• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD e eliminoi nga gara për kryetare të KQZ-së, Meta e merr Luzin drejtoreshë në Kuvend

by A R
12/01/2017 08:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasi u eliminua nga Partia Demokratike nga gara për një mandat të dytë në krye të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefterije Luzi (Lleshi) do të kthehet sërish në një funksion në administratën publike.

Ish-kryetarja e KQZ-së do të nisë punë si drejtoreshë në Kuvendin e Shqipërisë. Luzi është parë në ambientet e Kryesisë së Kuvendit ditën e martë.

E kontaktuar nga “Panorama”, ish- kryetarja e KQZ-së ka konfirmuar rikthimin në Kuvendin e Shqipërisë në një detyrë të njëjtë me atë që ka pasur para se të zgjidhej si kryetare e KQZ-së katër vite më parë.

Lefterije Luzi do të marrë funksionin e drejtoreshës së Shërbimeve të Komisioneve Parlamentare, funksion i cili prej disa muajsh ishte vakant. Ky post është mbajtur për disa vite nga Tomi Kola, ish- drejtor i Qendrës së Regjistrimeve të Biznesit (QKR). Drejtoria e Shërbimeve të Komisioneve Parlamentare është një prej drejtorive të rëndësishme të Kuvendit dhe që bashkëpunon ngushtë me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta.

Lefterije Luzi mbante një nga detyrat e rëndësishme në administratën Jozefina Topalli, atë të drejtoreshës së Shërbimeve Juridike dhe detyrën e anëtares së Këshillit të Lartë të Drejtësisë, si përfaqësuese e Kuvendit.

Duke qenë se ky funksion aktualisht është i plotësuar, ajo do të jetë drejtoreshë në shërbimin e komisioneve parlamentare. Rikthimi në detyrën e mëparshme është një e drejtë ligjore që u është njohur anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në nenin 17 të Kodit Zgjedhor, që flet për të drejtat dhe detyrat e anëtarit të KQZ-së, në pikën 5, specifikohet se:

“Pas mbarimit të funksionit, anëtari i KQZ-së rikthehet në funksionin publik të mëparshëm dhe kur kjo nuk është e mundur, në një vend të të njëjtit nivel në organet e administratës publike”. Edhe pse në vendin tonë të drejtat për t’u rikthyer në një funksion janë të përcaktuara në ligj, shpeshherë ato mbeten si vendim i vullnetit politik.

Për 6 muajt e mbetur të mandatit të këtij Parlamenti, Lefterije Luzi do të jetë një ndër bashkëpunëtoret e ngushta të Ilir Metës.

“Shërbimet e Kuvendit kryejnë detyra këshillimore, informuese organizative dhe teknike, në shërbim të veprimtarisë së deputetëve, Kuvendit dhe organeve të tij. Shërbimet e Kuvendit krijojnë mundësi dhe kushte të barabarta që deputetët, Kuvendi dhe organet e tij të kryejnë detyrat kushtetuese dhe ligjore.

Shërbimet e Kuvendit përbëhen nga: a) shërbimet legjislative, në përbërje të të cilave janë shërbimi i seancës plenare, shërbimi juridik, shërbimi i analizës dhe mbikëqyrjes së zbatimit të buxhetit të shtetit dhe shërbimi i komisioneve të Kuvendit”, thuhet në Rregulloren e Kuvendit.

PËRJASHTIMI

Emri i Lefterije Luzit u lakua si një ndër kandidatët favoritë për një mandat të dytë në krye të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Deri në momentin e fundit, ajo ishte drejt rimandatimit, pasi kishte mbështetjen e PS dhe LSI, por Luzi u përjashtua nga Partia Demokratike si një nga dy kandidatët që duhet të eliminoheshin nga gara.

PD preferoi të lerë në garë dy kandidatët e propozuar nga Partia Socialiste, Denar Bibën, që më pas u zgjodh si kryetar i KQZ-së dhe kandidatin tjetër, Koli Belen, i cili u eliminua gjatë garës.

