• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

“PD ishte një piramidë elektorale rrugësh”

by A R
17/06/2018 13:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Buxheti i vitit 2018 për infrastrukturën është 42% më i lartë se buxheti i vitit paraardhës.

Kështu deklaroi sot nga Peshkopia, Kryeministri Edi Rama, ndërsa theksoi se “janë 9 akse madhore që do të përfundojnë në këto tre vite që kemi përpara”.

Kreu i Qeverisë solli në vëmendje deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha në vitin 2009, sipas së cilit: “Ky katërvjeçar do të jetë katërvjeçari i përfundimit të rrjetit modern rrugor, që do të përgjysmojë distancën me Tiranën nga të gjitha skajet e vendit, Vermoshi e Konispoli, Saranda, Gjirokastra e Tropoja, Dibra e Korça”.

Sipas Ramës, “me rrugët e reja që do të ndërtohen, ironi e fatit apo drejtësi e historisë, vihet në vend edhe premtimi i 2009 i Saliut, kurrë i realizuar, si gjithë të tjerët”.

Në kundërvënie me realitetin, i cili dëshmon se asnjë nga këto akse nuk është përfunduar, Kryeministri Rama solli edhe një tjetër deklaratë të ish-kryeministrit Berisha, i cili theksonte se: “brenda dy viteve që vijnë, do të përfundojnë këto autostrada: Rruga e Arbrit, Tiranë-Elbasan, Qafë-Plloçë-Qukës, Boshti i Jugut në trajektoren Elbasan-Belsh-Kuçovë-Berat-Kardhiq-Delvinë-Konispol-Sarandë, autostrada Fushë-Krujë-Ura e Limuthit, si dhe shndërrimi në katër korsi i autostradës Shkodër-Vlorë”.

“Zero! As për dy dhe as për katër vjet! Shiritat i preu të gjitha dhe daullet ranë për këto, por asnjëri prej tyre nuk u bë realitet, sepse ishte e gjitha një piramidë elektorale rrugësh pa lekë në arkën e shtetit”, – tha Rama.

Duke iu rikthyer historisë së “Rrugës së Arbrit”, Kryeministri Rama theksoi se “300 e kusur milionë euro, Saliut nuk ju dukën kush e di çfarë për të nisur një aventure shqiptaro-kineze me ‘Rrugën e Arbrit’”.

“Domosdo, sepse pa i buxhetuar nuk merrte asnjë përgjegjësi, po ua linte peshqesh në formë vrimash në xhepat e shqiptarëve dhe të ardhmes së fëmijëve të tyre. Na u desh ta anulonim atë marrëveshje të shtrenjtë, jo vetëm për shkak te kostos, por edhe të produktit”, – tha Rama.

Next Post
FOTOLAJM / Flamur Noka, me çadër për herë të parë…

FOTOLAJM / Flamur Noka, me çadër për herë të parë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In