Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj ka thënë në rubrikën ‘Opinion’ në News24 se opozita do të jetë pjesëmarrëse në seancën e sotme të jashtëzakonshme, ku pritet të shqyrtohen dekretet e ministrave të rinj, pasi ajo është një seancë jo normale.
“Me shumë gjasa do jemi në Kuvend sot pasi është një seancë jo normale. Kjo është një qeveri e cofur dhe qëndron mbi votën e grabitur dhe të blerë. Ky vend nuk ka formalisht as qeveri dhe as qeverisje. Ka rënë gjithë qeveria praktikisht. Rama zgjodhi njerëz anonimë dhe jo përfaqësues të qytetarëve si ministra. Rama sillet me qeverinë si të ishte lodra e vet. Kush e parashikon që do jetë pa debat seanca e sotme? Si mund t’i mohosh të drejtën publikut që të mësojë fatin e tij përmes debatit. Të heqësh të drejtën e debatit është anti-ligjore. Kjo seancë duhet të ketë debat pa limit”– tha Alibeaj.
a.cupaj