Kush është Lefterije Luzi

Lefterije Luzi ka lindur në qytetin e Librazhdit. Ajo ka përfunduar Fakultetin e Drejtësisë në vitin 1992. Në vitin 2005 ajo ka marrë licencën si avokate. Ndërsa në vitin 2009 Luzi ka kryer studimet pasuniversitare në Fakultetin e Ekonomisë, “Marketing i Avancuar”. Luzi, nga viti 2009-2012 ka mbajtur postin e anëtares së KLD-së dhe njëkohësisht të drejtoreshës së shërbimeve Juridike në Kuvend./a.m.

Next Post
Dybala: Jemi ndër më të mirët, duam Championsin

Dybala refuzon milionat e Realit dhe Barçës: Jam i lumtur të qëndroj te Juventus

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Varreza masive në Kosovë, gjenden eshtrat trupore të tre personave të tjerë në Zubin Potok!

Varreza masive në Zubin Potok, arrestohet një person i dyshuar për krime lufte në Kosovë!

September 3, 2026
Kosovë, deputetët e PDK mblidhen në Kuvend, LDK dhe AAK thirrje Kurtit që të thërrasë sonte seancën e konstituimit e të mos shkelë Kushtetutën

Kriza politike në Kosovë, PDK dhe Aleanca vijojnë përplasjen me Vetëvendosjen, Kuvendi mbetet i bllokuar!

September 3, 2026
E bujshme nga Argjentina, pas vdekjes së babait Lionel Messi merr pushim të pacaktuar në afat! I duhet kohë për të rikuperuar dhimbjen

U tërhoq nga kombëtarja pas dy dekadash, Argjentina do nderojë Messin në mënyrë speciale!

September 3, 2026
Zjarr i madh në pyjet e Lezhës, operacion nga ajri me dy helikopterë! Digjen disa banesa në Kashnjet, vendoset edhe perimetër sigurie

Zjarr i madh në pyjet e Lezhës, operacion nga ajri me dy helikopterë! Digjen disa banesa në Kashnjet, vendoset edhe perimetër sigurie

September 3, 2026
VIDEO/ Anija përfshihet nga zjarri në Portin e Shëngjinit, forca të shumta drejt vendngjarjes! Shmanget përhapja e flakëve, shkak dyshohet…

VIDEO/ Anija përfshihet nga zjarri në Portin e Shëngjinit, forca të shumta drejt vendngjarjes! Shmanget përhapja e flakëve, shkak dyshohet…

September 3, 2026
VIDEO/ Zbardhen pamjet e konfliktit brenda hotelit në Orikum mes dy biznesmenëve, të pranishëm edhe persona të armatosur

VIDEO/ Zbardhen pamjet e konfliktit brenda hotelit në Orikum mes dy biznesmenëve, të pranishëm edhe persona të armatosur

September 3, 2026
VIDEO/ Stuhia e shekullit godet Toronton, përmbytje dhe dëme katastrofike! Mijëra kanadezë pa energji, shikoni pamjet

VIDEO/ Stuhia e shekullit godet Toronton, përmbytje dhe dëme katastrofike! Mijëra kanadezë pa energji, shikoni pamjet

September 3, 2026
Po kalonte rrugën, makina përplas këmbësoren në Durrës! Gruaja dërgohet me urgjencë në spital, ja si paraqitet gjendja e saj

Po kalonte rrugën, makina përplas këmbësoren në Durrës! Gruaja dërgohet me urgjencë në spital, ja si paraqitet gjendja e saj

September 3, 2026
VIDEO/ “Audi A8” shkrumbohet tërësisht nga flakët në “bypass-in” pranë Radhimës, ja për çfarë dyshohet!

VIDEO/ “Audi A8” shkrumbohet tërësisht nga flakët në “bypass-in” pranë Radhimës, ja për çfarë dyshohet!

September 3, 2026
“E di që ke probleme me formimin…”/ Plas përsëri në mbledhjen e KLP, Bogdani sfidon Stojanin pas kërkesës për përjashtim: Hajde shohim diplomat…

“E di që ke probleme me formimin…”/ Plas përsëri në mbledhjen e KLP, Bogdani sfidon Stojanin pas kërkesës për përjashtim: Hajde shohim diplomat…

September 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com