• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“PD është përçarë në 2017 nga…”/ Kulluri: Transport publik falas? Këlliçi m’u duk se i kishte vjedhur fjalimin Arlind Qorrit

by Java News
27/03/2023 18:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Edvin Kulluri u ndal tek premtimi i Belind Këllëçit, i cili tha se nëse fiton më 14 maj, transporti publik për qytetarët në Tiranë do jetë falas. Ai tha se ky premtim ka karakter komunist, dhe nuk ka asnjë lidhje me të djathtën.

Nga studioja e ABC News, Kulluri theksoi se premtimet e kandidatëve, siç ishte ai i Këlliçit, për përfitim falas të shërbimeve publike janë thjeshte mashtrime elektorale.

“Premtimi i parë, m’u duk sikur i kishte vjedhur fjalimin e Arlind Qorrit. Foltorja çfarë është, konservatore apo komuniste. Edhe Enver Hoxha vendoste biletë. Edhe në komunizëm paguheshin shërbimet publike. Nuk ka asgjë falas. Që kur thua se një shërbim publik falas, ti ke gënjyer. Në PD të gjithë bëjnë sikur… Ku jemi tani? Askund. Po bëjnë çdo gjë për të fshehur atë krizë që e kanë shkaktuar të dyja palët.”, tha Kulluri.

Kulluri: PD është përçarë në 2017 për shkak të vendimeve të Berishës dhe Bashës

Analisti Edvin Kulluri komentoi vendimin e Kolegjit Zgjedhor, i cili rrëzoi kërkesën e Foltores për të çregjistruar Partinë Demokratike nga zgjedhjet vendore të 14 majit. Ai thotë  se kjo ishte tentativa e fundit për të penguar PD-në, por as kjo hallkë, nuk e pranoi kërkesën e Berishës.

“Kjo ishte një tentativë për të mos lënë të regjistrohet partinë zyrtare, jo për tu regjistruar vetë. Regjistrin i partive e thotë se Foltorja nuk mund të regjistrohet si subjekt politik në këto zgjedhje. PD që do paraqitet zyrtarisht do ketë 16 kandidatë, nuk e dimë a do ketë këshilltarë, dhe kjo është pjesa tjetër e absurdit”, tha ai.

Ai komentoi “zgjimin” e Lulzim Bashës, i cili deklaroi sot se do të bëjë fushatë në gjithë Shqipërisë. Për Kullurin, Partia Demokratike është përçarë që në 2017, dhe një gjë e tillë vijon prapë.

“PD është përçarë në 2017. Që të dy që kur kanë qenë bashkë nuk e shikonin të përçarë, sepse pozitat e tyre nuk prekeshin. PD është përçarë për shkak të vendimeve të Berishës, Lulzim Bashës dhe të gjithë ata që i rrethojnë. Kjo që thotë z. Basha nuk qëndron, në raport me faktet publike dhe jo sipas supozimeve”, tha ai.

Ai komentoi edhe ecjen triumfatore të Bashës, teksa pyetje nga gazetarët për aksionet e tij politike, dhe për këtë Kulluri bëri këtë koment:

“Unë nga z.Basha i pres të gjitha. Ecja triumfatore e tij nuk e di se çfarë do të thotë. Nuk e di në thelb se çfarë do t’u thonë njerëzve. Gjetën një zgjidhje absurde, të hyjnë pjesërisht në zgjedhje. Foltorja është tradhtuar nga Berisha dhe njerëzit e tij. Shtëpitë nuk ndërtohen nga buldozerë, por me vinça. Këta e kanë shkatërruar PD”, tha ai./m.j

Next Post
Humb jetën shqiptari në SHBA/ Hyri në det për të shpëtuar një fëmijë nga mbytja

Humb jetën shqiptari në SHBA/ Hyri në det për të shpëtuar një fëmijë nga mbytja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasja te Konferenca e Kryetarëve për rrogat e magjistratëve, Balla opozitës: Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave, respektojmë Kushtetuesen

Balla pas shkarkimit të Vlora Hysenit: Drejtuesja e shërbimit përgjegjësi personale! U shkarkua, të përballet vetë me drejtësinë

September 22, 2026
Macron në OKB: Izraeli po bën shkelje në Bregun Perëndimor, atje nuk ka as Hamas!

Macron në OKB: Izraeli po bën shkelje në Bregun Perëndimor, atje nuk ka as Hamas!

September 22, 2026
Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues pranë zonës së rrezikut! (VIDEO)

Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues pranë zonës së rrezikut! (VIDEO)

September 22, 2026
Lituania ndjek shembullin e Finlandës dhe lejon armë bërthamore e baza ushtarake të huaja!

Lituania ndjek shembullin e Finlandës dhe lejon armë bërthamore e baza ushtarake të huaja!

September 22, 2026
Aktori francez i jep fund jetës me eutanazi në Belgjikë për të shpëtuar nga dhimbjet!

Aktori francez i jep fund jetës me eutanazi në Belgjikë për të shpëtuar nga dhimbjet!

September 22, 2026
“Nuk cenoi sigurinë”- Juristi për masën ndaj ish-kreut të SHISH: Kush e di se çfarë informacioni doli? Nuk ka vepra të rënda ndaj Vlora Hysenit

“Nuk cenoi sigurinë”- Juristi për masën ndaj ish-kreut të SHISH: Kush e di se çfarë informacioni doli? Nuk ka vepra të rënda ndaj Vlora Hysenit

September 22, 2026
Pas disa orësh lufte me flakët nga toka dhe ajri, neutralizohet zjarri masiv pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë!

Pas disa orësh lufte me flakët nga toka dhe ajri, neutralizohet zjarri masiv pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë!

September 22, 2026
Dënimi i krerëve të UÇK, analisti Vangjeli: Pas fitores së luftës, më 16-Shtator u humb një betejë!

Dënimi i krerëve të UÇK, analisti Vangjeli: Pas fitores së luftës, më 16-Shtator u humb një betejë!

September 22, 2026
“El Clasico” Barcelona-Real edhe për trofeun e Topit të Artë! Barazim perfekt, nga 12 fitues secili

“El Clasico” Barcelona-Real edhe për trofeun e Topit të Artë! Barazim perfekt, nga 12 fitues secili

September 22, 2026
Masa e GJKKO-SPAK për ish-kreun e SHISH, Berisha akuzon: Vlora Hyseni ushtare e krimit të organizuar, Prodës iu gjet snajper…

Masa e GJKKO-SPAK për ish-kreun e SHISH, Berisha akuzon: Vlora Hyseni ushtare e krimit të organizuar, Prodës iu gjet snajper…

September 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com