Prokuroria e Përgjithshme ka mbyllur hetimet për kryebashkiakun e Matit, Agron Malaj, 6 muaj pas denoncimit të Partisë Demokratike. Sipas Prokurorisë, Malaj nuk ka probleme me dekriminalizimin. Organi i akuzës sqaron se veç dënimit të vitit 1999 për të cilin edhe PD ka kërkuar heqjen e mandatit te tij, rezulton se në vitin 2019 ka pasur një kallëzim ndaj tij, por prokuroria e ka pushuar.
“Ndaj Malajt rezulton të ketë pasur një kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Mat më 11 prill 2019, për të cilin prokurori ka vendosur mosfillim të procedimit penal”, thuhet në vendim.
Ndërsa për akuzën e ndryshimit të gjeneraliteteve, prokuroria shprehet se kjo akuzë nuk qëndron.
“Drejtoria e Gjendjes Civile ka paraqitur në Prokurorinë e Përgjithshme të dhënat personale të Agron Malajt. Refereruar këtyre të dhënave rezulton se subjekti nuk ka kryer ndryshim në përbërësit e gjendjes civile. Malaj nuk rezulton të ketë ndryshime në përbërit e gjendjes civile, ndërsa pavarësisht se në vendimet gjyqësore të ndryshme evidentohet si Agron Rufat Malaj dhe Agron Rifat Mala, nisur nga të dhënat si amësia, ditëlindja apo krahasimi i gjurmëve të gishtave rezulton se kemi të bëjmë me të njëjtin person”, thuhet në shkresën e prokurorisë.
“Ndaj Malajt rezulton të ketë pasur një kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Mat më 11 prill 2019, për të cilin prokurori ka vendosur mosfillim të procedimit penal. Malaj nuk rezulton të ketë ndryshime në përbërit e gjendjes civile, ndërsa pavarësisht se në vendimet gjyqësore të ndryshme evidentohet si Agron Rufat Malaj dhe Agron Rifat Mala, nisur nga të dhënat si amësia, ditëlindja apo krahasimi i gjurmëve të gishtave rezulton se kemi të bëjmë me të njëjtin person”, thotë Prokuroria.
Sa i përket kërkesës së PD-së për heqje të mandatit të kryebashkiakut të Matit, prokuroria shprehet se duhet të shprehet departamenti i dekriminalizimit me kërkesë të KQZ.
“Ky vendim mbi rezultatet e verifikimit do t’i njoftohen brenda tre ditëve Komisionit Qendror të Zgjedhore, i cili si organ kompetent duhet të shqyrtojë nëse janë evidentuar të dhëna që përfshihen në sferën e kufizimeve”.
Në janar të këtij viti PD denoncoi Agron Malajn për armëmbajtje pa leje, duke i kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme verifikimin e të kaluarës të isht -gardistit. PD kërkoi heqjen e mandatit të Malajt.
g.kosovari