• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD e refuzoi/ Miraka: Debati për emrin tim më kujtoi oficerët e Sigurimit, kur më dënuan për herë të nëntë

by Java News
31/05/2022 20:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish i përndjekuri Simon Miraka, anëtarë në Komisionin për dosjet e Sigurimit të Shtetit, ka folur për debatin që është ngritur në Kuvend për emrin e tij. Bardhi dhe Alibeaj akuzuan mazhorancën se kalonin një emër me firmën e Berishës, për shkak se ky i fundit ishte mes 20 firmëtarëve.

Miraka është propozuar nga shoqëria civile për një mandat të dytë në Autoritetin e Dosjeve, por akuzat e dy deputetëve të PD bënë që Balla të dilte në deklaratë për mediat dhe të njoftonte se mazhoranca nuk do i jepte “dritën jeshile” asnjë personi që kishte firmën e “katranit me bojë”.

Sot, Simon Miraka ka folur për këtë “sherr” që është ngritur në politikën e ditës për emrin e tij, dhe dukej i prekur. Në emisionin “Frontline”, ish i përndjekuri thotë se situata e sotme i kujtonte vitet e burgut.

“Më kujton një moment kur një nga ata oficerat e Sigurimit mbasi më ishte dhënë dënimi i nëntë, ishim një grup prej disa vetash dhe ata thanë çfarë halli keni. Ata t’i shtonin hallet, nuk ti pakësonin. Unë ju thashë pse nuk na dënoni përjetë, por na i shtoni 5 e 5. Ata thanë nëse do të dalësh ndihmo shokët. Më duket se këta kanë ngjashmëri. Ende nuk jemi shkëputur nga mendësia komuniste”, u shpreh ai.

Më tej, Simon Miraka këmbënguli se nuk është propozim i Sali Berishës por i shoqërisë civile. Ai foli i zhgënjyer edhe për deputetët që vijnë nga shtresa e të përndjekurve, për të cilët tha se e kanë firmosur në fillim, por më pas janë tërhequr.

“Unë nuk jam propozim i Sali Berishës. Por ligji thotë se duhet mbështetje e 20 deputetëve dhe mes tyre është dhe firma e zotit Berisha. Për mua ai është një nga deputetët e Kuvendit. Ata thonë se nuk e kanë me mua, por në fakt me mua e kanë.

Zhgënjimi nga palët është nga këta deputetët që e quajnë veten se vijnë nga të përndjekurit, firmosën dhe pastaj u tërhoqën. Thanë mos i nxirr firmat tona. Ka një mungesë karakteri. Ti zotni je deputet, nuk ta heq kush mandatin, pse trembesh.

Thuaj ligji e ka kështu dhe unë do e firmos se e meriton. Ose nuk do e firmos se nuk e meriton. Më vjen keq se disa prej tyre i njoh, por faktet janë fakte. Gjithmonë e vërteta është e hidhur. Por duhet të kesh kurajo ta thuash”, u shpreh Simon Miraka.

Miraka: Vazhdojmë me periudhën e diktaturës. E ndoqa Komisionin e Ligjeve. Ligji për autoritetin e dosjeve, ka pesë anëtarë. Tre zgjidhen nga kryeministri dhe dy të tjerë zgjidhen, një nga Shoqata e Ish të Përndjekurit Politikë dhe një nga Shoqëria Civile. Që të futet emri në Komisionin e Ligjeve duhet mbështetja e 28 deputetëve. Kontaktin e parë e kam pasur me Alibeajn. Prisja vendimin. Ngaqë dyshova mora kontakt me deputetët.

Si ishte komunikimi me Alibeajn?

Miraka: Kam pasur kofidencë me të. Bisedat kanë qenë normale. Të gjithë më thanë që kanë nder të më firmosin. Një nga deputetët që kanë firmosur më tha që kam nisur të mbledh firmat, por Alibeaj ka thënë që mos mblidhni firmat. Grupi tjetër nuk iu bind Alibeajt dhe firmosën, mes tyre ishte edhe firma e Berishës. Ajo që më shqetësoi ishte mënyra arrogante e këtij ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi. Si ka mundësi një djalë I ri, ish-ministër, funksionar i lartë kishte atë fjalor. Alibeaj u tregua më i zgjuar, nuk doli direkt siç doli Bardhi. Nuk më erdhi keq mosaprovimi. Më trishtoi gjuha, mënyra histerike e Gaz Bardhit që fliste përballë kolegëve. Firma e zotit Berisha ishte si e gjithë deputetëve të tjerë, ai është deputet i parlamentit. Balla u nxitua me atë deklaratë. Duhet të jenë më të qetë, urrejtja mbjell përçarje. Nuk shkohet në Evropë me këtë fjalor. Njeriu duhet të frenojë veten, të dijë se çfarë flet. Berisha për mua është deputet si të gjithë.

Emri juaj nga kush është propozuar?

Miraka: Unë s’jam propozim i Sali Berishë, por i Shoqërisë Civile. Ndër firmat është dhe ajo e Berishës. Bardhi ka dalë e ka thënë që se kemi me zotin Miraka, por në fakt me mua e kanë. Zhgënjimi nga palët është nga deputetët që e quajnë veten se vijnë nga shtresa e të përndjekurve. Ka një mungesë personaliteti. Ata e hodhën firmën, janë deputetë dhe mandatin nuk ua heq askush. Ka mungesë serioziteti, personaliteti, karakteri. Më vjen keq se kam kofidencë me ta, por faktet janë fakte. E vërteta është e hidhur. E vërteta duhet thënë, duhet pasur kurajo.

A jeni mjaftueshëm për punën që bëhet në atë institucion?

Miraka: Është një staf i zgjedhur. Nuk jemi mjaftueshmërisht duke krahasuar me institucionet analoge. Një njeri që ka vuajtur vetë është më i ndjeshëm nga problemet. Ata kur më shohin mua, shohin veten e tyre. Dhuna ka qenë e tmerrshme, askush s’ka dashur t’i dalë shokut dëshmitar. Unë me aftësitë e mia jam munduar të fus frymën e tolerancës. Unë e shpreh dhe e përsëris që cdo njeri të shkojë atje ku gjen veten. Secili ka të drejtën e këndvështrimit të vet. Shoqëria ka ndryshuar shumë. Më kërkuan shoqatat që të isha edhe në mandatin e dytë. Nuk është puna se vijnë ish të burgosurit, por edhe qytetarë që duan të dinë nëse janë ndjekur nga ish-Sigurimi. Ka intelektualë, shkrimtarë, këngëtarë, të gjitha shtresat. Ka edhe 17-vjeçarë që kanë bashkëpunuar./m.j

Next Post
Ish-deputeti Spartak Braho paralajmëron: Do ketë arrestime të bujshme, SPAK do vërë në pranga ministra e ish-ministra

Ish-deputeti Spartak Braho paralajmëron: Do ketë arrestime të bujshme, SPAK do vërë në pranga ministra e ish-ministra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In