• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“PD është përfshirë në një skemë mafioze, të hetohen Basha dhe Veliu”

by Java News
17/05/2018 19:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Numri dy i Partisë Socialiste tha sot se PD tashmë u shndërrua në një organizatë kriminale.

Përmes një konference për mediat, Taulant Balla deklaroi se Albert Veliu dhe regjisori i tij, Lulzim Basha, duhet t’i dorëzohen drejtësisë.

“Partia Demokratike është përfshirë në një skemë mafioze”, tha Balla ndër të tjera.

Sipas kreut të grupit të PS, selia rozë do t’i shkojë deri në fund kësaj historie që autorët e inskenimit të dalin para drejtësisë.

Ai tha se PD tentoi të largojë jashtë vendit Albert Veliun, madje u shpreh se nga PD gjithçka mund të pritet pas këtij inkenimi.

“Një individ me skemë të rënduar kriminale e që pranon se është përdorur nga PD, në këtë inskenim, duhet që menjëherë të përballet me drejtësinë bashkë me regjizorin e tij. Situata është e rrezikshme. Çdo gjë mund të pritet nga ata që e morën, e kanë paguar, madje kanë tentuar ta largojnë jashtë territorit”, deklaroi Balla.

Ai tha se kreu i PD Lulzim Basha është regjizori i gjithë kësaj skeme që sipas tij përdoret nga organizata mafioze.

“Ajo që ndodhi, me paraqitjen publike të personit, se pretendon se ka qenë në bashkëbisedimin e bërë publik nga PD ndërmjet tij dhe vëllait të ministrit është tregues i shndërrimit të një partie në një organizatë të rrezikshme që përdor forma mafioze të adresimit të interesave të tyre dhe më së pari sot, për fatin e keq rezulton se Lulzim Basha, është autori regjizori, dhe aktori i videopërgjimit të montuar“, tha Balla.

Pjesë nga fjala e Ballës:

Asnjëherë deri më sot nuk ishte parë, dhe jo vetëm këtu në Shqipëri që një parti humbiste kaq rëndë arsyen sa të përfshihej në një skemë të mirëfilltë kriminale e mafioze. Sinqerisht deri dje kemi besuar se interesa të caktuara, të grupeve kriminale, apo intrigantëve kishin shfrytëzuar interesin legjitim të një pozite në rastin konkret. Në rasitn konkret të PD për të gjetur e deoncuar fakte nga më të ndryshmet që ndikojnë për keq në imamzhin e qeverisë. Kmie menduar se naiviteti i PD ka bërë që kjo parti, të përfshihej në një skemë të pastër të sabotazhit, kundër ministrit përgjegjës për luftën kundër krimit.

Ajo që ndodhi, me paraqitjen publike të personit, se pretendon se ka qenë në bashkëbisedimin e bërë publik nga PD ndërmjet tij dhe vëllait të ministrit është tregues i shndërrimit të një partie në një organizatë të rrezikshme që përdor forma mafioze të adresimit të interesave të tyre dhe më së pari sot, për fatin e keq rezulton se Lulzim Basha, është autori regjizori, dhe aktori i videopërgjimit të montuar.

Me të cilin ka shpresën e fundit të bllokojë vendimarrjen e vendeve anëtare të BE për hapjen e negociatave ndërmjet Shqipërisë dhe BE.

Nuk ia vlen aspak të diskutosh për vërtetësinë e deklarimeve të këtij njeriu që edhe pa e ditur se kush është, duket që është mashtrues i rëndomtë i dënuar disa herë për disa vepra penale. Ajo çka duhet të sjellim në vëmendje të publikut sot, është fakti se është e rrezikshme, për fatin e demokracisë sonë, skema dhe metoda që ka përdorur këto ditë PD.

Si mundet që një parti politike, në një vend evropian të ketë këtë sjellje me ligjin, institucionit.

Deklaroj sot se PS do ti shkojë deri në fund këtij shantazhi kundër shtetit, duke kërkuar hetim të plotë ndaj këtij mashtrimi të prodhuar në zyrat e PD. Një individ me skemë të rënduar kriminale e që pranon se është përdorur nga PD, në këtë inskenim, duhet që menjëherë të përballet me drejtësinë bashkë me regjizorin e tij. Situata është e rrezikshme.

Çdo gjë mund të pritet nga ata që e morën, e kanë paguar, madje kanë tentuar ta largojnë jashtë territorit. Ky është një sulm i rrezikshëm kundër institucioneve të shtetit, ndaj prokuroria duhet të veprojë sa më shpejt dhe me sa më shumë vendosmëri për t’i shkuar deri në fund kësaj çështjej. Jemi para një skandali tepër të madh ligjor e politik.

Next Post
Alketa Vejsiu poston një foto jo të zakonshme nga vaska

Alketa Vejsiu poston një foto jo të zakonshme nga vaska

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

November 8, 2026
A do japin dorëheqjen Rubio dhe Hegseth? Vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

Gazetarja zbërthen humbjen e republikanëve në SHBA: Pakënaqësia ndaj Trumpit, konflikti në Iran dhe vota e të rinjve që ndryshoi rezultatin e demokratëve

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In