• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD, cikël i mbyllur

by Artur Ajazi
09/10/2024 12:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Çfardo mekanizmi apo lëvizje të bëjë zoti Berisha, çfardo  lëvizje të nisë edhe Gaz Bardhi pas humbjes që e pret në 2025, Partia Demokratike mbetet përfundimisht një cikël i mbyllur. Koha dhe praktikat e gabuara, kanë shpejtuar  mbylljen e patjetërsueshme të asaj force politike.

Mbijetesa e zotit Berisha si politikan apo kryetar i asaj partie, varet thjesht nga kohëzgjatja e agonisë që ka nisur ta rrënojë atë forcë politike. Mungesa e daljes në skenën politike e partive të reja djathtiste, të cilat duhej të bënin opozitën e re pas 2013 ndaj Partisë Socialiste, dobësimi që Berisha i ka bërë të djathtëve duke forcuar PD-në në funksion të interesave personale, po evidentojnë akoma dhe sot atë parti “si e vetmja opozitë reale në Shqipëri”.

Agron Duka, Fatmir Mediu, Dash Shehu, Vangjel Dule, apo dhe ndonjë partiçkë e vogël, herë afrohen dhe i largohen zotit Berisha, por sërish mbajnë shpresa  absurde se “ai një ditë mund të vijë në pushtet”. Kjo natyrisht vjen nga padia  dhe mungesa e efektivitetit politik, që kanë ato parti në elektorat. Ato parti pothuejse janë inekzistente, ndaj gjithmonë  sa afrohen zgjedhjet  nisin dhe kërkojnë nga PD-ja, “kryesim në lista, mbështetje elektorale”, etj.

Edhe pse e dinë se “PD,  tanimë është cikël i mbyllur” dhe nuk ka shpresë të ringrihet, edhe për 15 vite të tjera në nivel pushteti, ato sërish mbajnë shpresë. Natyrisht aleatëve interesaxhinj të PD-së, u mungon anëtarësia, mbështetësit, votuesit, imazhi, dhe programi, ndaj varin shpresat çdo 4 vjet tek zoti Berisha. Të shpresosh tek “i mbyturi”, është njëlloj sikur të jetosh me “gurin mbi shpinë”. Protesta e fundit, flaka dhe molotovi, treguan për të 100-herë se, “PD e ka mbyllur ciklin dhe vërtitet gugash brënda ballkonit të zotit Berisha dhe kaq”.

Një parti që ka humbur pothuajse 70 perqind të elektoratit nga keqdrejtimi dhe abuzimi me votën, besimin  dhe djersën e tyre, një parti ku mendohet dhe veprohet non-stop vetëm për “lirimin nga arresti të kryetarit” dhe jo për të ardhmen e saj, një parti që merret me akte dhune edhe pse po afron fushata më vendimtare e saj elektorale, natyrisht nuk mund të ringrihet në nivele europiane mendimi, zhvillimi dhe funksionimi. “Në politikë –ka thënë Fred Bezik- mendohet gjithmonë për fitoren e partisë, jo të kryetarit”.

Mendoni  dhe gjykoni paksa, tek shihni betejat “pa kokë” të Partisë Demokratike, teksa mblidhen ose poshtë ballkonit ose në bulevarde duke djegur pemët dhe banderolat, se çfarë synojnë ata. u intereson vetëm “fitorja e kryetarit Berisha, vetëm lirimi i tij nga arresti” dhe asgjë tjetër. Fjalimet me “fitore në zgjedhje dhe arrdhje në pushtet”, janë “tymuese” që duan të fshehin merakun për problemin kryesor që kanë, dhe jo arritjen e ndonjë standardi  zgjedhor. PD e ka mbyllur ciklin si parti politike.

Next Post
Freskida Halilaj merr drejtimin e “IdentiTek”, ministri Hoxha: Do të çojë përpara projektet e nisura

Freskida Halilaj merr drejtimin e “IdentiTek”, ministri Hoxha: Do të çojë përpara projektet e nisura

TË FUNDIT

Bllokada e naftës nga SHBA thellon krizën energjetike në ishull, flotilja e ndihmës mjekësore arrin në Kubë

Bllokada e naftës nga SHBA thellon krizën energjetike në ishull, flotilja e ndihmës mjekësore arrin në Kubë

March 24, 2026
Shkak kushtet atmosferike jo të favorshme, FSHF njofton anulimin e Fan Zone për ndeshjen Poloni-Shqipëri

Shkak kushtet atmosferike jo të favorshme, FSHF njofton anulimin e Fan Zone për ndeshjen Poloni-Shqipëri

March 24, 2026
Rriten tensionet, shtetet e Gjirit shqyrtojnë përfshirjen në luftë! Irani i gatshëm të dëgjojë propozime të zbatueshme për paqe

Rriten tensionet, shtetet e Gjirit shqyrtojnë përfshirjen në luftë! Irani i gatshëm të dëgjojë propozime të zbatueshme për paqe

March 24, 2026
Viktimat u gjetën në shtrat! Pse policia shkoi në banesën e çiftit disa ditë më parë

Viktimat u gjetën në shtrat! Pse policia shkoi në banesën e çiftit disa ditë më parë

March 24, 2026
PD përjashtoi 2 mbështetësit e tij nga grupi i Këshillit Bashkiak Durrës, reagon Salianji: Humbësat duan të zgjedhin votuesit e tyre

PD përjashtoi 2 mbështetësit e tij nga grupi i Këshillit Bashkiak Durrës, reagon Salianji: Humbësat duan të zgjedhin votuesit e tyre

March 24, 2026
Noka e përjashtoi, reagon Arlind Boshku: Vendim absurd, kërkuam meritokraci

Noka e përjashtoi, reagon Arlind Boshku: Vendim absurd, kërkuam meritokraci

March 24, 2026
VIDEO/ Rama me furnizuesit e naftës: Më mirë më pak fitim, sesa të keni bordin mbi kurriz

Shqipëria nis përgatitjet për sezonin turistik, Rama poston momente nga puna për pastrimin e vijës liqenore në Pogradec

March 24, 2026
27 vite nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, ministri Ermal Nufi: Kthesë historike për shqiptarët

27 vite nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, ministri Ermal Nufi: Kthesë historike për shqiptarët

March 24, 2026
Krimi në Roskovec! Motra e viktimës transportohet me urgjencë në spital, flasin të afërmit: Çifti i bashkëshortëve ishin njerëz të mirë

Krimi në Roskovec! Motra e viktimës transportohet me urgjencë në spital, flasin të afërmit: Çifti i bashkëshortëve ishin njerëz të mirë

March 24, 2026
Shqipëria ndihmon Bujanocin me një mjedis sportiv!

Shqipëria ndihmon Bujanocin me një mjedis sportiv!

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In