• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD: Ja institucionet e bashkitë e Ramës që dhanë 12 mld lekë për Sadriun

by Aalison Pearse Stevens
28/08/2016 13:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike në një deklaratë për mediat akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se ka favorizuar deputetin Sadri Abazin me tendera që kapin shifrën e 12 miliardë lekëve në një vit. Në një dalje publike para mediave, zëdhënësja e selisë blu, Ina Zhupa tha se janë disa institucione dhe bashki që i kanë dhënë miliona ligjvënësit të majtë.

“Ka një angazhim total të institucioneve, ministrive e bashkive të Edi Ramës për të dhënë miliona për Sadriun. 12 miliardë lekë ka marrë për një vit, një shumë që do të mjaftonte si pagesë papunësie për 15 mijë familje në Dibër.”, citohet në reagimin e PD-së.
Ja disa nga dorovitjet, për një vit;
OSHE, 940 milionë lekë për Sadriun
Ministria e Mirëqënies, 440 milionë lekë
Drejtoria e rrugëve, 562 milionë lekë
Bashkia Kavajë, 1 miliardë e 390 milionë lekë
Bashkia Patos, 120 milionë lekë
Bashkia Peqin, 180 milionë lekë
Bashkia Pukë, 230 milionë lekë
Bashkia Librazhd, 84 milionë lekë
Bashkia Librazhd, 480 milionë lekë
Bashkia Tiranë, 1 miliardë e 840 milionë lekë
Bashkia Dibër, 870 milionë lekë
Bashkia Dibër sërish, 1 miliardë e 720 milionë lekë
Sërish Bashkia Dibër, 780 milionë lekë

“Në të gjitha rastet, oligarku i Ramës paraqitet me ofertën më të lartë. Merr gjithë fondin e vënë në dispozicion. Nuk ka garë, kushdo që paraqitet përballë tij skualifikohet. Shumë prej tyre Sadriu i kap si operator i vetëm. Vetëm në Dibër për një vit Sadriu ka marrë 3 miliardë lekë, pra ka marrë të gjithë buxhetin e Bashkisë. Merr paratë e dibranëve, dhe shkon sot atje për tu marrë dhe votën, për ta blerë atë ku të mundet sepse ai është i përbuzur nga cdo dibran. Kjo është fatura e korrupsionit e Edi Ramës me Sadriun e tij vetëm për një vit. Se kjo është skema e tij; pasuritë dhe paratë e shqiptarëve për vete, ndërsa për popullin, burgun, varfërinë dhe emigracionin. Ky sundim oligarkësh do të bjerë shumë shpejt. Dibra do të clirohet e para me 11 shtator, e më pas gjithë vendi. Shqipëria do të jetë më mirë pa hajdutët e Ramës. Shqipëria do të jetë më mirë pa Edi Ramën.”, citohet në deklaratën e PD-së.

Next Post
Pensionet e reja si do të llogariten sipas pagave, tabela e plotë

Pensionet e reja si do të llogariten sipas pagave, tabela e plotë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In