• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD grup lobimi në BE për shtyrjen e negociatave, 3 kushtet e vendosura

by A R
03/11/2016 08:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Partia Demokratike përshkallëzon retorikën dhe lëvizjet kundër çeljes së negociatave për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke angazhuar një grup lobimi për shtyrjen e këtij procesi historik, pas zgjedhjeve të 2017. Sipas burimeve, gjatë mbledhjes së djeshme të grupit parlamentar demokrat, kryetari Lulzim Basha ka propozuar ngritjen e një grupi lobimi, për të bindur vendet anëtare të BE për kushtëzimin e hapjes së negociatave, me zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, luftën kundër drogës dhe zgjedhjet e lira. Gjatë ditëve në vijim, një delegacion me deputetë të Partisë Demokratike pritet të zbarkojë në Bruksel, për të lobuar në radhët e eurodeputetëve. Delegacioni do të denoncojë mungesën e vullnetit për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, përhapjen e fenomenit të kultivimit të drogës si dhe rrezikun që u kanoset zgjedhjeve parlamentare të 2017.

Pas thirrjes së paprecedentë të ish-kryeministrit Sali Berisha, kryetari i opozitës Lulzim Basha është pozicionuar dje kundër hapjes së negociatave para zgjedhjeve të 2017. Gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të grupit parlamentar demokrat, kryetari Basha ka kërkuar shtyrjen e vendimmarrjes së institucioneve të Brukselit për hapjen e negociatave, pas zgjedhjeve të 2017. Kjo kërkesë u reflektua edhe në deklaratën e Bashës pas mbledhjes së grupit parlamentar. Kushtit të kanabisit, i kërkuar nga Berisha për çeljen e negociatave, Basha i ka shtuar edhe dy kushte të tjera, zbatimin e dekriminalizimit dhe zgjedhje të lira në 2017.

Çelja e negociatave do të rriste prezencën e Perëndimit në vendin tonë si dhe do të konfirmonte reformat e koalicionit qeverisës. Por, nga ana tjetër, një vendim i tillë, do të rrëzon alarmin e opozitës për deformimin e zgjedhjeve të 2017, ndërsa do të hidhte në erë kauzën e hashashit dhe investimin kundër Reformës në Drejtësi. Pra, më shumë se sa procesit të integrimit, opozita i trembet mundësisë që, çelja e negociatave mund të përkthehet në një triumf për kundërshtarin politik, duke i rritur mundësitë për një mandat të dytë qeverisës.

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, pas mbledhjes së grupit parlamentar, tha se tre kushtet për negociatat, janë kthyer në qendër të betejës politike të PD brenda dhe jashtë Shqipërisë. “Këtë shqetësim që kemi ndarë sot me grupin parlamentar e në vijimësi me opinionin publik, ne e kemi kthyer në qendër të betejës tonë politike brenda dhe jashtë Shqipërisë. Dhe sot dua të ndaj me ju dhe nëpërmjet jush me qytetarët shqiptarë faktin se, zgjedhjet e lira dhe të ndershme, lufta kundër drogës dhe zbatimi i ligjit të dekriminalizimit janë kthyer sot në pengesën numër një për avancimin e Shqipërisë në rrugën e integrimit europian, për hapjen e negociatave për të anëtarësuar Shqipërinë në Bashkimin Europian. Nuk mund të flitet më qartë se kaq. Sepse edhe tek zbatimi i ligjit të dekriminalizimit, edhe tek çështja e drogës dhe shndërrimit të Shqipërisë në një narko-republikë, edhe tek çështja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, faktori që mban këto të trija lidhur me njëra-tjetrën është kryeministri i vendit, është Edi Rama”, pohoi Basha.

