• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“PD e ka mbyllur ciklin e vet”, Frrok Çupi: Meta çoi Kodin në Venecia të justifikohet para militantëve

by Ardit Rada
28/10/2020 22:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti i njohur Frrok Çupi i ftuar në studion e Report Tv ka komentuar situatën aktuale politike, duke thënë se PD ka nevojë shumë të madhe të përhapet, por ajo gjithmonë sipas tij ka përjashtuar personalitetet në vend që ti mbështeste.

“Nga PD kanë dalë parti të reja dhe është një proces  i natyrshëm. Kjo ngarkesë në PD shumë e rëndë, ajo ka ndjerë nevojën e një ndryshimi të madh por nuk ka lejuar të zhvillohen personalitetet dhe idetë, gjithmonë i ka eleminuar. Sot në  PD ske asnjë nga themeluesit e saj. Berisha nuk është 1 nga themeluesit po udhëheqës”, tha ai.

Prezantimi i partisë Nisma për Ndryshim nga ish deputetja demokrate Jozefina Topalli, ai thotë se do të sjellë ndryshime pasi është në funksion të demokracisë.

“Është një proces i natyrshëm në PD, lindja e partive të reja. Tek ne është procesi i komunizmit që vazhdon të jetë ende, partia është e përjetshme, lideri po ashtu dhe kjo ngarkesë në PD është shumë e rëndë. PD ka ndjerë ndryshimin, por nuk ka lejuar kurrë zhvillimin e ideve, alternativat, personalitetet. Personalitetet ose janë eliminuar. Nga themeluesit e PD nuk ke asnjë kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhshme. Kjo iniciativë e Topallit është iniciativë e re për demokracinë. PD ka nevojë të përhapet”, tha Frrok Çupi.

Këtu ai ka shktuar se mandate do të marrë vetëm Topalli dhe Murrizi. Sakaq ai shprehet se ish-deputeti Genc Pollo ka qenë dëshmitar ne vrasjen e Azem Hajdarit prandaj nuk largohet nga partia.

“Genc Pollo nuk mund të ikë nga Partia Demokratike sepse është dëshmitar në vrasjen e Azem Hajdarit. Është një mëkat i madh që ka ndodhur në Partinë Demokratike“.

Për analistin Çupi, Komisioni i Venecias nuk asnjë peshë në ndryshimin e vendimeve të Parlamentit por Meta e ka dërguar çështjen atje për tu justifikuar para militantëve.

“Komisioni i Venecias nuk asnjë peshë në ndryshimin e vendimeve të Parlamentit. Meta është nisur për të hedhur një gur dhe për tu justifikuar para militantëve të partisë së vet“, tha ai.

Pa komentuar nuk ka lënë as shkrimin e fundit të gazetës, Rilindja Demokratike që i quan Astrit Patozin, Myslim Murrizin, Jozefina Topallin dhe Rudina Hajdarin kukulla të Edi Ramës i cili ndezi shumë debat sot në politikën shqiptare.

Çupi shprehet se cikli i PD ka përfunduar. “PD është e vetmja parti në Eurpoën Perëndimore, ose në civilizimin normal që ka gazetë të vetën, që sulmon për interesat e saj kundërshtarët. Mendo çfarë nuk është thënë për Azem Hajdarin në atë gazetë. Çfarë nuk është thënë për mua që e kam themeluar atë gazetë. Çfarë nuk është thënë për Gramoz Pashkon, hajdut, agjent etj. Partia Demokratike e ka mbyllur ciklin e vetë. Ajo duhet te ndahet, duhet të humbë identitetin e egërsisë së saj”, tha Çupi në Report Tv.

Next Post
Ronaldo e quan “budallallëk” testin e COVID, e ironizon mjeku: Tani je edhe virolog, eja luajmë kalçeto

Ronaldo e quan "budallallëk" testin e COVID, e ironizon mjeku: Tani je edhe virolog, eja luajmë kalçeto

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

November 13, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Takimi Trump-Putin në Kinë, Merz paralajmëron SHBA-në: Mos na lini jashtë bisedimeve

November 13, 2026
Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

LAJMI I FUNDIT: SHBA mbyll qiejt, qindra aeroporte ndërpresin fluturimet “për arsye sigurie”

November 13, 2026
Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

November 13, 2026
Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

November 13, 2026
BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

November 13, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

November 13, 2026
VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

November 13, 2026
“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

November 13, 2026
Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In