parë, të nxjerrin deputetë në disa qarqe.

Demokratët ndërkaq duhet të shpresojnë se ky nuk ka qenë kalkulimi dhe leximi i gabuar i radhës në zgjedhje. Ose të fillojnë luftën për “supervotat” që do të “eliminonin” të tjerët.

Next Post
Plagosi lojtarin e ekipit Flamurtari, vihet në pranga 21-vjeçari në Vlorë

Plagosi lojtarin e ekipit Flamurtari, vihet në pranga 21-vjeçari në Vlorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasjet e Berishës me Salianjin/ Alimehmeti: Nuk mbështes ashpërsimin e toneve në PD

Përplasjet e Berishës me Salianjin/ Alimehmeti: Nuk mbështes ashpërsimin e toneve në PD

May 16, 2026
Gjykata e Durrësit në kushte alarmante, mungesë sallash dhe problem sigurie

Gjykata e Durrësit në kushte alarmante, mungesë sallash dhe problem sigurie

May 16, 2026
NATO shtyn industrinë e armëve europiane të rrisë prodhimin, Rutte kërkon investime urgjente

NATO shtyn industrinë e armëve europiane të rrisë prodhimin, Rutte kërkon investime urgjente

May 16, 2026
Protestat në Londër, mijëra qytetarë kundër Starmer

Protestat në Londër, mijëra qytetarë kundër Starmer

May 16, 2026
Hantavirusi/ Alimehmeti: Nuk ka rrezik për pandemi, bota bashkëjeton me të prej dekadash

Hantavirusi/ Alimehmeti: Nuk ka rrezik për pandemi, bota bashkëjeton me të prej dekadash

May 16, 2026
Mediat izraelite: Trump drejt vendimit për Iranin, çfarë pritet të ndodhë brenda 24 orëve

Mediat izraelite: Trump drejt vendimit për Iranin, çfarë pritet të ndodhë brenda 24 orëve

May 16, 2026
Pakistani në Teheran për bisedime, raportohen përparime për Hormuzin dhe çështjen bërthamore të Iranit

Pakistani në Teheran për bisedime, raportohen përparime për Hormuzin dhe çështjen bërthamore të Iranit

May 16, 2026
Alimehmeti: Gara në PD me një kandidat nuk sjell konkurrencë reale, nevojitet më shumë alternativë

Alimehmeti: Gara në PD me një kandidat nuk sjell konkurrencë reale, nevojitet më shumë alternativë

May 16, 2026
Hoxha: Po hartohet dokumenti për Strategjinë Kombëtare të Diasporës 2026-2030

Hoxha: Po hartohet dokumenti për Strategjinë Kombëtare të Diasporës 2026-2030

May 16, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Ligjvënësit tanë, BE-ja dhe Marksi

May 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In