Dega e Partisë Demokratike në Shkodër ka reaguar pas vendimit të Ministrisë së Financave, që vendosi të bllokojë financimet për bashkinë në Shkodër, vendim ky i ardhur pas përfundimit të mandatit të kryebashkiakes Voltana Ademi.
PD e Shkodrës këtë veprim e cilëson si një hakmarrje nga qeveria Rama për Shkodrën pas protestavenë këtë qytet. Sipas tyre Rama në 6 vjet nuk ka bërë asnjë investim në qytetin verior.
Reagimi i plotë:
Edi Rama fillon menjëherë hakmarrjen kundrejt Shkodrës ! Pas protestave në qytetin e Shkodrës,Edi Rama nuk ngurron as këtë herë të shfaqë urrejtjen që ai ka për Shkodrën e qytetarët e saj. Ministria e Financave dhe Ekonomisë,Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit përmes degës në Shkodër ka bllokuar funksionimin normal të Bashkisë Shkodër,duke bllokuar kështu fondet për shërbime e investime.
E dimë mirë se sa Edi Rama e do qytetin e Shkodrës,prej faktit që ai prej 6 vitesh qeverisje,në qytetin tonë ka sjellë 0 investime,e tani do të bllokojë edhe investimet që bashkia bën me të ardhurat e veta. Edi Rama në mënyrë të drejtpërdrejtë po i bllokon shërbimet qytetarëve të Shkodrës. Qytetarët e Shkodrës nuk të kanë asnjë borxh. Ashtu si të gjithë qytetarët e Shqipërisë ato paguajnë taksat dhe për këtë meritojnë shërbimet për të cilat ato vetë po paguajnë.Çfarëdo që të bësh,duhet ta dish mirë që fundi jot dhe i klikës tënde politike do të vijë nga Shkodra!#partiademokratikeShkoder #pd
g.kosovari