• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

PD e gjen një motiv për mitingun e Ramës: U kthye në vendin e krimit

by Java News
09/03/2019 14:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka komentuar me një reagim në “Facebook”, qëndrimin e shefit të qeverisë, Edi Ramës në qytetin e Fierit.

Demokratja duke përmendur inceneratorin e Verrisë në Fier, kujtoi për shqiptarët se ndërtimi i tyre është një nga aferat më të mëdha korruptive të kësaj qeverie.

“Kur Rama kthehet në vendin e krimit! Inceneratoret janë një nga aferat korruptive më të mëdha të kësaj qeverie, 178 mln euro pa tender, me procedura antiligjore dhe tërësisht korruptive, të falura një kompanie pa eksperience, me aksionerë offshore, pa punonjës e lidhur me pushtetin. Një rast aq evaziv saqë edhe Zëri i Amerikës, që kryeministri e ka pagëzuar tanimë si “kazan” ka folur për të.

Për ta kuptuar se sa korruptive është procesi i dhënies së lejeve inceneratore mjafton të përmendim se 17 vkm janë dhënë brenda një dite. Për të grabitur para publike që kanë shkuar dhe do të shkojnë në xhepat e Klodian Zotos (por edhe kush fshihet pas tij).

Kush ka dyshime për krimin ekonomik (por edhe atë mjedisor) le të shohë inceneratorin e Fierit, që do të ndërtohej në fshatin e Verrisë. Janë paguar nga buxheti i shtetit 16 mln euro dhe akoma nuk po hidhet as edhe një tullë. Fshati po zbrazet, njerëzit po ikin, paratë e shqiptarëve i janë paguar firmës së Klodian Zotos por nuk ka shenjë të fillimit të këtij projekti.

Projekti i inceneratorëve në Fier rezulton të jetë fantazmë, ama në Tiranë po realizohet duke u shndërruar në barrë për gjithëkënd. Prandaj kontratat e inceneratorëve do të jenë nga të parat që do te jetë subjekt i ligjit antimafia. Kushdo që ka firmosur, përfituar dhe punuar në dëm të buxhetit dhe qytetarëve do të vihet para ligjit. Fondet do të shkojnë për komunitetin!

Rama fatkeqesisht kudo qe shkon vetem krim shkakton kete here ekonomik e mjedisor. Fieraket prandaj protestojne sot e do protestojne dhe me 16 Mars!”, shkruan Jorida Tabaku.

Next Post
FOTOT/ Graham me “format XXL” pozon me të brendshme

FOTOT/ Graham me “format XXL” pozon me të brendshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Je provincial!” Përplasje e ashpër mes politikanëve në Spanjë për pikturën e Picassos

“Je provincial!” Përplasje e ashpër mes politikanëve në Spanjë për pikturën e Picassos

April 7, 2026
Ulet për herë të parë për këtë vit çmimi i naftës: Ja sa do të kushtojë një litër

Nafta 224 lekë, Konfindustria: Rishikoni politikën fiskale të karburanteve

April 7, 2026
Misioni Artemis II shënon rekord historik në eksplorimin e hapësirës, astronautët nisin kthimin

Misioni Artemis II shënon rekord historik në eksplorimin e hapësirës, astronautët nisin kthimin

April 7, 2026
BE prezanton sistemin e ri të hyrjes/daljes, çfarë ndryshon për udhëtarët

BE prezanton sistemin e ri të hyrjes/daljes, çfarë ndryshon për udhëtarët

April 7, 2026
FOTOLAJM / Deputetët e PD, dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës

FOTOLAJM / Deputetët e PD, dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës

April 7, 2026
“Të gjithë para Kryeministrisë”, mesazhi i Berishës pak orë para protestës

PD funksionon si “klub”! Gazetari: Berisha e ka shuar opozitën. Sulmon këdo që e konsideron armik

April 7, 2026
Drejtori i Policisë nis nga puna/ Takim me shefat e komisariateve, porositë që la

Drejtori i Policisë nis nga puna/ Takim me shefat e komisariateve, porositë që la

April 7, 2026
Nga Denaj e Xhafaj, te Klosi e Gjiknuri / Zbulohet kujt ia ka besuar Rama drejtimin e komisioneve parlamentare

“Punët e Shqipërisë”, Rama mbledh grupin parlamentar, udhëzime për ligjet dhe turin në rrethe

April 7, 2026
Popullsia në Greqi drejt plakjes, Mitsotakis njofton paketën e re prej 1,6 milionë eurosh

Skandali me subvencionet bujqësore në Greqi, Mitsotakis vihet me ‘shpatulla pas murit’

April 7, 2026
Express: Mes rritjes së kostove të udhëtimit, Shqipëria cilësohet si alternativë më e mirë se ‘Maldivet’

Express: Mes rritjes së kostove të udhëtimit, Shqipëria cilësohet si alternativë më e mirë se ‘Maldivet’

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In