• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD e bindur: Vangjush Dako do arrestohet edhe po e mbajti Rama

by Java News
25/11/2018 15:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Opozita nuk i ndahet Dakos. Partia Demokratike nuk harroi as sot të akuzonte kryetarin e Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako. Deputetja e PD Lindita Metaliaj tha se duke patur prokurorinë politike si protektore të pushtetit ilegjitim të Edi Ramës, Kryetari i Bashkisë së Durrësit, mund ta shtyjë për pak arrestimin e tij, por ai e di shumë mirë se koha punon kundër tij.

 

Sipas saj, përgjimet e dosjes 339 kanë zbuluar para të gjithëve se Kryeatari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, është kapur në flagrancë duke bashkëpunuar me bandat në zgjedhje. Metaliaj theksoi se Vangjush Dako do të arrestohet, do apo nuk do Edi Rama!

 

DEKLARATË E PLOTË

Pas zgjedhjeve te vitit të kaluar, vëzhguesit ndërkombëtarë pranuan blerjen e votave, kërcënimin dhe intimidimin e votuesve. Pas daljes në dritë dosjes 339, askush nuk mund ta mohojë këtë.

Përgjimet e dosjes 339 kanë zbuluar para të gjithëve se Kryeatari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, është kapur në flagrancë duke bashkëpunuar me bandat në zgjedhje.

Bandat ishin shtabi qëndror elektoral i Vangjush Dakos dhe Partisë Socialiste në Durrës. Bandat kanë blerë vota, kanë kërcënuar e intimiduar votuesit, ndërsa Vangjush Dako i ka shpërblyer ato me tendera dhe pasuri publike.

Ky është krim elektoral dhe ky krim elektoral duhet të ndëshkohet!

Për bashkëpunimin me krimin e organizuar në Durrës dhe blerjen e votave në shkëmbim të favoreve, Vangjush Dako meriton të shkojë në burg!

Duke patur prokurorinë politike si protektore të pushtetit ilegjitim të Edi Ramës, Kryetari i Bashkisë së Durrësit, mund ta shtyjë për pak arrestimin e tij, por ai e di shumë mirë se koha punon kundër tij!

Strategjia e Edi Ramës për ta shitur bashkëpunimin me krimin si normalitet politik synon të mpijë reagimin e shoqërisë, por nuk ka për të funksionuar!

Të vërtetat e dosjes 339 për masakrën elektorale dhe pushtetin e blerë përmes bandave nuk mund t’i mbulojnë as kërcënimet e propaganda e Edi Ramës, as heshtja e Vangjush Dakos!

Vangjush Dako do të arrestohet, do apo nuk do Edi Rama!​ (BW)

Next Post
Greqi/ Ligji prish 3 200 shtëpi dhe nuk jep asnjë dëmshpërblim

Greqi/ Ligji prish 3 200 shtëpi dhe nuk jep asnjë dëmshpërblim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dua mandatin e katërt si president”, Trump zbulon synimet për zgjedhjet e ardhshme në SHBA

“Dua mandatin e katërt si president”, Trump zbulon synimet për zgjedhjet e ardhshme në SHBA

July 25, 2026
Ministri Hoxha: Shqipëria ka avancuar me ritme të shpejta në negociatat e anëtarësimit, BE të mbajë premtimin

Ministri Hoxha: Shqipëria ka avancuar me ritme të shpejta në negociatat e anëtarësimit, BE të mbajë premtimin

July 25, 2026
Në Prishtinë votohet, në Shkup dialogohet, në Tiranë vegjetohet

Problemi nuk është komunikimi, por qeverisja

July 25, 2026
Do të lidhë Dukagjinin me Kurorën e Alpeve Shqiptare, Rama publikon pamjet: Gati kantieri i rrugës Shalë–Tropojë

Do të lidhë Dukagjinin me Kurorën e Alpeve Shqiptare, Rama publikon pamjet: Gati kantieri i rrugës Shalë–Tropojë

July 25, 2026
Pas filmit ‘The Odyssey’, Greqia kërkon që Mali Olimp të shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

“Jetë e dyfishtë” dhe shumë sekrete, ja cila është shenja më misterioze e horoskopit

July 25, 2026
Pas filmit ‘The Odyssey’, Greqia kërkon që Mali Olimp të shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

Pas filmit ‘The Odyssey’, Greqia kërkon që Mali Olimp të shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

July 25, 2026
Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

Shqipëria fillon përgatitjet ligjore për adoptimin e euros, eksperti: Do krijojë mundësi të reja për ekonominë

July 25, 2026
“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë në ditën e 56-ë të protestës

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë në ditën e 56-ë të protestës

July 25, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Gjorm të Kurbinit, plagoset një 22-vjeçar

Të shtëna me armë zjarri në Gjorm të Kurbinit, plagoset një 22-vjeçar

July 25, 2026
Sonte shkruhet historia, Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua-n në duelin më të madh të boksit shqiptar

Sonte shkruhet historia, Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua-n në duelin më të madh të boksit shqiptar

July 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In