• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD i akuzoi për të shkuar kriminale, Rakipi: Sulm politik. Gjetani: S’kam qenë kurrë jashtë

by A R
04/10/2017 13:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike depozitoi sot në Prokurori kërkesën për kontrollin e të dhënave të dekriminalizimit për deputetin Aqif Rakipi dhe për deputetin Gjetan Gjetani, lidhur me dyshime për fshehjen e të dhënave për aktivitet kriminal, që sipas ligjit për dekriminalizimin duhej t’i pengonte për të marrë poste publike apo për tu zgjedhur

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i dy deputeteve te PDIU dhe PS, duke e cilesuar si sulm politik kerkesen e PD-se.

Deputeti socialist Gjetan Gjetani, i akuzuar nga Partia Demokratike se ka të shkuar kriminale në Itali e konsideron kërkesën e PD-së në Prokurori një shpifje të pastër politike. Gjetani tha se hera e vetme që ka dalë jashtë kufirit shqiptar ka qenë këtë vit, kur ka qëndruar 10 orë me familjen në Kotorr.

“Unë tani jam njohur me kërkesën e PD, dhe e konsideroj një shpifje të pastër politike. Unë s’kam dalë kurrë jashtë shtetit, për herë të parë kam kaluar kufirin në prill të këtij viti dhe kam qëndruar për 10 orë në Kotorr me familjen. S’kam qenë as në Itali as në Greqi dhe në asnjë vend tjetër të BE. PD mund ta kontrollojë këtë që them unë me anë të sistemit TIMS. Në kohën që i referohet PD unë kam qenë polic këtu në Shqipëri”, tha deputeti i akuzuar nga PD.

Partia Demokratike i nxori emrin edhe deputetit të PDIU Aqif Rakipi per te cilin thote se ka te shkuar kriminale ne Itali. Por në një prononcim për mediat, Rakipi tha se nuk ka asnjë problem me Italinë.

“As kam asnjë lloj problemi me Italinë. PD atë punë ka, s’ka me ca të merret edhe meret me mua. Të shofi pjesën e vetë si Lul Basha dhe ato të tjerët atje se i kanë rekordet kriminale këtu në Shqipëri. Unë s’kam asgjë në Itali. E ka shpallur prokuroria për mua kur i kanë marrë verifikimet nga shteti italian dhe ka rezultuar që s’kam asgjë. Të bjeri provat nëse ka dhe pastaj flasim, nëse ka prova okej”- tha Rakipi.

a.ç

Next Post
Prezantohet aplikacioni “Tirana Ime Outdoor”, Veliaj: Paketë aktivitetesh për çdo moshë dhe pasion

Prezantohet aplikacioni “Tirana Ime Outdoor”, Veliaj: Paketë aktivitetesh për çdo moshë dhe pasion

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Tërhiqet’ Britania, lejon SHBA të përdorin bazat e saj për sulme ndaj Iranit në Hormuz

‘Tërhiqet’ Britania, lejon SHBA të përdorin bazat e saj për sulme ndaj Iranit në Hormuz

March 20, 2026
Shtrenjtimi i naftës rrit kostot e ndërtimit, eksperti: Do reflektohet në çmimin e apartamenteve

Shtrenjtimi i naftës rrit kostot e ndërtimit, eksperti: Do reflektohet në çmimin e apartamenteve

March 20, 2026
Zgjedhjet në PD/ Analisti Mërtiri: Problemi është Berisha! Nëse e përjashtojnë Salianjin…

Zgjedhjet në PD/ Analisti Mërtiri: Problemi është Berisha! Nëse e përjashtojnë Salianjin…

March 20, 2026
Në kërkim ndërkombëtar për vrasje, ekstradohen nga Shqipëria drejt Italisë dy kushërinjtë nga Dibra

Në kërkim ndërkombëtar për vrasje, ekstradohen nga Shqipëria drejt Italisë dy kushërinjtë nga Dibra

March 20, 2026
NATO zhvendos misionin në Itali, tërheq të gjitha trupat e saj nga misioni këshillues në Irak

NATO zhvendos misionin në Itali, tërheq të gjitha trupat e saj nga misioni këshillues në Irak

March 20, 2026
REL: Në luftën e SHBA-së kundër Iranit, fituesja është Rusia

REL: Në luftën e SHBA-së kundër Iranit, fituesja është Rusia

March 20, 2026
Jo vetëm bord karburantesh, duhet edhe bordi i ushqimeve, eksperti thirrje për ndërhyrje urgjente

Jo vetëm bord karburantesh, duhet edhe bordi i ushqimeve, eksperti thirrje për ndërhyrje urgjente

March 20, 2026
“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

March 20, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

Salianji kandidon përballë Berishës, avokati: Penalizohet nga dënimi penal. Me Bardhin gjasat janë që të ndryshohet statuti

March 20, 2026
A do të kthehet Osmani në LDK? Abdixhiku zbulon projektin: Do jetë alternativë serioze

A do të kthehet Osmani në LDK? Abdixhiku zbulon projektin: Do jetë alternativë serioze

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In