Partia Demokratike do të depozitojë sot në Kuvend kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për Zgjedhjet e 25 prillit.
Siç raportohet, kërkesa do të depozitohet nga Gazment Bardhi dhe Enkelejd Alibeaj rreth orës 12:00-12:30.
Komisioni Hetimor për hetimin e parregullsive të zgjedhjeve të 25 prillit do të drejtohet nga Enkelejd Alibeaj.
/b.h