• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD e kallëzoi në SPAK për shpërdorim detyre/ Llatja: Inskenim! Demokratët votuan marrëveshjen. S’kemi falur asnjë centimetër tokë

by Java News
02/02/2021 14:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për kryetarin e Bashkisë së Elbasanit, Gledjan Llatja, akuzat e Partisë Demokratike për ‘shpërdorim detyre’, janë thjeshtë një luftë e brendshme politike brenda saj, për të shkatërruar strukturat e saj të vjetra.

Sipas tij denoncimi i PD në SPAK për kalim të pronës publike tek private është totalisht një inskenim pasi vendimi është marrë konform të gjitha rregullave, para tre vitesh, madje me të gjitha votat e këshilltarëve të Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak.

“Në fakt u njoha para pak minutash nga mediat për këtë akuzë. Nuk ka asgjë të vërtetë, është inskenim total. PD po kthehet në gjykimin tim totalisht në komunizëm pasi pronat private të familjeve të vjetra të Elbasanit në pronë truall dhe Bashkia e Elbasanit të sillej si pronare e këtyre pronave. Është një pronë private, ku pronat kishin rënë dakord për zhvillimin e pronës së tyre. Kanë marrë kompensimin me 35% për një investim të Bashkisë së Elbasanit për zyrat e reja të administratës së bashkisë. Është totalisht një inskenim i PD, e cila kërkon të heqë figurat e vjetra të saj. Ka qenë i gjithë bashkë Këshilli Bashkiak ui Elbasanit që ka vendosur për këtë marrëdhënie për kthimin fizik të pronës për disa pronarë që duan të zhvillojnë pronën e tyre. Kanë qenë vetë anëtarët e PD-së në Këshill Bashkiak që e kanë votuar këtë marrëveshje. Pa votën e tyre nuk bëhej asgjë në Bashkinë e Elbasanit. Është një proces që ka filluar në PD për të shkatërruar strukturat e vjetra të saj“, tha Llatja.

Ai premtoi që këtë kontratë do t’ia dorëzojë drejtësisë.

“Ne do t’ia ccojmë strukturave të drejtësisë. Bashkia e Elbasanit nuk ka falur asnjë centimetër tokë publike. Jemi mësuar me këto betejat e vogla që prek edhe të tretë. Fryma e PD-së në Elbasan së fundmi është për pengimin e punëve publike dhe zhvillimin e qytetit të Elbasanit. Ne do të ridimensionojnë gjithë qytetin dhe do ta zhvillojmë ekonomikisht“, tha ndër të tjera kryetari i Bashkisë së Elbasanit në intervistën për Report Tv.

Paraditen e sotme, Partia Demokratike njoftoi se përmes Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi, ka kallëzuar në SPAK Kryetarin e Bashkisë Elbasan Gledjan Llatja, me akuzën për “shpërdorim të detyrës”.

Sipas PD në një kontratë të partneritetit publik privat i mundësohet kompanisë private ndërtimi e Kullave në lulishten pranë Bashkisë së Elbasanit dhe i është falur tokë publike për ndërtimin e Kullave në qendër të qytetit të Elbasanit.

Në denoncimin e PD thuhet se nga kontrata Bashkia humbet një sipërfaqe të konsiderueshme toke prej 11, 912 m2, e vlefshme  rreth 8.3 milion euro.

g.kosovari

Next Post
Nuk kanë deputet në parlament, PD dhe LSI duhet të mbledhin firma për t’u regjistruar në zgjedhjet e 25 prillit

'Ta çojmë për skrap'/ Basha s'mohon 'planin' me Ramën: Është i lodhur, me LSI do e rrëzojmë më 25 prill

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: Në qershor aplikojmë për t’u bërë pjesë e zonës së përbashkët për pagesat Euro

Rama: Negociatat me BE nuk janë bllokuar, njerëzit e ligj i përdorin shqiptarët si mish për top

April 11, 2026
“Naftën e hoqëm se nuk e ka as BE”, Rama prezanton programin mbështetës para fermerëve të Lushnjes

“Naftën e hoqëm se nuk e ka as BE”, Rama prezanton programin mbështetës para fermerëve të Lushnjes

April 11, 2026
Avionë luftarakë kinezë rrethojnë Tajvanin, Xi: Nuk do tolerojmë absolutisht pavarësinë e ishullit

Avionë luftarakë kinezë rrethojnë Tajvanin, Xi: Nuk do tolerojmë absolutisht pavarësinë e ishullit

April 11, 2026
Shpërthen zjarri në stadium, anulohet ndeshja në Zvicër

Shpërthen zjarri në stadium, anulohet ndeshja në Zvicër

April 11, 2026
Përjashtimet nga seancat plenare, deputetët e PD padi në Gjykatën Administrative, kërkojnë shfuqizimin e vendimit të Etikës

Përjashtimet nga seancat plenare, deputetët e PD padi në Gjykatën Administrative, kërkojnë shfuqizimin e vendimit të Etikës

April 11, 2026
Zbulohet bazë armatimi në Tiranë, arrestohet 66-vjeçarja

Zbulohet bazë armatimi në Tiranë, arrestohet 66-vjeçarja

April 11, 2026
Korridoret e reja të naftës/ Shtetet e Gjirit synojnë tubacione të reja për të anashkaluar Hormuzin

Korridoret e reja të naftës/ Shtetet e Gjirit synojnë tubacione të reja për të anashkaluar Hormuzin

April 11, 2026
SHBA-Iran nisin negociatat në Pakistan. Pakt për asetet e ngrira të Teheranit? Uashingtoni e mohon

SHBA-Iran nisin negociatat në Pakistan. Pakt për asetet e ngrira të Teheranit? Uashingtoni e mohon

April 11, 2026
Makina del nga rruga në Vlorë dhe përmbyset, tre të plagosur, mes tyre dy fëmijë

Makina del nga rruga në Vlorë dhe përmbyset, tre të plagosur, mes tyre dy fëmijë

April 11, 2026
Në 3 muaj, 45 makina u trafikuan në Shqipëri! (Vjet, 234 raste) Skema e vjedhjes në Europë dhe kalimi në kufi

Në 3 muaj, 45 makina u trafikuan në Shqipëri! (Vjet, 234 raste) Skema e vjedhjes në Europë dhe kalimi në kufi

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In