• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD e Berishës, si “BMW”-ja ime pa letra

by Mero Baze
11/12/2021 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Sot është një ditë e rëndësishme për Partinë Demokratike, por dhe gjithë shoqërinë shqiptare, pasi kemi fillimin zyrtar të ndarjes së berishizmit nga Partia Demokratike. Si një landfill gjigand, stadium “Air Albania” sot ishte vendi ku dekantoi I gjithë berishizmi I 30 viteve të politikës shqiptare, për të qenë bashkë, për të qenë më vete dhe të motivuar për të bërë betejë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kanë shpallur familjen pronare të ish Partisë Demokratike, si familje të korruptuar, si minues të demokracisë dhe shantazhues të sistemit të drejtësisë.

Për herë të parë historia politike në Shqipëri është e qart dhe berishizmi nuk vepron më nën maskën dhe emrin e dikut tjetër, siç u mundua të bënte Sali Berisha këto tetë vitet e fundit duke përdorur si maskë Lulzim Bashën.

Për herë të parë sot në historinë e Shqipërisë disa mijëra militantë dhe mbështetës të Berishizmit, themeluan një parti politike antiamerikane, dhe u betuan se do të vënë në vend “dinjitetin” e nëpërkëmbur të familjes Berisha e cila është e damkosur si një familje hajdute, një familje që ka minuar demokracinë në Shqipëri dhe ka shantazhuar sistemin e drejtësisë.

As Partia Komunsite e Shqipërisë më 1941 nuk u formua si parti antiamerikane. Edhe ajo e gjeti një motiv më të fisëm, siç ishte antifashizmi, edhe pse e keqpërdori atë më pas. Partia që u themelua sot në stadiumin “Air Albania”, pas fjalimit alla Hugo Chavez të Sali Berishës, po përpiqet të maskoj antiamerikanizmin me antibashizmin.Por kjo nuk I bën punë.

Ashtu si berishizmi nuk arriti ta fsheh dot kokën si struci për tetë vite, duke u fsheur pas kostumit të Lulzim Bashës, as antiamerikanizmi I sotëm I Sali Berishës nuk fshihet dot pas tabelës së qitjes prej letre që ka caktuar sërisht Lulzim Bashën.

Në një sallë pa asnjë flamur amerikan, dhe më një fjalim rreth gjysëm ore I tëri kundër SHBA, Sali Berisha si një Haxhi Qamil I shekullit 21, po përpiqet të frikësoj Uashingtonin me Bathoren.

E vërteta është se ky ishte mitingu më I vogël që ai ka bërë në këto 30 vite. Si një politikan populist, ai shquhet për tubime të mëdha dhe mitingje shumë herë më të mëdha si ky I sotmi. Sot mezi mblodhi 6 deri 7 mijë vet, të cilët herë I quante “delegate” e herë demokrat, pa verifikuar askënd.

Ishte e qart se thjesht këkron të hap një proces ilegjitim të shantazhit mbi Partinë Demokratike dhe të mbaj idhtarët e tij në rresht si repart taliban kundër SHBA.

Në finale ky është një proces pozitiv. Shqipëria e ka pas të nevojshme ndarjen e shoqërisë nga berishizmi. Deri më sot ka qenë pengesë PD që përpiqej ta maskonte atë. Ndarja e PD nga berishizmi, ka po aq rëndësi sa ka pasur në vitet 90, ndarja e socialistëve nga enverizmi. Ndërsa socialistët e bën atë me kurajo të madhe dhe me integritet të lart, duke u bashkuar të gjithë në një sallë dhe duke debatuar dhe votuar aty, demokratët nuk ja dolën dot. Ata u ndan berishistët në një anë dhe demokratët e tjerë në selinë e tyre. Dhe më mirë kështu.

Kjo është një vërtet që duhet respektuar, edhe pse mund ti haj pak kohë opozitës për të rimarrë veten e për tu rikthyer më e fort në skenën politike. Lulzim Basha është I dënuar të qëndroj përballë këtij kanceri të politikës shqiptare në emër të demokratëve dhe historisë së Partisë Demokratike, që Berisha po kërkon ta përdhos duke e degraduar si histori antiperëndimore.

