• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“PD e papërgjegjshme, nuk ka alternativë në Tiranë! Sot do ishim para një fatkeqësie nëse…”

by A R
18/01/2023 13:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Plator Nesturi është shprehur sot, në një emision televiziv, se Partia Demokratike nuk ka arritur të fitojë besueshmëri tek qytetarët, duke marrë si shembull sjelljen e kandidatit të Sali Berishës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, me banorët e Pallatit nr.4 në rrugën “Myslym Keta” pak ditë më parë. Këlliçi kundërshtoi zbatimin e vendimit të Institutit të Ndërtimit për prishjen e pallatit, ndërkohë që godina ishte shpallur e rrezikshme dhe e pabanueshëm.

Nesturi tha se nëse ato familje do të ishin ende aty dhe Bashkia e Tiranës nuk do të kishte ndërhyrë për prishjen e tij, banorët do të rrezikonin jetën nga tërmeti që ra tre ditë më parë. “Nuk mjafton të jesh kundër thjesht për opozitarizëm, por duhet të jesh me logjikë të ftohtë. Çfarë ndodhi me tërmetin e fundit në Tiranë? Të mos harrojmë që, deri para pak kohësh, [Këlliçi] mbështeste faktin që të mos prisheshin pallatet që kishin dalë jashtë përdorimit, ku nuk mund të banohej më dhe nuk dihej se çfarë do ndodhte. Po në qoftë se ai pallat nuk do të ishte prishur dhe mund të ishin vrarë njerëz aty, i kujt do ishte faji? Apo do bënin sot protestë që i vrau Erion Veliaj?! Pra, këtu kemi të bëjmë me përgjegjësi shtetërore. Opozita nuk mund të bëjë opozitë për të gjitha çështjet. Duhet të jetë me këmbë në tokë, të ketë përgjegjësinë e saj dhe në shërbim të qytetarëve. Jo thjesht të mbajë qëndrime, të cilat shpesh herë janë të palogjikshme”,u shpreh analisti.

Ai është i mendimit se mënyra si po operon sot opozita dhe Partia Demokratike, po “dënon” Ramën që të jetë në pushtet gjatë. Ai tha se PD nuk jep asnjë alternativë qeverisëse dhe shton gafat e saj përditë. “Si mund të operosh ti dhe të thuash që mos dilni nga shtëpitë, kur një tërmet i tillë mund të kishte sjellë jo thjesht dëme materiale, por edhe humbje njerëzore? A e kuptoni çfarë logjike pa sens bëhet? Pra, nuk mund të bësh opozitarizëm për hir të opozitarizmit. Duhet të bësh, të mbash qëndrime të qarta, të drejta, në funksion të së mirës së përgjithshme, të së mirës së qytetarëve dhe të rrisësh kredibilitetin e politikës tënde. Nuk mund të rritet kredibiliteti politik në këtë formë dhe këto janë gabime të cilat pa dyshim do të ndikojnë jo vetëm në zgjedhjet elektorale, por derisa të rritet besueshmëria për ta parë opozitën si një alternativë. Mënyra si po operon sot opozita në përgjithësi, jo vetëm PD, është ta dënosh Ramën që të jetë në pushtet. Nuk mund të krijohet dot boshllëk pushteti. Kur ti nuk jep alternativë dot, atëherë për çfarë bëhet fjalë? Çfarë bën ti? Ti bën vetëm gafa pa fund, nuk ke fare koherencë për problematikat që ke, nuk di të bësh jetë parlamentare”, theksoi Nesturi.

Gjykata e Tiranës mori vendimin për prishjen e pallatit të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Më herët, Instituti i Ndërtimit e shpalli “të rrezikshëm” pallatin. Paralajmërimin për rrezikun i përcolli përmes një shkrese.

/a.r

Next Post
Statusi i investitorit strategjik, rrëzohet propozimi i Jorida Tabakut, synohej refuzimi i…

Statusi i investitorit strategjik, rrëzohet propozimi i Jorida Tabakut, synohej refuzimi i...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mjekësia, e preferuara/ Më të mirët e gjimnazeve kanë fituar në degët e shëndetësisë

Kostoja e shëndetit/ 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë

September 23, 2026
Detajet e rezervës së naftës: Shqipëria krijon asetin strategjik për rastet e krizave

Detajet e rezervës së naftës: Shqipëria krijon asetin strategjik për rastet e krizave

September 23, 2026
“Paqja” e Trump në Gaza një spektakël turpi”, fjalimi i fundit i Macron në OKB: Zgjidhja me dy shtete

“Paqja” e Trump në Gaza një spektakël turpi”, fjalimi i fundit i Macron në OKB: Zgjidhja me dy shtete

September 23, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ulen temperaturat

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ulen temperaturat

September 23, 2026
Zogaj: Kryeministri po kërkon të lexojë arsyet e protestës! E vështirë të krijohet dialog pa një përfaqësi të tyre

Preç Zogaj: Vendimi i Hagës është betejë ligjore, kërkon konsensus të gjerë politik

September 23, 2026
Thellohet përplasja e Trump me mediat, vendimi kalon në duart e gjykatës

Thellohet përplasja e Trump me mediat, vendimi kalon në duart e gjykatës

September 23, 2026
Përplasja te Konferenca e Kryetarëve për rrogat e magjistratëve, Balla opozitës: Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave, respektojmë Kushtetuesen

Balla pas shkarkimit të Vlora Hysenit: Drejtuesja e shërbimit përgjegjësi personale! U shkarkua, të përballet vetë me drejtësinë

September 22, 2026
Macron në OKB: Izraeli po bën shkelje në Bregun Perëndimor, atje nuk ka as Hamas!

Macron në OKB: Izraeli po bën shkelje në Bregun Perëndimor, atje nuk ka as Hamas!

September 22, 2026
Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues

Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues

September 22, 2026
Lituania ndjek shembullin e Finlandës dhe lejon armë bërthamore e baza ushtarake të huaja!

Lituania ndjek shembullin e Finlandës dhe lejon armë bërthamore e baza ushtarake të huaja!

September 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com