Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia, tha këtë të shtunë gjatë Kuvendit të PD-së se aty pushtetin e kanë anëtarët dhe jo kryetarët.
Spahia u shpreh se Kuvendi i ditës së sotme duhet t’i shkëpusë demokratët nga modeli humbës 8-vjeçar.
“Ky i sotmi nuk është një kuvend i zakonshëm, por pushtetin e kanë anëtarët dhe jo kryetarët. Këtu pushtetin e ka vota dhe jo emërimi. Kjo është arritja më e madhe për PD në 30 vite demokraci. Ky kuvend duhet të na shkëpusë nga modeli humbës 8-vjeçar”, tha Spahia.
“PD është sot një trup i ringjallur, kjo ishte kura më e mirë për sëmundjen e kryetarokracisë”, shtoi më tej Spahia.
/a.r