Sali Berisha që mendon se sot ka prek qiellin, në fakt ka prek fundin. Ai thjesht ka marrë pjesën e tij trushpëlarë të opozitës me shpresë se me të do të çorodis opozitën. Në fakt nuk çorodit më asgjë.

Krekosja e tij se tani PD e tij është më e fort, më kujtoi një episod të vitit 2009.Duke qenë në luftë me Sali Berishën, një natë para vitit të ri ai më dogji makinën para pallatit, duke bërë kudjes të terrorizonte dhe fëmijët, në përpjekje për të krijuar gjendje terrori.

Dy miq të mi biznesmenë, të nesërmen më thirrën në drek dhe po më qetësonin për atë që kishte ndodhur. Më pyetën çfarë veture kisha pasur dhe çfarë ngjyre kishte.

Kur ika një prej tyre më tha. Merri këto çelsat. Ke një BMV thuajse të re, më e mirë se ajo që kishe, me atë ngjyrë. Vuri ato targat që kishe dhe vazhdo se është makinë pa letra.

E mora në fakt dhe e mbajta derisa iku Berisha nga pushteti. Ishte shumë e mirë si makinë, dhe nuk më dhimbsej po të ma digjte prap, por kishte një problem. Ishte pa letra dhe nuk dilja dot jashtë. Si kjo parti e Berishës sot.

Next Post
FOTO/ Me dy gishtat lart, Stresi shkon bashkë me të atin në Kuvend për të mbështetur Berishën

FOTO/ Me dy gishtat lart, Stresi shkon bashkë me të atin në Kuvend për të mbështetur Berishën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rregullorja e re e brendshme e GJKKO, SafeJournalists: Të rishikohen rregullat! Kufizohen gazetarët dhe informimi publik

Rregullorja e re e brendshme e GJKKO, SafeJournalists: Të rishikohen rregullat! Kufizohen gazetarët dhe informimi publik

August 7, 2026
Pasagjeri ndërron jetë në tragetin e linjës Bari-Durrës

Rritet fluksi i udhëtarëve në Portin e Durrësit, mbi 349 mijë pasagjerë në 7 muaj

August 7, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Mbi antishqiptarinë e shqiptarëve

August 7, 2026
Aksident në Fier-Shegan, plagoset rëndë një person, detajet e para

Aksident në Fier-Shegan, plagoset rëndë një person, detajet e para

August 7, 2026
Nufi viziton kantierin detar të FINCANTIERI në Itali: Praktikat më të mira për projektin “Fincantieri Albania” në Vlorë

Nufi viziton kantierin detar të FINCANTIERI në Itali: Praktikat më të mira për projektin “Fincantieri Albania” në Vlorë

August 7, 2026
Si po ndihmon teknologjia në luftën kundër zjarreve në pyje

Si po ndihmon teknologjia në luftën kundër zjarreve në pyje

August 7, 2026
Mësuesja turke që mori pjesë në protestat kundër Erdoganit para Gjykatës së Tiranës, pritet masa e sigurisë

Mësuesja turke që mori pjesë në protestat kundër Erdoganit para Gjykatës së Tiranës, pritet masa e sigurisë

August 7, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Huaja 100 milionë euro, një tjetër shkak madhor për zgjidhjen e kontratës së koncesionit të Aeroportit të Vlorës

August 7, 2026
Deklarata e Ramës për çështjen e detit, media greke: Burimet diplomatike raportojnë për probleme teknike

Rama për “Financial Times”: Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

August 7, 2026
Shpërdoruan detyrën në dëm të ministrisë së Bujqësisë, Prokuroria e Tiranës çon në gjyq 20 nëpunës publikë

Mashtrimet online nëpërmjet dërgesave me postë, Prokuroria e Tiranës çon në gjyq nigerianin e pandehur! Ja si u zbulua në Itali dhe kurthi (DOSJA)

August 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com