• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD-ja e Berishës vdiq. Rroftë PD-ja… e Bashës!

by Alfred Peza
21/04/2018 16:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Për të gjithë ata që mendojnë se Lulzim Basha është duke ecur në gjurmët e Edi Ramës, për tu bërë një ditë, si edhe ai Kryeministër i Shqipërisë, mjafton që ti hedhin një sy vendimeve të mbledhjes së fundit të Këshillit Kombëtar të PD, për tu bindur për të kundërtën.

Më shumë sesa rrugëtimin përkrah Edi Ramës, Lulzim Basha po tregon se për të arritur në pikën e shndritshme që i ka vendosur ambicjeve të veta në horizontin politik, ai po ndjek rrugën e kundërt me atë të paraardhësit të tij. Më shumë sesa një akt kopjimi, ai po tenton një akt “atvrasje” politike. Më shumë sesa një filozofi pohimi ndaj një modeli tjetër të suksesshëm, ai po tenton të zbatojë teorinë e mohimit të mohimit, që me sa duket pret që ta çojnë drejt zhvillimeve politike që do e ngjisin në majën e pushtetit.

Eshtë e vërtetë që në hapat e parë, Lulzim Basha kopjoi Edi Ramën, kur nga ministër, garoi për tu bërë Kryetar i Bashkisë së Tiranës, përpara se të merte drejtimin e Partisë Demokratike. Ishte një standard që kryetari i PS e vuri herët, të cilën tentoi ta kalojë përballë tij edhe i ndjeri Sokol Olldashi më parë, duke humbur siç edhe dihet. Fakt që me siguri ka ndikuar në mënyrën se si Berisha, e mbajti barazpeshën e peshores në garën direkte për kreun e ri të PD, mes dy ish sfidantëve të Ramës për kryeqytetin.

Lulzim Basha paska qenë më i qartë se sa na dukej të gjithëve, pasi u ul në poltronin e kryetarit të Partisë Demokratike, njërës prej dy pasurive më të mëdha të sistemit politik të Shqipërisë. Ai paska qenë koshient se kishte të paktën 8 vite në dispozicion gjatë qëndrimit në opozitë, për realizimin e strategjisë së vet.

Strategjia e Lulzim Bashës tashmë është e qartë se mbështetej mbi tri kolona kryesore:

E para, do ta shndërronte dalëngadalë PD nga pikëpamja e burimeve njerëzore, nga qendra e në gjithë territorin e vendit nga një parti të vjetër të Sali Beriësh, në partinë e re të Lulzim Bashës. Një parti pa personalitete publike, qëndrore apo lokale, pa konkurentë dhe pa figura që mund ti bëjnë hije e që mund të venë në dyshim lidershipin absolut të tij në të ardhmen.

E dyta, do krijonte një ekip drejtues në shumicën dërrmuese me njerëz të rinj, pa identitet dhe pa kontribute, por të promovuar prej tij. Një trupë e cila si në Grupin Parlamentar, Kryesi, Këshill Kombëtar dhe në Kongres, në çfarëdo lloj rrethane e çfarëdolloj vendimarrje dhe votimi, Basha të mos ndihej asnjëherë i rrezikuar. Duke iI dhënë luksin vetes, përtej zhurmave mediatike, që të punojë më pas i qetë dhe pa presionin që të sjell një strukturë me kontribute të vjetra, me identitet dhe e pabindur.

E treta, për ti dhënë “legjitimitet” dy kolonave të para, duhej rishkuar libri i rregullave. Kohë të reja, parti e re, njerëz të rinj, huqe, rregulla të reja. Pra, duhej edhe një Statut i ri.

Debati katër orësh që çoi në miratimin e “kushtetutës së re” të PD në mbledhjen e sapo zhvilluar të Këshillit Kombëtar, është ndoshta akti i fundit i një forumi demokratik, i cili legjitimoi udhëheqjen e përjetëshme të Lulzim Bashës. Pas kësaj, ai nuk është i detyruar që të japi dorëheqjen si Kryetar Partie, edhe nëse humbet çdo betejë elektorale që PD do të zhvillojë tani e tutje, nën drejtimin e tij.

Edhe pse askush brenda PD nuk e vuri asnjëherë në diskutim legjitimitetin e Sali Berishës për të qëndruar në krye të saj qoftë edhe përjetësisht, ai as e mori mundimin që ta fiksonte këtë në librin e rregullave të funksionimit të partisë.

Partia Demokratike gjatë jetës së saj ka qëndruar dy herë në opozitë të gjatë. Herën e parë nga 1997 e deri më 2005, kur Kryetar ishte Sali Berisha dhe herën e dytë nga 2013 e deri tani, kur në krye të PD është Lulzim Basha. E nëse i krahason dy qasjet, dy sjelljet, dy stilet dhe dy filozofitë e lidershipit të tyre, aq më shumë bindesh se kanë ndjekur dy rrugë krejt të kundërta nga njëri tjetri, në synimin e njëjtë për ti rikthyer demokratët në pushtet.

