• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD do bllokojë seancën parlamentare nëse s’ diskutohet për dekriminalizimin

by Java News
25/02/2016 09:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kjo e enjte pritet të sjellë debate të forta mes opozitës dhe maxhorancës, teksa PD është e vendosur që të bllokojë punimet e kuvendit nëse nuk ndryshon rendi i ditës në parlament.

Propozimet e reja të opozitës në lidhje me ligjin për Dekriminalizimin si dhe zbardhja e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetit Koço Kokëdhima do të jenë dhe dy pikat kryesore të presionit që do të bëjë opozita këtë të enjte.

Propozimet e reja për ligjin e dekriminalizimit, të pakonsultuara me maxhorancën, vënë në shënjestër deputetin Armando Prenga si dhe synojnë pezullimin e ushtrimit të mandatit të tij dhe të atyre personave që janë akuzuar dhe arrestuar për krime kundër jetës. Pavarësisht dorëheqjes së Prengës nga jeta parlamentare, vetë kreu i PD-së Lulzim Basha e ka cilësuar këtë si një truk i bërë nga dora e Ramës dhe se nëse maxhoranca nuk mer në shqyrtim amendimet e reja për dekriminalizimin, do të ketë pasoja.

Nga ana tjetër, Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin në lidhje me mandatin e deputetit socialist Koço Kokëdhima, duke thënë se vendimi i Kuvendit për të mos sjellë për shqyrtim mandatin e tij, është në kundërshtim me Kushtetutën.

Kjo do të thotë se Kuvendi do të jetë i detyruar që të çojë në Gjykatë për shqyrtim Mandatin e Koço Kokëdhimës, për të mos harruar edhe mandatin e deputetes dhe njëkohësisht nënkryetares së parlamentit, Valentina Leskaj.

Beteja e parë do të jetë në Konferencën e Kryetarëve, ku PD do të kërkojë ndryshimin e rendit të ditës dhe futjen me urgjencë në të të këtyre dy pikave. Në të kundërt, opozita ka vendosur që të tendosë seancën, duke bllokuar podiumin e parlamentit. Veprimet mund të shkojnë deri aty sa opozita të braktisë edhe seancën e sotme parlamentare.

Next Post

"Champions"/ Formacioni i javës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
Mbrojtja e të miturve/ Teknologjia rrit filtrat e kontrollit të moshës për rrjetet sociale

Mbrojtja e të miturve/ Teknologjia rrit filtrat e kontrollit të moshës për rrjetet sociale

March 9, 2026
Trump dhe Putin në telefonatë për rreth një orë/ Kremlini zbardh bisedën për Iranin

Trump dhe Putin në telefonatë për rreth një orë/ Kremlini zbardh bisedën për Iranin

March 9, 2026
Zbardhet ndjekja në Shkodër/ Barush Bregu, krahu i djathtë i Licëve i ikën Policisë, qëllon me armë

Zbardhet ndjekja në Shkodër/ Barush Bregu, krahu i djathtë i Licëve i ikën Policisë, qëllon me armë

March 9, 2026
“Zgjedhja e Mojtaba Khamenei pasqyron vullnetin e popullit”, Presidenti i Iranit përgëzon liderin e ri suprem

“Zgjedhja e Mojtaba Khamenei pasqyron vullnetin e popullit”, Presidenti i Iranit përgëzon liderin e ri suprem

March 9, 2026
Krijimi i ekipeve të përbashkëta hetimore/ Prokuroritë speciale të Kosovës dhe të Shqipërisë nënshkruajnë marrëveshjen

Krijimi i ekipeve të përbashkëta hetimore/ Prokuroritë speciale të Kosovës dhe të Shqipërisë nënshkruajnë marrëveshjen

March 9, 2026
Vendet e G7 nuk lirojnë rezervat strategjike të naftës, Putin: Jam gati të furnizoj me gaz Evropën

Vendet e G7 nuk lirojnë rezervat strategjike të naftës, Putin: Jam gati të furnizoj me gaz Evropën

March 9, 2026
Plagoset me armë një shtetas turk në Tiranë, dërgohet menjëherë në spital

Plagoset me armë një shtetas turk në Tiranë, dërgohet menjëherë në spital

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In