• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD: Do ta anulojmë stadiumin e Ramës, premtojmë një më të mirë

by Java News
22/04/2016 12:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike e cilëson një plan korruptiv dhe klientelist projektin e stadiumit të ri të Tiranës. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa tha se projekti që u prezantua një ditë më parë e kthen stadiumin në një qendrën më të madhe tregtare në kryeqytet.

DEKLARATA E PLOTE E ZHUPES

Edi Rama zbuloi për publikun një prej planeve me korruptive e klienteliste të këtyre 3 viteve, siç është qendra e madhe e biznesit dhe e tregtisë aty ku gjendet sot Stadiumi Qemal Stafa.

Përveçse e kthen stadiumin në një qendrën më të madhe tregtare në kryeqytet, plani i Edi Ramës parashikon edhe ngritjen e një kulle të tmerrshme betoni, po aq korruptive dhe klienteliste.

Mirëfilltazi kemi të bëjmë me një aferë financiare, dhe jo me një arenë sportive.

Në mungesë të plotë transparence e konsultimi publik, dje Edi Rama ka bërë fakt të kryer projektin e tij për të zaptuar bashkë me miqtë dhe klientelën e vet zonën historike dhe monumentale, ndër më të shtrenjtat e fitimprurëset në Tiranë, me dyqane, beton e hotel.

Partia Demokratike e pati lajmëruar dhe denoncuar këtë skemë korruptive që me 24 janar të këtij viti.

Por në fshehtësi të plotë Edi Rama ka vazhduar me këtë plan antisportiv në fakt, që futbollin e ka si mbulesë për pazarin e madh me qendrën tregtare.

Partia Demokratike lajmëron edhe një herë të interesuarit bankat dhe sipërmarrësit që janë thirrur të bëhen pjesë e këtij aksioni korruptiv e financiar të Edi Ramës, se ne nuk e njohim dhe do ta anulojmë menjëherë këtë projekt hajdutërie, sapo shqiptarët të na besojnë drejtimin e vendit.

E ritheksojmë se është në riskun e tyre personal dhe në përgjegjësinë e tyre nëse hedhin para, në këtë projekt të Edi Ramës, që e trajton stadiumin si pronën e tij.

Partia Demokratike ju premton tifozëve një stadium sipas të gjitha standardeve olimpike moderne, për publikun, të ndërtuar me fonde publike, pa kullë, ku prioritet do të jetë sporti dhe spektatori, dhe jo biznesi, klientela e kryeministrit që kërkon të grabisë hapësirën më përfaqësuese publike dhe sportive në vend.

arena kombetarearena 1arena 2

Next Post

Në Serbi ka nisur heshtja parazgjedhore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In