• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD dhe Basha të thajnë moçalin e trashëguar në shërbim të vlerave

by A R
09/01/2022 18:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alban Daci

Partia Demokratike dhe Basha duhet të dalin nga kafazi klasik që ka qëndruar kjo parti në 30 vjet! PD në 30 vite ka qenë një forcë politike e mbyllur në një guackë personash që kanë monopolizuar idetë, debatet dhe pushtetin!Sot, Basha dhe PD duhet të zgjerojnë përfshirjen e personave në debat dhe po ashtu në kontakte dhe në përfshirje.

Misioni aktual i Bashës është dhe duhet të jetë bindja e qytetarëve përtej teserës apo anëtarësisë për të biseduar, takuar dhe për të shpjeguar të gjitha qëndrimet aktuale, arsyen e këtyre qëndrimeve dhe nevojën e përfshirjes të shqiptarëve të ndershëm për një projekt politik serioz e gjithëpërfshirës! Qytetarët, përtej anëtarësisë kanë nevojë të informohen dhe të qartësohen, sepse kemi një realitet të mopolizuar mediatik dhe të një disinformimi të rëndë dhe të qëllimshëm! Sot, Basha dhe PD zyrtare, për fat të keq janë objektiv i një sulmi thuajse të orkestruar mediatik dhe publik, me qëllim për të deformuar dhe për ta keqpërdorur për interesa që në fakt nuk janë aspak interesat e shqiptarëve dhe të shumicës!

Shqipëria është më e madhe dhe vitale se një pakicë që në paranojë për interesa të ngushta nuk njeh as kufij duke përdorur një gjuhë të ashpër e konfliktuale!
Shoqëria shqiptare ka nevojë për rivalilizim dhe motivim e për të ndodhur këto, qytetari duhet të jetë i përfshirë në vendime të rëndësishme si dhe të jetë i ngarkuar me përgjegjësi! Duket sikur shqiptarët janë të lodhur dhe të zhgënjyer e në shenjë mbrojtje sikur janë të tërhequr nga jeta publike.

Për fat të keq, sot kemi gjithnjë e më pak qytetar të interesuar për publiken, sepse ndjehen të tradhtuar dhe të pafuqishëm për të qenë pjesë dhe po ashtu për të influencuar. Aq shumë e ka varfëruar jetën publike tranzicioni, sa mjafton të analizojmë e të shikojmë kush janë ata që ishin përballë PD dje dhe sot! Pa bërë analiza rast pas rasti, formimi i shumicës së tyre dhe pastërtia e figurës së tyre është nën nivelin mesatar të shqiptarëve. Në vende normale demokratike disa prej tyre me siguri do të ishin edhe të pa punë dhe jo më të flitet për forcë e impakt  publik. Jam i sigurt se shumë shqiptar jo vetëm nuk ndjehen të përfaqësuar prej tyre, por thellë – thellë ndjehen të turpuar për praninë e tyre në jetën publike!

Qëllimisht politika e tranzicionit duke e monopolizuar në antivlera e mbylli jetën publike në një grup njerëzish me nivele qesharake njerëzore e profesionale duke e kthyer në një kënetë dëshpëruese e kështu bën dy punë me një mision:
– siguruan monopolin e qetësinë në sferën e shëmtuar të tyren publike pa konkurrencë
– larguan dhe distancuan vlerat e vërtet që të turpëruar dhe të trembur e lanë sferën publike zonë ekskluzive të personave pa standard.
PD sot bashkë me Bashën duhet ta thajnë këtë kënetë të shëmtuar dhe të trashëguar duke e kthyer në një mjedis të dobishëm e të pranishëm për vlera reale të komunitetit në shërbim të sferës publike ku përfshihet politika dhe përfaqësimi.

Next Post
Demi Lovato përfundon sërish në rehabilitim

Demi Lovato përfundon sërish në rehabilitim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

April 7, 2026
Sot 87 vjet nga pushtimi i Shqipërisë nga Italia. Përkujtohet në Durrës 7 prilli i vitit 1939

Sot 87 vjet nga pushtimi i Shqipërisë nga Italia. Përkujtohet në Durrës 7 prilli i vitit 1939

April 7, 2026
“U hoq nafta falas”, fermerët në protestë para Ministrisë së Bujqësisë

“U hoq nafta falas”, fermerët në protestë para Ministrisë së Bujqësisë

April 7, 2026
FOTO/ Ditën e votimit si ministër, Gonxhe tregon bashkëpunimin me paraardhësen Margariti

“11% turistë më shumë në mars”, Gonxhja: Oferta shqiptare po fiton vëmendjen e botës

April 7, 2026
SHBA-Izrael intensifikojnë sulmet ndaj Iranit, Teherani hakmerret me goditje në të gjithë rajonin

SHBA-Izrael intensifikojnë sulmet ndaj Iranit, Teherani hakmerret me goditje në të gjithë rajonin

April 7, 2026
“Je provincial!” Përplasje e ashpër mes politikanëve në Spanjë për pikturën e Picassos

“Je provincial!” Përplasje e ashpër mes politikanëve në Spanjë për pikturën e Picassos

April 7, 2026
Ulet për herë të parë për këtë vit çmimi i naftës: Ja sa do të kushtojë një litër

Nafta 224 lekë, Konfindustria: Rishikoni politikën fiskale të karburanteve

April 7, 2026
Misioni Artemis II shënon rekord historik në eksplorimin e hapësirës, astronautët nisin kthimin

Misioni Artemis II shënon rekord historik në eksplorimin e hapësirës, astronautët nisin kthimin

April 7, 2026
BE prezanton sistemin e ri të hyrjes/daljes, çfarë ndryshon për udhëtarët

BE prezanton sistemin e ri të hyrjes/daljes, çfarë ndryshon për udhëtarët

April 7, 2026
FOTOLAJM / Deputetët e PD, dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës

FOTOLAJM / Deputetët e PD, dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In