Nisur edhe nga mënyra sesi iku nga pushteti në marsin e 1997, Sali Berisha bëri një opozitë epike. Një opozitë qëndrese. Ringjallje si prej Sfinksi nga hiri. Ringjallje të bazuar tek militantët. Ringjallje që u ngjiz çdo ditë e nga pak në rrugë, me protesta, me aksion permanent opozitar dhe në beteja të vërteta politike në Parlament dhe media.

Sa më shumë që i largohej 1997 dhe sa më shumë e kërkonte nëpërmjet një ambicje superbe rikthimin në pushtet, Sali Berisha e kuptoi se aq më shumë i duhej që të demokratizonte sjelljet e tij, strukturat, forumet, qasjen me mediat, opinionin dhe shoqërinë. E mbi të gjitha, aq më shumë duhej ta hapte partinë, duke ofruar TE GJITHE kontributorët e saj ndër vite, që nga themeluesit, e deri tek armiqtë e tij më të mëdhenj.

Ndërsa opozita e Lulzim Bashës, po ecën në një rrugë krejt të kundërtën me të parën. Duke e bërë PD që ti ngjajë gjithnjë e më shumë një OJQ-je në mënyrën e funksionimit dhe të të bërit politikë. Por mbi të gjitha, një parti që në vend të bashkimit, po krijon gjithnjë e më shumë rregulla të shkruara me germë dhe një frymë të brendshme me ndarje, armiqësi, përjashtime dhe mbyllje për cilindo që nuk është i rrethit të prurjeve të reja dhe besnikëve të bindur të Kryetarit dhe bërthamës rreth tij.

Këto dhe shumë argumenta të tjera ndoshta, të bëjnë të besosh se përderisa kemi dy PD, me dy kryetarë të ndryshëm, në dy kohë të ndryshme e që ecin në rrugë të kundërta nga njëra tjetra, atëherë edhe fatet e tyre politike do të jenë të kundërta. E logjikisht, derisa mënyra sesi Berisha e udhëhoqi PD e riktheu atë pas 8 vjetësh në pushtet, mënyra e udhëheqjes nga Lulzim Basha, parathotë një qëndrim gjithnjë e më të gjatë në opozitë.

E vetmja gjë që mbetet pas kësaj, është që të perifrazojmë thënin e njohur: PD-ja e Berishës vdiq! Rroftë PD-ja… e Bashës!

a.ç

Next Post
Komentuesi ironi me Ramën: Hashashi i jepte bukuri Shqipërisë…

Erdhi për fundjavë në Shqipëri, turisti vdes në autobus

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTOLAJM / Pasi vizitoi Korçën, Rama mbërrin me helikopter në Vlorë

FOTOLAJM / Pasi vizitoi Korçën, Rama mbërrin me helikopter në Vlorë

February 23, 2026
(EMRI)Identifikohet personi i pajetë i gjetur pranë linjës hekurudhore në Peqin

Si erdhi hekurudha në Shqipëri?

February 23, 2026
“Cilat janë provat konkrete që Balluku…”, zbulohen diskutimet në Këshillin e Mandateve, ja qendrimet e PS, PD dhe SPAK

“Cilat janë provat konkrete që Balluku…”, zbulohen diskutimet në Këshillin e Mandateve, ja qendrimet e PS, PD dhe SPAK

February 23, 2026
Rekrutonte luftëtarë dhe siguronte armë për llogari të ISIS, shpallet fajtor shqiptari në SHBA

Telefonata nga Siria zbuloi dy shkodranëte ISIS, donin të votonin në zgjedhjet lokale

February 23, 2026
Tensione të reja mes BE-së dhe SHBA-ve, PE gati të bllokojë marrëveshjen me Trump

Tensione të reja mes BE-së dhe SHBA-ve, PE gati të bllokojë marrëveshjen me Trump

February 23, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Peshku në Akuarium

February 23, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 24 Shkurt 2026

February 23, 2026
Sot nis Kreshma e Madhe e Pashkës, përkujtohet Hierodëshmor Polikarpi i Smirnit

Sot nis Kreshma e Madhe e Pashkës, përkujtohet Hierodëshmor Polikarpi i Smirnit

February 23, 2026
Grupi i PD kërkesë Peleshit: Duam dosjen e plotë për Ballukun. Mungon..

U kallëzua nga PD për bllokim të Këshillit të Mandateve, SPAK nuk nis hetimet për Peleshin: S’ka shpërdoruar detyrën

February 23, 2026
Berisha: Protesta e së shtunës do jetë ndryshe! Kryengritja kalon në fazën e diversifikimit të aksioneve

Berisha: Protesta e së shtunës do jetë ndryshe! Kryengritja kalon në fazën e diversifikimit të aksioneve

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In