• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD e Berishës sulmon Begajn: Flet me gjuhën e Ramës, motoja ‘Fajin e ka Anglia’ papërgjegjshmëri!

by
18/01/2023 15:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

PD e Rithemelimit e dënon gjuhën që përfaqësues të qeverisë, por edhe presidenti Bajram Begaj, kanë bërë ndaj deklaratave diskriminuese ndaj shqiptarëve të zyrtarëve britanikë.

Zëdhënësja Floriana Garo akuzoi presidentin se nuk është i pavarur, dhe se flet në gjuhën e kryeministrit Rama  kur edhe ai tha se shqiptarët sulmohen prej politikave të brendshme nga zyrtarë të dëshpëruar britanik.

Garo i bën thirrje Begajt që të thërrasë Këshillin e Sigurisë, sepse emigracioni biblik, shpopullimi kataklizmik, nuk janë punë deklaratash, por emergjencë kombëtare.

‘Kur dëgjon presidentin e Republikës të huazojë gjuhën e gjatë të kryeministrit apo të StrateXhaçkës së tij, dhe të marrë shenjë qeverinë e Madhërisë së Tij, kupton se shteti ka rënë në duar të pasigurta, ashtu si shqiptarët që ikin janë në kthetrat e sekserëve të emigracionit të paligjshëm, nëpër kanalin e La Manshit. Identifikimi vullnetar i Presidentit me kryeministrin, edhe në gjuhën e marrdhënieve ndërkombëtare, një fushë ku ky i fundit është tashmë i diskredituar, dhe i ka sjellë kosto vendit, dëshmon se ndarja e pushteteve në Shqipëri është një koncept i huaj dhe Begaj e Rama i dinë vetëm emrin. Presidenti si emblema e supozuar e unitetit kombëtar, duhet t’i thërrasë mendjes së pari, dhe së dyti të thërrasë Këshillin e Sigurisë, sepse emigracioni biblik, shpopullimi kataklizmik, nuk janë punë deklaratash, por emergjencë kombëtare. Lufta e deklaratave dhe motoja “Fajin e ka Anglia” nuk dëshmon gjë tjetër veçse papërgjegjshmërinë dhe varfërinë e mendjeve dhe politikave të brendshme, ta cilat mbulohen me pseudo ngjarje në marrëdhëniet me jashtë.’- u shpreh Garo.

Gjatë një aktivitetit përkujtimor të 555 vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar ‘Gjergj Kastriot Skënderbeut’, presidenti Bajram Begaj foli për shqiptarët të cilët kanë arritur suksese nëpër vende të caktuara të botës. Duke nënkuptuar deklaratën që ministri britanik bëri për emigrantët shqiptarë në Britaninë e Madhe, Begaj tha zyrtarë të tillë të lartë duan të zgjidhin dëshpërimin e tyre ditor duke folur keq për shqiptarët.

Deklarata e ministrit britanik të Imigracionit, shkaktoi reagime të institucioneve zyrtare të tjerë të Shqipërisë. Ka qenë ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ajo e cila reagoi së pari duke e konsideruar deklaratën e Jenrick si ‘të turpshme’ me synimin vetëm për të fituar disa vota të elektoratit britanik. Ministria e Jashtme kërkoi paraqitjen e ambasadorit britanik në Tiranë, Alastair King Smith të cilit i komunikuan një ‘Notë Verbale’ të Shqipërisë ndaj Britanisë së Madhe për gjuhën diskriminuese që cënon bashkëpunimin mes dy vendeve.

/e.d

Next Post
Iu gjet kufoma në lumin Shkumbin: Zbulohet kush është 50-vjeçarja, vuante nga epilepsia

Iu gjet kufoma në lumin Shkumbin: Zbulohet kush është 50-vjeçarja, vuante nga epilepsia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse aplikojnë shumë tek “Dyfisho ndërmarrjen tënde”?

September 29, 2026
“Dëshiron të hysh në BE si narkoshtet?”, Noka debat me Nazarkon: Nuk jeni të besueshëm nëse thoni se…

“Dëshiron të hysh në BE si narkoshtet?”, Noka debat me Nazarkon: Nuk jeni të besueshëm nëse thoni se…

September 29, 2026
SPAK thotë i “JO” Këshillit Bashkiak! Veliaj nuk lejohet as fizikisht dhe as online në mbledhjen e sotme

SPAK thotë i “JO” Këshillit Bashkiak! Veliaj nuk lejohet as fizikisht dhe as online në mbledhjen e sotme

September 29, 2026
Tragjedi në fushën e blertë / 16-vjeçari shqiptar humb jetën pas përplasjes fatale gjatë ndeshjes

Tragjedi në fushën e blertë / 16-vjeçari shqiptar humb jetën pas përplasjes fatale gjatë ndeshjes

September 29, 2026
“E ke radhën ti!”/ Balla shpërthen ndaj Shehajt pas tentativës për t’i marrë 100 mijë euro Armand Dukës

“E ke radhën ti!”/ Balla shpërthen ndaj Shehajt pas tentativës për t’i marrë 100 mijë euro Armand Dukës

September 29, 2026
Bëri si ‘interesant’ me makinë mbi trotuar për TikTok, gjobitet me 600 mijë lekë shoferi në Berat

Bëri si ‘interesant’ me makinë mbi trotuar për TikTok, gjobitet me 600 mijë lekë shoferi në Berat

September 29, 2026
Zgjedhja e Endrit Shabanit dhe dënimi i Ervin Salianjit, sot në Gjykatën Kushtetuese

Zgjedhja e Endrit Shabanit dhe dënimi i Ervin Salianjit, sot në Gjykatën Kushtetuese

September 29, 2026
Meloni kalon provën e zgjedhjeve të pjesshme kundër rivalit të ri të ekstremit të djathtë -

Meloni kalon provën e zgjedhjeve të pjesshme kundër rivalit të ri të ekstremit të djathtë –

September 29, 2026
Qeveria britanike e konfirmon: Hyrja falas në muzetë kombëtare do të vazhdojë -

Qeveria britanike e konfirmon: Hyrja falas në muzetë kombëtare do të vazhdojë –

September 29, 2026
Dy persona të zhdukur gjatë luftës identifikohen përmes ADN-së në Kosovë

Dy persona të zhdukur gjatë luftës identifikohen përmes ADN-së në Kosovë

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com