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka aluduar dje se frontit opozitar mund t’i bashkohen edhe eksponentë të PS. “Partia Demokratike, unë si kryetar i opozitës, së bashku me një aleancë vlerash që sa vjen e shtohet, madje edhe me faktorë politik brenda vetë Partisë Socialiste, duhet t’i japim zgjidhje duke larguar kryeproblemin, duke u dhënë shqiptarëve mundësinë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, përmes dekriminalizmit, përmes një reforme të vërtetë zgjedhore dhe përmes alternativave që do të nxjerrin vendin nga mjerimi, krimi dhe droga ku e ka zhytur Edi Rama”, tha Basha. Por, kreu i PD nuk preferoi që të përmendë emra. “Bashkërisht mund të themi disa emra, por nuk jemi këtu për të thirrur në emra të përveçëm ata faktorë politikë apo edhe parlamentarë brenda PS, apo brenda maxhorancës që sot nuk bëjnë gjë tjetër veçse pohojnë atë që pohon çdo shqiptar i ndershëm, që janë shumica dërrmuese e shqiptarëve, se me Edi Ramën Shqipëria nuk mund të shohë më asnjë ditë të bardhë. Dhe më e rëndësishmja, Shqipërisë i mohohet e drejta për të zgjedhur të nesërmen, i mohohen zgjedhjet e lira dhe të ndershme”, tha Basha.

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka sqaruar edhe deklaratën e Edi Palokës, sa i takon një aleance të mundshme me LSI. “Se shikoj që ka keqinterpretime të deklaratave të zyrtarëve dhe përfaqësuesve të lartë të PD. Në një betejë ekzistenciale me krimin e veshur me pushtet, për një qëllim madhor kombëtar, siç është garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, është i thirrur kushdo qytetar dhe faktor politik, i cili nuk është pjesë e krimit, nuk është pjesë e drogës, nuk është pjesë e vullnetit për të prishur zgjedhjet e shqiptarëve. Sa i përket koalicioneve elektorale, ky është një diskutim krejt tjetër i cili nuk mund e nuk do të eklipsojë vendimin tonë për të ndërtuar aleancën më të madhe të mundshme për tu dhënë shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme, zbatim të ligjit të dekriminalizimit dhe adresim të plotë sipas ligjit të problemit të rëndë të krimit dhe sigurisë kombëtare, që është kthimi i Shqipërisë në një hambar droge”, tha Basha./Shqiptarja/a.m.

Next Post
Kur shteti s’kërkon falje!

Kur shteti s’kërkon falje!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Londra i “pret” rrugën naftës ruse, 175 kompani dhe gjiganti Transneft nën sanksione

Londra i “pret” rrugën naftës ruse, 175 kompani dhe gjiganti Transneft nën sanksione

February 24, 2026

Shtyhet me disa orë gjyqi ndaj Veliajt, kryebashkiaku kërkon lirinë kundrejt garancisë pasurore

February 24, 2026
Aksident në Shkozet, përplasen 4 makina, shoferët grushtohen me njëri-tjetrin

Tragjike në Tiranë! Makina përplas për vdekje një 7-vjeçar

February 24, 2026
Nga diplomacia te përpjekja për të rrëzuar një regjim, 3 opsionet e Trump në përballjen me Iranin

Nga diplomacia te përpjekja për të rrëzuar një regjim, 3 opsionet e Trump në përballjen me Iranin

February 24, 2026
Pafuqia politike e Sali Berishës

“Rama, kreu i korrupsionit”, Berisha: Duhet të largohet urgjentisht nga pushteti

February 24, 2026
Deklarimi i të ardhurave personale, çfarë ndryshon në 2025-n; Kujdes afatin e ri!

Aplikohet amnistia fiskale: Bizneset që nuk kanë paguar detyrimet për 2015-2019, përfitojnë përgjysmim

February 24, 2026

‘Çështja’ e Belinda Ballukut, socialistët mblidhen të enjten te Pallati i Brigadave

February 24, 2026
Balla mesazh nga Brukseli: PE mbështet fuqishëm anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian

Balla mesazh nga Brukseli: PE mbështet fuqishëm anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian

February 24, 2026
Kosovë, ish-shefi i shërbimit inteligjent dënohet me 4 vjet e 8 muaj burgim

Kosovë, ish-shefi i shërbimit inteligjent dënohet me 4 vjet e 8 muaj burgim

February 24, 2026
Kur bota shpërbëhet, zemra gjen rrugën! Si dashuria i mbijeton tmerrit të luftës

Kur bota shpërbëhet, zemra gjen rrugën! Si dashuria i mbijeton tmerrit të luftës

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In