• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD e mbyll të dielën duke sulmuar OFL-në dhe SPAK-un: Po na tregojnë se bosët e krimit janë të varfër

by A R
08/03/2020 21:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasuritë e vërteta të krimit të organizuar kanë mbetur të paprekura. Në këtë përfundim ka dalë Partia Demokratike mbrëmjen e së dielës, lidhur me aksionin e bërë deri më tani nga Operacioni Forca e Ligjit. Është Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i cili me anë të një videoje ka servirur disa fakte, sipas së cilit shërbejnë për të kuptuar diferencës mes propagandës së bërë nga kryeministri Edi Rama dhe rezultateve të këtij operacioni.

Ai ka vënë përballë deklaratës së kreut të qeverisë “se me OFL-në është goditur në palcë krimi i organizuar”, disa shifra ku thuhet se: OFL sekuestroi 101 pasuri, mes tyre 62 personave me precedentë të njohur kriminal. Na pasuria e sekuestruar 70 janë makina dhe 30 pasuri të paluajtshme. SPAK provoi se 18 nga 30 pasuritë e paluajtshme janë sekuestruar në mënyrë të paligjshme nga OFL-ja. Dëmi më i madh që i është shkaktuar krimit të organizuar është sekuestrimi i makinave. Ligji Anti-KÇK po degradon në sekuestrim makinash të vjetëra, moszbulim dhe ligjërim të pasurive të krimit.

Për këtë arsye, Bardhi shkruan se e gjitha është një lojë dhe OFL-ja po zbulon vetëm dy fakte. Së pari, sipas tij që nuk është njësi speciale kundër krimit të organizuar, por njësi speciale e Policisë Rrugore dhe së dyti se bosët e krimit të organizuar janë “të varfër” dhe paratë e vetme që kanë siguruar nga trafiqet i kanë investuar në blerjen e një automjeti

“Krimi i organizuar nuk luftohet me fushatë publicitare, por me vullnet politik! SPAK nxjerr zbuluar propagandën e Edi Ramës me luftën ndaj krimit të organizuar, duke konfirmuar mosbesimin e 87% të qytetarëve shqiptarëse se me Edi Ramën në Qeveri nuk mund të ketë luftë reale ndaj krimit të organizuar. Askush nuk priste që Edi Rama papritur të luftonte partnerin e tij kryesor në marrjen dhe mbajtjen e pushtetit, dhe aq më pak këtë ta bënte para zgjedhjeve që janë në prag. Deklarata e SPAK, provoi në mënyrë të pakundërshtueshme se nën qeverisjen e Edi Ramës: OFL nuk është njësi speciale kundër krimit të organizuar, por njësi speciale e Policisë Rrugore! OFL po na tregon se bosët e krimit të organizuar janë “të varfër” dhe paratë e VETME që kanë siguruar nga trafiqet i kanë investuar në blerjen e një automjeti! Edi Rama ka dështuar”, shkruan Bardhi.

Next Post
Koronavirusi do të zhduket gjatë verës? Kreu i OBSH: Nuk ka asnjë të dhënë që …

E FUNDIT/ Konfirmohen dy rastet e para me koronavirus në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shembet skela në një kantier ndërtimi në Vjenë, katër punëtorë shqiptarë humbin jetën

Shembet skela në një kantier ndërtimi në Vjenë, katër punëtorë shqiptarë humbin jetën

March 17, 2026
Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

March 17, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

March 17, 2026
Kuvendi paguan miliona euro për 140 deputetët/ Hulumtimi: Mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat

Kuvendi paguan miliona euro për 140 deputetët/ Hulumtimi: Mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat

March 17, 2026
“Lufta kundër Iranit do mbarojë brenda dy javësh!”, Trump: Ishte një “ekskursion i vogël”, nuk dimë me kë të merremi

“Lufta kundër Iranit do mbarojë brenda dy javësh!”, Trump: Ishte një “ekskursion i vogël”, nuk dimë me kë të merremi

March 17, 2026
Gazeta italiane: Historia dhe rritja e mafias shqiptare, nga kaosi i viteve ’90 te trafiku ndërkombëtar i drogës në Evropë

Gazeta italiane: Historia dhe rritja e mafias shqiptare, nga kaosi i viteve ’90 te trafiku ndërkombëtar i drogës në Evropë

March 17, 2026
Presidenti Bajram Begaj shtron iftar për gazetarët: Media duhet të jetë busull drejt së vërtetës

Presidenti Bajram Begaj shtron iftar për gazetarët: Media duhet të jetë busull drejt së vërtetës

March 17, 2026
ANALIZA E REL/ A mund të bëhet Ngushtica Bab al-Mandab fronti i ri i luftës në Iran?

ANALIZA E REL/ A mund të bëhet Ngushtica Bab al-Mandab fronti i ri i luftës në Iran?

March 17, 2026
Ligji për të huajt, kritika në Kosovë/ Trajtim i veçantë për komunitetin serb, ekspertët: Vepron me dy standarde

Ligji për të huajt, kritika në Kosovë/ Trajtim i veçantë për komunitetin serb, ekspertët: Vepron me dy standarde

March 17, 2026
A duhet të kandidojë Berisha në zgjedhjet për kreun e PD-së? Salianji: Të respektojë nenin 46 që e ka shkruar vetë

A duhet të kandidojë Berisha në zgjedhjet për kreun e PD-së? Salianji: Të respektojë nenin 46 që e ka shkruar vetë

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In