• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD e gatshme për destabilitet të vendit, Paloka kërkon shtyrjen e zgjedhjeve

by A R
08/01/2017 10:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike së bashku me aleatët e saj, nuk do të pranojnë të zhvillohen zgjedhje më 18 qershor të këtij viti, nëse maxhoranca nuk do të pranojë më herët të përcaktojë rregulla të qarta që do të siguronin garancinë e procesit. Por Lulzim Basha ka qenë i qartë kur ka theksuar në mbledhjet e Grupit Parlamentar se bojkoti i zgjedhjeve nuk është aspak një opsion, i cili mund të përdoret nga opozita.

Megjithatë, demokratët përmes drejtuesve më të lartë politikë të tyre kanë nisur artikulimin e një skenari të ri që nuk lidhet me bojkotin e zgjedhjeve, por me shtyrjen e tyre deri në përmbushje të standardeve, sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR.

Kreu i Grupit Parlamentar demokrat, Edi Paloka, në një intervistë për “Panorama” thekson se mjafton vetëm vullneti i shumicës parlamentare dhe i Kryeministrit Rama për përmbushjen e standardeve për zgjedhjet parlamentare dhe shtyrja e tyre me disa muaj mund të jetë një realitet i pranueshëm.

Por për opozitën maxhoranca dhe Kryeministri Rama, nuk kanë vullnetin për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Krijimi i një qeverie teknike është opsioni i parapëlqyer i opozitës dhe për arritjen e këtij qëllimi, ata janë gati të ndërmarrin edhe hapa që mund të çojnë deri në destabilitet në vend.

Z.Paloka, opozita ka hartuar prej kohësh një platformë zgjedhore me kërkesat e saj për zhvillimin e një procesi të rregullt zgjedhor. Por teksa Komisioni i Reformës Zgjedhore nuk po del me një rezultat konkret, jo vetëm në lidhje me këtë kërkesë por edhe për kërkesat e OSBE-ODIHR-it, a mund të jetë shtyrja e datës së zgjedhjeve një opsion që mund të përdoret për përmbushjen e standardeve?

Lidhur me shtyrjen e datës së zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit, siç jam shprehur dhe më parë, mendoj se ky do të ishte një opsion për t’u shqyrtuar. Por ky opsion ka vlerë për t’u shqyrtuar nëse realisht do të ekzistonte vullneti politik i Edi Ramës për të realizuar pikat e kërkuara jo vetëm nga PD-ja, por edhe nga parti të tjera që bëjnë pjesë në koalicionin opozitar ose jo. Pra, nëse realisht problemi do të ishte koha për të realizuar të themi votimin dhe numërimin elektronik, dhe Edi Rama do të shprehte vullnetin për realizimin e tyre, atëherë mund të diskutohej pse jo një shtyrje disamujore. Problemi nuk është koha, por vullneti i Edi Ramës për të zhvilluar zgjedhje të drejta. Që nga maji i vitit të shkuar ka pasur kohë mjaft, por ka munguar dhe mungon vullneti politik i Edi Ramës.

Cilat mund të jenë rrugët që PD mund t’i imponohet Edi Ramës për krijimin e një qeverie teknike, kur ai mban një mandat të fituar me votat e shqiptarëve?

Partia Demokratike sot ka vetëm një qellim, t’u japë shqiptarëve mundësinë të votojnë lirisht dhe që vota e tyre të numërohet drejt. Vetëm kështu vendi do të ketë qeverinë që kërkojnë qytetarët. Për të realizuar këtë qëllim ne do të përdorim gjithë arsenalin që ka një parti politike, një opozitë, që sot është shpresa e vetme për qytetaret e saj. Ajo që unë dua të përsëris është se nëse Edi Rama dhe kjo maxhorancë nuk do të plotë- sojnë kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme, atëherë as nuk mund të flitet për stabilitet e qetësi me në këtë vend.

Do të jenë protestat një nga format, me të cilat opozita do të kërkojë largimin e kësaj qeverie?

Vendimet për hapat konkretë do të merren në konsultim me strukturat dhe aleatët e opozitës. Por siç e theksova, ne do të përdorim të gjithë arsenalin tonë dhe të gjitha format që të mos jetë kjo qeveri ajo që do të organizojë zgjedhjet e ardhme.

Next Post
Rrëfimi i çiftit të zjarrtë që bën seks 20 herë në ditë…

Ekspertët e shëndetit: Seksi, ilaçi më i mirë për të shmangur gripin në dimër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

BE-Ballkani Perëndimor do mblidhen në nëntor, Shqipëria edhe një hap më shumë drejt anëtarësimit! Integrim gradual në tregun tonë

October 23, 2026
Kërkuan lista të hapura në zgjedhje, Gjykata Kushtetuese rrëzon partitë e vogla

Pretendimet dhe ankimimi i PD për marrëveshjen e huasë 302 milionë USD me SHBA-të, “Kushtetuesja” e kalon në seancë!

October 23, 2026
Melania Trump njofton armëpushim humanitar mes Rusisë dhe Ukrainës në qytetin Oleshky

Melania Trump njofton armëpushim humanitar mes Rusisë dhe Ukrainës në qytetin Oleshky

October 23, 2026
Tensione në rritje/ Polonia mbyll dy aeroporte pas sulmeve ruse në Ukrainë, NATO aktivizon avionët luftarakë!

Tensione në rritje/ Polonia mbyll dy aeroporte pas sulmeve ruse në Ukrainë, NATO aktivizon avionët luftarakë!

October 23, 2026
Babai i Meghan Markle nën hetim për materiale të dyshuara me abuzim seksual ndaj fëmijëve!

Babai i Meghan Markle nën hetim për materiale të dyshuara me abuzim seksual ndaj fëmijëve!

October 23, 2026
Netanyahu njofton operacion ushtarak në Bregun Perëndimor: I ngjashëm nuk është parë që nga viti 1967

Netanyahu njofton operacion ushtarak në Bregun Perëndimor: I ngjashëm nuk është parë që nga viti 1967

October 23, 2026
ZV/ministrja e Brendshme nga Korça: Shtatë efektivë policie të pezulluar, 55 ankesa për tejkalim të detyrës!

ZV/ministrja e Brendshme nga Korça: Shtatë efektivë policie të pezulluar, 55 ankesa për tejkalim të detyrës!

October 23, 2026
Pas kthimit nga Luksemburgu, Rama mbledh nesër Grupin e PS dhe ministrat! Zbulohen 2 çështjet që do diskutohen…

Urdhri i kryeministrit Rama nis të vihet në zbatim, dorëhiqen drejtorët e institucioneve qendrore në nivel vendor në Dibër, rreth 130 të tjerë në pritje

October 23, 2026
Trupat ukrainase raportojnë probleme të vazhdueshme me Starlink

Trupat ukrainase raportojnë probleme të vazhdueshme me Starlink

October 23, 2026
“Të shfuqizohet sistemi zgjedhor parlamentar i vitit 2020”- Bylykbashi propozon ndryshime rrënjësore kushtetuese: Kryetarët e partive të kenë mandate të kufizuara!

Oerd Bylykbashi (nuk) po revizionon Oerd Bylykbashin, si Bedri Spahiu, Bedri Spahiun?!

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In