• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD e kapur ‘me thonj’ pas Llallës

by A R
07/12/2017 13:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Armando Meta/

PD qartazi në këto minutat e fundit është kapur ‘me thonj’ pas Llallës, duke bërë çdo përpjekje për ta mbajtur atë në post, duke mos pyetur as për ligj, as për Kushtetutë dhe për asgjë. Paradoksi është se për këto shkelje të rënda kushtetuese që propozon vetëm për të mbajtur në post Llallën, akuzon të tjerët se po shkelin Kushtetutën!! Sot Llallës i mbaron mandati si Kryeprokuror. Në këtë pikë çdo gjë është e qartë. Me përfundimin e mandatit Kuvendi ka nisur procedurat për zgjedhjen e Prokurorit të ri të Përkohshëm. Por PD është e vendosur ta mbrojë Llallën me çdo kusht, pavarsisht se ato që propozon perbejne shkelje flagrante të Kushtetutës. Edhe mëndja me më pak njohuri ligjore e kupton se ajo çka propozon PD për t’i zgjatur Llallës mdatin përtej afatit është një dhunim i Kushtetutës.

Kryeministri Rama një ditë më parë i kërkoi Bashës një tryezë, në të cilën të diskutohet edhe për Kryprokurorin e ardhshëm, si dhe për një Pakt Kombëtar për integrimin. Një përpjekje kjo për ta futur në hulli normal shkapardisjen e Bashës, i cili ende duket se nuk ka kuptuar se realitetet e botës së sotme moderne janë krejt të tjera nga ato që i la paraardhësi i tij. Madje në këtë lëvizje Rama synon që ta bëjë Bashën edhe pjesë të suksesit për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Por kundërpërgjigjia e Bashës ishte jo vetëm për të ardhur keq, por edhe një përpjekje donkishoteske për të mbajtur në këmbë një prokuror, të cilit i ka mbaruar mandati dhe s’mund të rrijë më në atë zyrë asnjë minut. Në këtë vorbull të krijuar nga vetë PD nuk po kursehet as SHBA dhe BE, të cilat demokratët po i sulmojnë ashpërsisht duke u tundur Kushtetutën e duke ju deklaruar se memot e tyre ‘s’pinë ujë’ para dokumentit themelor. Por ky sulm është tejet paradoksal, sepse vetë PD synon të shkelë Kushtetutën për të mos e lënë Llallën të dalë nga zyra. “Bën i si them unë, mos bëni si bëj unë” është morali i fabulës së PD.

Nuk përbën asnjë suprizë rreshtimi i PD-së në krah të Llallës. Gjithëkush e di se mbrojtja e tij nuk është një mbrojtje në emër të Kushtetutës, por mbrojtja e një personi, i cili gjatë gjithë kohës së Reformës në Drejtësi ka mbajtur qëndrim minues ndaj saj, gjë të cilën i’a kanë nënvizuar publikisht edhe ambasadorët perëndimorë në Tiranë. Qëndrim i Llalës kundër Reformës në Drejtësi ka qenë në njëtën linjë me atë të PD-së, që e bënte hapur, dhe me atë të LSI që e bënte nga pas kuintave. Në këto rrethana është e kuptueshme se kjo aleancë antireformë do të bënte çmos që ta mbronte njëjra- tjetrën.

Pavarësisht kësaj fati i Llalës është përcaktuar tashmë. Ai do të dalë nga zyra pavarësisht shërbesave të fundit që po i bën PD-ja në këmbim të hedhtjes së tij për zullumet që ai u ka mbulur ndër vite për aferat që ka dërrmuar rëndë ekonominë shqiptare dhe xhepat e qytetarëve shqiptarë.

 

 

Next Post
VIDEO/ Rama: Mjekët e Urgjencës Kombëtare shtëpi më shtëpi në familjet e prekura nga përmbytjet

Rama sërish ftesë Bashës: Lulzim, eja të flasim shqip për Shqipërinë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj fiton gjyqin ndaj italianit që shpifi për inceneratorët. Avokatët e kryebashkiakut e shpëtojnë nga dënimi

April 6, 2026
Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…

Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…

April 6, 2026
Zgjedhja e presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun

Zgjedhja e presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun

April 6, 2026
Zelensky: Një luftë e gjatë në Lindjen e Mesme mund të heqë mbështetjen për Ukrainën

Zelensky: Një luftë e gjatë në Lindjen e Mesme mund të heqë mbështetjen për Ukrainën

April 6, 2026
Sot protestë, mijëra studentë shqiptarë në RMV kërkojnë provimet në gjuhën e tyre

Sot protestë, mijëra studentë shqiptarë në RMV kërkojnë provimet në gjuhën e tyre

April 6, 2026
Media amerikane: SHBA, Irani dhe ndërmjetësit rajonalë diskutojnë për një armëpushim 45-ditor

Media amerikane: SHBA, Irani dhe ndërmjetësit rajonalë diskutojnë për një armëpushim 45-ditor

April 6, 2026
Viktima dhe shkatërrim masiv në jug të Libanit, Izraeli po “fshin” nga harta dy fshatra mijëra vjeçarë

Viktima dhe shkatërrim masiv në jug të Libanit, Izraeli po “fshin” nga harta dy fshatra mijëra vjeçarë

April 6, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Mickoski dhe politika e kamufluar në Ballkan

April 6, 2026
Trump paralajmëron shkatërrim total në Iran: Do u duhen 20 vite për rimëkëmbje!

Trump paralajmëron shkatërrim total në Iran: Do u duhen 20 vite për rimëkëmbje!

April 6, 2026
Lëvizte me eksploziv dhe armë, kapet në Paskuqan 37-vjeçari me maskë silikoni

Lëvizte me eksploziv dhe armë, kapet në Paskuqan 37-vjeçari me maskë silikoni

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In