• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“PD është në ditën më të vështirë”, Dhurata Çupi: Domosdoshmëri riformatimi, partia është e përçarë, e lodhur dhe e mbyllur

by B K
02/08/2025 12:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vjeshta pritet të zgjidhë shumë dilema në partinë më të madhe të opozitës.

Me hir apo pahir Sali Berishës i duhet të përballet me kërkesën e demokratëve, të cilët kërkojnë riformatim të Partisë Demokratike.

Zërave që kërkojnë ndryshim të strukturës, lidershipit dhe organizimit të partisë i bashkohet edhe Dhurata Çupi.

“Partia Demokratike është në situatën më të vështirë në 34 vite të ekzistencës së saj. Sot është domosdoshmëri riformatimi i PD, sot kemi parti të përçarë, të lodhur, të mbyllur dhe duhet të bëjmë Parti Demokratike të hapur, përgjegjëse për nesër dhe alternativë qeverisëse për të nesërmen dhe të ketë në struktura dhe lidershipin e saj njerëz me vizion, të pakompromentuar dhe të kenë legjitimitetin e duhur”, deklaroi në një intervistë për Top Channel Dhurata Çupi.

Në situatën ku ndodhet partia, ish-ligjvënësja demokrate nuk është e mendimit që doktori të largohet. Për të, riformatimi duhet të ndodhë nën përkujdesjen e tij.

“Jam e bindur se formatimi i PD do duhet të bëhet në drejtimin e Sali Berishës. Nëse nuk është në drejtimin e tij sot në këtë moment ku jemi, ka gjasa që PD të shpërbehet keqas dhe të mos e marrë më njeri përsipër bashkimin”, shton Çupi.

Me mbylljen e kësaj etape, demokratët duhet të ndajnë mendjen nëse duan të ecin me liderin e vjetër apo me një kryetar të ri.

“Ne duhet të jemi të qartë, PD kërkon një drejtim pa e personalizuar, ku të shikohet vizioni dhe legjitimiteti dhe të shikohet mungesa e kompromentimit me pushtetin. Ky duhet të jetë një individ që të drejtojë PD. Por nëse kërkojmë lider, sot e kemi gabim. Lider i PD është dhe mbetet Sali Berisha. Sepse të bëhesh lider duhet të kesh fituar disa sfida të mëdha politike, nuk bëhesh lider se ke fituar kryesimin e PD, do shumë punë. Ne sot po flasim për kryetarin e Partisë Demokratike, që të bashkojë demokratët, të ketë vizion për të ardhmen, të mos merret me të kaluarën, të hapë Partinë Demokratike”, thotë ajo.

Një lëvizje e re që synon ndryshim rrënjësor në PD po lind, Dhurata Çupi nuk ka kompleks të rreshtohet krah çdo grupimi që ka mendim ndryshe: “Është dëshpëruese të mendosh që Partia Demokratike që erdhi dhe u formua me idealet e fjalës së lirë, ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa dhe demokratike, pas një periudhe postkomuniste, sot është parti që nuk respekton mendimin ndryshe në parti. Unë kam eksperiencë 34 vite në PD nga themelimi i saj gjer më sot. Do bëj çmos dhe do mbështes çdo grupim që ka vizion, legjitimitet dhe ka kartën morale për të qenë në strukturat drejtuese të PD, shprehet për Top Channel ish-nënkryetarja e Komisionit të Ligjeve”.

Në apelin e Kuvendit të ri, Dhurata Çupi do të mungojë për shkak se Sali Berisha nuk i dha një biletë të sigurt duke e hedhur në listën e hapur. Sugjerimi për kolegët është të nxjerrin mësim nga e shkuara dhe të bëjnë opozitë brenda Parlamentit dhe të heqin dorë nga rruga radikale.

Next Post
BBC: Vendimi i GJEDNJ për kampin e Gjadrit goditje për marrëveshjen e Italisë me Shqipërinë! Çfarë duhet të ndryshojë Qeveria e Melonit

BBC: Vendimi i GJEDNJ për kampin e Gjadrit goditje për marrëveshjen e Italisë me Shqipërinë! Çfarë duhet të ndryshojë Qeveria e Melonit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U kap me doza kokaine për shitje në lokalin e marrë me qira, arrestohet 57-vjeçari

U kap me doza kokaine për shitje në lokalin e marrë me qira, arrestohet 57-vjeçari

September 29, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

TOP BAROMETER: PS-ja zbret në dyshemenë e saj elektorale, por…

September 29, 2026
Valë e fuqishme dronësh mbi Ukrainë, goditet Akademia e Shkencave në Kiev! Shënohen disa viktima

Valë e fuqishme dronësh mbi Ukrainë, goditet Akademia e Shkencave në Kiev! Shënohen disa viktima

September 29, 2026
Rama sot në Bruksel, merr pjesë në Samitin e Euronews për Turizmin

Rama sot në Bruksel, merr pjesë në Samitin e Euronews për Turizmin

September 29, 2026
Horoskopi javor sipas Paolo Fox për datat 18 deri me 24 Prill 2022

Horoskopi i Paolo Fox për sot, e martë 29 shtator 2026: Peshqit afrohen te një vendim i madh në dashuri

September 29, 2026
Përshpejton plakjen dhe rrit kolesterolin, ky është mishi më i keq për shëndetin tuaj

Ndalimi i importeve nga Brazili, pritet rritja e çmimeve të mishit: Ai i viçit shkon deri në 1,700 lekë/kg

September 29, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

“Gjyqësori s’po e përfill Kuvendin”/ Çupi: SPAK, tentativa për të paralizuar qeverinë

September 29, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

“Zvërneci”, Klosi: Tradhti kombëtare do ishte të mos zhvillohej projekti

September 29, 2026
Tenesi do të ekzekutojë një grua për herë të parë në 200 vjet, për çfarë akuzohet -

Tenesi do të ekzekutojë një grua për herë të parë në 200 vjet, për çfarë akuzohet –

September 29, 2026
Nga bizneset e vogla, tek hotelet me 4 dhe 5 yje/ Kush përjashtohet nga tatimet deri në 2029-ën?

Nga taksat te pagat. Paketa fiskale 2027 në tavolinë, biznesi hap listën e kërkesave

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com