• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD: Edmond Bego, 3 vite më parë qeveria i firmosi leje minerare pa garë!

by Java News
27/08/2018 12:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike ka vijuar edhe sot me akuza për qeverinë, pasi sipas saj ka favorizuar Edmond Begon. Salianji tha se 3 vite më parë Ministra e Infrastrukturës, i ka dhënë leje minerare për të shfrytëzuar një pronë publike për 25 vite.  Më tej deputeti i PD, tha se kjo është dhënë në shkelje të ligjit.

DEKLARATA E PLOTË E ERVIN SALIANJIT

Edmond Bego, miku trafikant droge me 5 emra i Taulant Ballës, nuk ka përfituar vetëm para publike në kundërshtim me ligjin – 10 milionë euro dhe 6.4 miliardë lekë në 7 muajt e fundit, por ka përfituar edhe pasuri publike.

Për shumëfishimin e pasurisë së mikut trafikant droge të Taulant Ballës janë përfshirë edhe ministrat e Edi Ramës.

Damian Gjiknuri, 3 vjet më parë, atëherë kur trafikanti i drogës Bega dhe politikani Balla u bënë miq familjarë, ka firmosur leje minerare pa garë për Edmond Begon.
Leja minerare është dhënë në zonën elektorale të Taulant Ballës, në Elbasan, njësoj si shumica e punëve të tjera publike.

Sipas lejes që ka firmosur Damian Gjiknuri, miku trafikant droge i Taulant Ballës, ka të drejtë të shfrytëzojë për 25 vjet pasuritë natyrore në interes të biznesit të tij të ndërtimit, i cili duhet të ishte tani nën sekuestro nga prokuroria.

Prokuroria sërish hesht dhe bën të njëjtën lojë si në rastin e Agron Xhafës.

Njoftoi jozyrtarisht se ka nisur verifikim pasuror, po jo hetim, siç ia kërkon ligji, me shpresën se gjithçka do të harrohet, kur shërbëtorët e mafias dhe të krimit në pushtet të mbyllin dosjen.

Taulant Balla hesht, edhe Edi Rama hesht, që të mbulojnë me harresë përfitimet skandaloze dhe të paligjshme të trafikantit të drogës, pasi ai u bë mik familje me Taulant Ballën dhe që tani implikojnë edhe ministrin Damian Gjiknuri.

Njësoj si për lejen minerare të firmosur nga Damian Gjiknuri, PD ka sjellë fakte dhe dokumenta që provojnë se miku trafikant i Taulant Ballës e ka shumëfishuar pasurinë duke shkelur ligjin për prokurimin publik.

Ligji skualifikon nga gara çdo ofertues, të dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për pjesëmarrje në organizata kriminale, si Edmond Bego.

Prokuroria, e cila po provon çdo ditë se i shërben krimit të organizuar të lidhur me pushtetin, po ndjek skenarin e Edi Ramës, duke mos nisur hetimet për Taulant Ballën per te provuar nëse ai ka qenë sekseri mes qeverisë dhe mikut trafikant, si dhe për këdo që ka shkelur ligjin duke i dhënë anëtarit të bandës kriminale të Lushnjës miliona euro punë publike dhe leje për shfrytëzim të pasurisë publike.

Për pasuritë e trafikantëve si Bega dhe politikanëve si Balla e Gjiknuri, drejtësia mund të vonojë, por me ligjin tonë antimafia, do të bëjmë që drejtësia të mos harrojë. /ma.me

54e942e6-4cbb-436d-80dc-4edae4805e5b6dbe9476-1160-483b-a150-9545b5afa9b0

Next Post
“Është momenti i Shqipërisë”, Hahn: Ja kur duam t’ju kemi në familjen europiane

Takimi i kryeministrave të rajonit, Hahn: Pjesë e dinamikës pozitive

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

Protagonizmi që vret legjendën

July 16, 2026
Arrestohen dy efektivë të Policisë në Tiranë, AMP: U kapën duke marrë ryshfet nga një shofer!

Arrestohen dy efektivë të Policisë në Tiranë, AMP: U kapën duke marrë ryshfet nga një shofer!

July 16, 2026
Helmimi i dyshuar në Akademinë e Sigurisë, AKU: Analizat konfirmojnë se ushqimi ishte brenda standardeve

Helmimi i dyshuar në Akademinë e Sigurisë, AKU: Analizat konfirmojnë se ushqimi ishte brenda standardeve

July 16, 2026
“Epsteini” ynë

Për të shqetësuarit nga “review”-t negative për Erebarën

July 16, 2026
Mbyllja e tri grupkapitujve të negociatave/ Rama: Gur kilometrik në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

“Nuk do të bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk e flet përçart!”, Rama u përgjigjet kritikëve për heshtjen e tij ndaj deklaratës së ministres serbe

July 16, 2026
Kandidatët e “Rithemelimit” për 6 marsin/ PD: Nuk na përfaqësojnë. Mashtrimi i radhës i Berishës!

Avokati komenton procesin e zgjedhjeve në PD: Nuk ka garë, ka vetëm emërime nga Berisha!

July 16, 2026
Plagosje, armë dhe hakmarrje në Shkodër, policia arreston autorët e dyshuar

Plagosje, armë dhe hakmarrje në Shkodër, policia arreston autorët e dyshuar

July 16, 2026
Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!

Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!

July 16, 2026
Pas vitesh debatesh, Franca miraton vdekjen e asistuar! Ja detajet nga ligji për pacientët me sëmundje të pashërueshme

Pas vitesh debatesh, Franca miraton vdekjen e asistuar! Ja detajet nga ligji për pacientët me sëmundje të pashërueshme

July 16, 2026
Miratohet ligji i ri për librin, Gonxhja: Reformë që vendos leximin në qendër të politikave kulturore

Miratohet ligji i ri për librin, Gonxhja: Reformë që vendos leximin në qendër të politikave kulturore

July 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In