• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vendimi për bojkot të Kuvendit, sot mblidhet grupi parlamentar i PD-së

by Aalison Pearse Stevens
23/02/2016 10:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Grupi parlamentar i PD-së pritet të mblidhet sot në mesditë për të marrë një vendim nëse bojkoti I komsioneve parlamentare do të mbetet vetëm në këtë pikë, apo do të shtrihet edhe me një bojkot të mundshëm të Kuvendit me një afat të pacaktuar. Mbledhja e grupit mësohet se do të zhvillohet me dyer të mbyllura. Në këtë mbledhje pritet të diskutohen të gjitha hapat që do të hedhë PD-ja në raport me Kuvendin, dhe nuk përjashtohet mundësia që të ndërmerret edhe një vendim për bojkot të plotë të Kuvendit, duke vënë si kusht largimin nga parlamenti të deputetit, Armando Prenga. Javanews mëson se janë disa alternative që do të diskutohen, por nuk përjashtohet mundësia që të ekstremizohet vendimi për bojkot, duke mos u ndalur vetëm në punën në komisionet parlamentare. Bojkoti i papritur sot nga ana e opozitës i prezencës në komisionet parlamentare, ka bërë që shumica e këtyre komisioneve të mos nisin dot nga puna për shkak se nuk është bërë  korumi i duhur që duhet për nisjen e punës në këto komisione. Komisionet të cilat mbetën pa nisur nga puna janë ai Medias, Sigurisë Kombëtare, i Ligjeve, Shëndetësis etj.

Debatet

A po shkon PD-ja drejt bojkotit të Kuvendit? Ky mësohet se është një ndër skenarët që po diskutohet më shumë nga ana e krerëve më të lartë të kësaj force politike. Burime brenda PD-së bëjnë të ditur për Javaneës se në krye të kësaj nisme janë vënë përfaqësuesit e vijës së ashpër në PD me në krye ish- kryeministrin, Sali Berisha. Rikthimi në Kuvend i deputetit, Armando Prenga, por edhe pretendimet sipas tyre se nuk po ka shenja nga ana e qeverisë për zbatimin e ligjit për “Dekriminalzimin”, janë ngritur si arësye për ndërmarrjen e këtij vendimi ekstrem për të bojkotuar Kuvendin. Sinjalet e para për këtë u dhanë sot kur përfaqësues të PD-së në komisonet parlamentare bojkotuan punën në këto komisone, duke ngritur si argument çështjen “Prenga”. Deputetët e linjës së ashpër në PD vlerësojnë se përderisa mazhoranca po ecën në kundërshtim me atë që është dakordësuar për dekriminalizmin, shprehur kjo edhe në ligjin e miratuar pak kohë më parë, duhen bërë gjeste të forta, të cilat shprehin qartazi mospranimin nga ana e PD-së të kësaj situate. Sipas tyre, bojkoti duhet të zgjasë derisa qeveria të reflektojë e të largojë nga Kuvendi deputetin Prenga, si dhe të nis zbatimin e ligjit për “Dekriminalizimin”.

“Dritë hijet” e bojkotit

Por a është debati për bojkotin e Kuvendit, lidhur ngushtësisht me këto argumenta? Këtu nisin edhe pikëpyetjet rreth këtij debati që po zhvillohet brenda PD-së. Vlerësues politik mendojnë se Prenga dhe çështja e zbatimit të ligjit për “Dekriminalizimin” mësë shumti mund të përdoren si pretekst që PD-ja të mos jetë në Kuvend gjatë muajit mars, kohë në të cilën gjërësisht mendohet se është lënë që të kalohet në Kuvend drafti për ndryshimet kushtetuese në projektligjin për Reformën e Drejtësis. Ky ishte një zotim i ndërmarrë nga Kryeministri Edi Rama edhe gjatë vizitës që Sekretari i Shtetit, John Kerry, zhvilloi disa ditë më parë në Shqipëri. Duket se rasti “Prenga” apo çështja e zbatimit të ligjit për “Dekriminalizimin” më shumë tingëllojnë si “sebepe”, pasi pavarësisht opinioneve që ndan gjithësecili, rasti “Prenga” ka të bëjë me një vendim të Gjykatës së Lartë. Ndërsa lidhur me “Dekriminalizimin”, fuqitë ligjore të tij hynë në muajin mars. Ndaj çdo paragjykim duket se është i parakohshëm. Pak ditë më parë edhe vetë Kryetari I PD-së, Lulzim Basha, paralajmëroi se nëse nuk fillon zbatimi i ligjit për “Dekriminalizimin”, PD nuk do të votojë Reformën Zgjedhore. Tashmë në rendin e ditës së opozitës duket se është bojkoti në disa forma. Sot nisi me bojkotin e punës në komisionet parlamentare, nesër pritet që ai të përshkallëzohet edhe me një bojkot të Kuvendit.

Reagon PS

Lidhur me këtë bojkot të papritur ka reaguar edhe deputeti i PS-së, Fatmir Toçi. Sipas tij, nuk është normal ky vendim i papritur i opozitës për të bojkotuar punën e komsioneve parlamentare. “Komisioni i medias nuk arriti të fillojë nga puna për shkak të bojkotit. Ishte vetë PD-ja që kishte kërkuar një dëgjesë në këtë komision. Por mesa duket opozita ka vendosur të shkojë te tregu i vezëve dhe jo të vij në komsionin parlamentar” u shpreh Toçi.

(javanews.al) Me. Ar

Next Post

Drogë në kufirin me Malin e Zi, arrestohet 25-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In