• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

PD, djali Leskajt mer përsëri tendera me vlerë 1mln e 600 mijë euro

by A R
12/11/2015 11:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike ka denoncuar një tjetër rast, që sipas saj tregon qartazi korrupsionin e qeverisë. Deputetja demokrate Arjola Halimi tha se Rama i ka dhënë dy kontrata të tjera djalit të Valentina Leskajt, me një vlerë prej 1 milionë e 620 mijë eurove.

“Qeveria ia jep këto para djalit të nënkryetares së kuvendit për mbikqyrje të punës për rehabilitimin e digave dhe për të përgaditur planin e menaxhimit të baseneve lumore për Drin-Buna dhe Seman.
Ja ku janë dokumentat, kontratat.
1 milionë e 620 mijë euro për letra pra, që firma e djalit të zonjës Leskaj të prodhojë disa letra.”- tha deputetja Halimi.

Deputetja e opozitës ka ironizuar me rastin në fjalë duke thënë se është mjaft e çuditshme kur sheh se po i njëjti person dhe e njëjta firmë, që fituan kontratën për trajnimin e personelit të OSHEE, është po ashtu edhe i aftë të ofrojë ekspertizë për digat e lumenjve të vendit.

“Habi e madhe është se si djali i zonjës Leskaj qenka i vetmi në Shqipëri që ofron ekspertizë edhe për stresin e punonjësve të KESH-it në këmbim të 700 milionë lekëve për 4 muaj, po dhe ekspertizë për digat e lumenjve. Ky është një korrupsion skandaloz dhe i paimagjinueshëm.
Ky është në fakt, shteti korruptiv që ka ngritur Edi Rama, shtet korruptiv që çdo ditë ndan paratë e shqiptarëve me rrethin e ngushtë të biznesmenëve të kryeministrit.” Thekson Halimi.
PD rikujton edhe një herë kërkesën e saj në liodhje me mbledhjen e Këshillit të Mandateve, për të diskutuar mbi mbarimin e mandatit të nënkryetares së parlamentit, deputetes socialiste Valentina Leskaj.

“Partia Demokratike ka bërë një kërkesë pranë Kuvendit për mbarimin e mandatit të deputetes Leskaj, pasi djali i saj i madh mori hekurudhën Ballsh-Fier-Vlorë për 25 vjet. Ligji i ndalon fëmijët madhorë të një parlamentari të marrin fonde apo të nënshkruajnë kontrata me zyrat publike.
Sot, ne do ti shtojmë kërkesës tonë, edhe këto kontrata që ka marrë ABKONS, firma e djalit tjetër të zonjës Leskaj. Paratë dhe privilegjet duhet të kthehen, ligji duhet të funksionojë. Partia Demokratike do ta çojë deri në fund këtë çështje, me çdo mjet.”- përfundon fjalën deputetja opozitës.

Next Post

Rryshfet për kontrollin teknik të mjeteve, 1 në pranga dhe 3 në kërkim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In