• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“PD-ja e vdekur politikisht”/ Topi: Basha pa karakter! Largimi i Berishës në kohën e duhur do kursente përplasjet

by
10/01/2022 21:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-presidenti Bamir Topi, i ftuar në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv, komentoi situatën në Partinë Demokratike, përplasjet Berisha-Basha dhe protestën e dhunshme e ish-kryeministrit të shtunën e 8 janarit. Topi deklaroi se situata nuk duhet të degjenerojë, pasi PD është një parti e shumë veprave.

“Vetëm politikë nuk kishte. Të gjithë flasin për dyert, si u sulmua. Një terminologji që s’ka lidhje me poltikën. Ngjan sot me SHQUP-in. I bashkohem zërave që e shohin me trishtin situatën. Situatë vërtetë negative, jo thjesht për një seli të një partie politike, por aspak premtuese për demokracinë në Shqipëri.” – tha Topi.

Ish-presidenti i vendit deklaroi se situata e krijuar në selinë e Partisë Demokratike mund të shmangej në disa mënyra. Topi është i mendimit se kjo histori nuk duhet të degjenerojë por të arshivohet.

“Gjatë qeverisjeve të PD janë arritur suksese. Anëtarësimi në Këshillin e Europës, marrja e ftesës për anëtarësim në NATO, futja në NATO, liberalizimi i vizave, vepra të mëdha infrastrukturore. Po ta përmbledhim situatën, ka arritje, gjë që s’më rezulton në qeverisjet e krahut të majtë. Mesa duket doli parashikimi që do vinte situata kur për gjithçka mund të flitej, por për politikë jo. Nuk është problem a i bëhet dëm dy personave. Kjo histori nuk duhet të degjenerojë.”-theksoi Bamir Topi.

Sakaq, ish-presidenti theksoi se Basha duhet ta përballonte vetëm me mjete politike situatën e krijuar.

“PD duhet ta kishte përballaur këtë situatë me mjete politike. Sipas meje s’jemi as në kohën kur shoqëritë më primitive, emancipohen, këtu kemi një retrogradë. Duke u përkeqësuar, nuk ka pluralizëm. Luhet vetëm në një drejtim. Përfytyroni që spektatorët kanë mbushur shkallët e stadiumit për të barë dy ekipe. Del ai si te filmi ‘Mëngjese lufte’, topi është i imi, dhe do e gjuaj vetë. Shkon dhe bën gola në një portë të zbrazët, në mënyrë metaforike kjo është situata.”-u shpreh Bamir Topi.

Ish-presidenti Topi theksoi se do e mirëpriste si një gjest demokracie largimin në një kohë tjetër të ish-kryeministrit Sali Berisha. Ai theksoi se ikja në kohën e duhur e Berishës do të kishte kursyer shumë situate të tilla, por kjo nuk e justifikon Bashën.

“Tek e fundit dha dorëheqjen, e la pasardhësin, ndonëse gaboi rëndë, se një nga dy gabimet e mëdha në demokraci është mungesa e parashikimit. Ikja në kohën e duhur do kursente shumë situate të tilla, por kjo absolutisht nuk justifikon Bashën.”-tha Topi.

Topi tha se nuk e konsideron më as politikan Lulzim Bashën.

“Jo politian, pa karakter, jo lider. S’mund të frymëzohen njerëzit me buzëqeshjen maskë. Njeriu ka edhe probleme, duhet të dijë me moderacion por jo mbrapa ngjarjeve vërtetë të rënda që kanë shoqëruar PD-në.”-tha Topi.

Si një njohës shumë i mirë i Partisë Demokratike, ish-presidenti Bamir Topi u shpreh se kauzat janë ato që udhëheqin, dhe jo njerëzit.

“Nuk e shikojnë këtë si një histori të një dështimi madhor të një kauze, por si problem personash. Këto persona po marrin peng kauzën opozitare. Ai që e keqpërdor më shumë, është ai që ka linjën zyrtare.”-tha Topi.

Sesi mund të zgjidhet kjo krizë në selinë blu, ish-presidenti tha se ka dy mënyra.

“Duke pasur formimin statist për funksionet që kisha si President, këtë çështje do e zgjidhja në dy mënyra. Ose do pranohesh politikisht të hapeshin sallat dhe të ballafaqoheshin të dy linjat, dhe të kalonin në votë, ose duhet t’ia lësh gjykatës. Ajo parti është e vdekur politikisht për fat të keq. Lindi në 8 dhjetor 1990, dhe për fat të keq vdiq.”-theksoi Topi.

/b.h

Next Post
Aksident te “Pallati i Brigadave” në Tiranë, 28-vjeçari me urgjencë drejt spitalit

Aksident te “Pallati i Brigadave” në Tiranë, 28-vjeçari me urgjencë drejt spitalit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë duhet të dini për brigadën izraelite Golani

Çfarë duhet të dini për brigadën izraelite Golani

March 26, 2026
“I shërbejnë koalicionit të Epsteinit”/ Pas Kuvendit, grupi i hackerave iranianë njofton se ka sulmuar Postën Shqiptare

Sulmi ndaj Postës Shqiptare, AKSK: Nuk ka të dhëna të fshira, përkohësisht i ndërpremë vetë shërbimet

March 26, 2026
Rama batuta për investitorët: Pini raki, do ju sjellë në qejf dhe s’do të vuani për problemet tona

Rama batuta për investitorët: Pini raki, do ju sjellë në qejf dhe s’do të vuani për problemet tona

March 26, 2026
Gabimet që bëhen në aplikim! Fazlli: Lotaria amerikane nuk nis më 10 prill!

Gabimet që bëhen në aplikim! Fazlli: Lotaria amerikane nuk nis më 10 prill!

March 26, 2026
Shqipëria me ministre robot/ Italia, vendi i parë në BE që miraton ligjin për kufizimin e inteligjencës artificiale

Meloni rifreskon ekzekutivin, ministrja e kulturës dhe dy zyrtarë të drejtësisë japin dorëheqjen

March 26, 2026
“Nga 15 në 1300 shërbime online! 12.5 mln vizitorë në vit”, si është transformuar ekonomia shqiptare?

“Nga 15 në 1300 shërbime online! 12.5 mln vizitorë në vit”, si është transformuar ekonomia shqiptare?

March 26, 2026
A do shkojë në SPAK nëse e thërrasin? Përgjigjet Edi Rama!

Rama zbulon ambicien: Do t’i çojmë eksportet në 1 mld €! Shqipëria me sovranitet energjitik

March 26, 2026
Ndeshja Poloni-Shqipëri, shiten të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë

Dy hapa larg…! Polonia favorizohet nga historia, Shqipëria beson te mrekullia

March 26, 2026
“Matchmaker Albania”- Karakaçi: Shqipëria, destinacion i besueshëm për investime në energji të ripërtërishme

“Matchmaker Albania”- Karakaçi: Shqipëria, destinacion i besueshëm për investime në energji të ripërtërishme

March 26, 2026
Berisha për Ramën: Akti që mbylli dyert e integrimit, e lakmojnë dhe ajatollahët e Teheranit

Berisha për Ramën: Akti që mbylli dyert e integrimit, e lakmojnë dhe ajatollahët e Teheranit

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In