• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD çahet përfundimisht, Shehu: Jam kundër negociatave me grupin e Alibeajt! Pas 24 korrikut bashkëpunojmë ngushtë me Metën

by Java News
22/06/2022 18:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasi Ilir Meta të heqë kostumin e presidentit, më 24 korrik ka deklaruar se do të rikthehet në krye të opozitës e ndërsa do të ketë një bashkëpunim të ngushtë me Sali Berishën. Kjo u pohua edhe nga deputeti i ‘Rithemelimit’, Tritan Shehu në Report Tv, i cili tha se Ilir Meta do të jetë aleati kryesor i tyre për të përgatitur një front opozitar.

Në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Shehu tha se nuk beson të ketë një shkrirje të LSI-së me PD-në, pasi kjo e fundit do të vijojë të mbetet partia më e madhe opozitare.

“PD opozita ka filluar të lëvizë fortë. Do jetë një bahskëpun akoma më i mirë me aleatët tanë opozitarë. Shkrije e LSI dhe PD nuk e shoh, janë fora politike të veçanta. Do ketë një bashkëpunim të ngushtë, për të krijuar një front opozitar që të kundërvihet këtij regjimi. Pa përjashtuar LSI, e rëndësishme dhe e fortë tashmë në hapësirën opozitare. PD po merr përgjegjësitë e saj opozitare”, tha Shehu në Report Tv.

Ndalur në përplasjet brenda Partisë Demokratike, Shehu u shpreh se është kundër negociatave me grupin e Enkelejd Alibeajt. Sipas tij, ata që duan t’iu bashkohen janë të mirëpritur.

Si ish-ministër i Jashtëm, Shehu foli edhe për samitin që do të mbahet në Bruksel, ku do të vendoset fati i Shqipërisë për në BE. Shehu tha se vendi ynë është bllokuar për 9 vite për shkak se qeveria shqiptare nuk ka krijuar standarde.

“Mbas 9 vitesh bllokim të procesit të integrimit, përkundrazi edhe mbrapa kthehu gjatë qeverisë Rama, mund të jepej një sinjal pozitiv. Duhet të jemi të kujdesshëm se janë lajme të vakëta. Është një kërkesë që ka bërë kreu i opozitës që të avancohet procesi i negociatave. Do të thotë që vendi ka humbur 10 vite. Përgjegjësia është e qeverisë shqiptare se nuk ka realizuar standarde. Nëse do i kishte plotësuar, s’do e kishte penguar askush, Këtu kërkohet zgjidhje politike dhe jo zgjedhje në aspektin e përmbushjes”, u shpreh Shehu.

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar pjesemarrjen në samitin e BE-së që mbahet më 23 dhe 24 qershor në Bruksel, pas lajmeve pozitive që erdhën nga Sofja për të votuar pro heqjes së vetos ndaj Maqedonisë së Veriut. Rama shkruan se do të jenë aty, edhe pse është shumë herët për të qenë optimistë. /m.j

Next Post
Me 123 deputetë pro/ Mocioni, rrëzohet qeveria e kryeministrit Petkov në Bullgari

Me 123 deputetë pro/ Mocioni, rrëzohet qeveria e kryeministrit Petkov në Bullgari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hita vizitë në Itali: Zgjerim i bashkëpunimit me Akademinë e Policisë për formimin e efektivëve shqiptarë

Hita vizitë në Itali: Zgjerim i bashkëpunimit me Akademinë e Policisë për formimin e efektivëve shqiptarë

November 12, 2026
Kur do të mbahet Samiti i NATO-s në Tiranë? Rama nga Dublini: Me siguri jo në 2027, por…

Kur do të mbahet Samiti i NATO-s në Tiranë? Rama nga Dublini: Me siguri jo në 2027, por…

November 12, 2026
Vonesa e kotë e ligjit nominal për Teatrin Kombëtar

Jo Rama, as Berisha por maskat!

November 12, 2026
Qëlloi me armë policinë gjatë operacionit antikanabis në malësinë e Pukës, shpallet në kërkim 30-vjeçari! Ruante parcelat

Shisnin kanabis e kokainë nëpër shkolla, në pranga dy persona në Laç

November 12, 2026
“Sazani është pronë e Shqipërisë dhe do të mbetet i tillë”/ Rama nga Irlanda: S’kam marrëveshje me Kushnerin, negociatat vijojnë

“Sazani është pronë e Shqipërisë dhe do të mbetet i tillë”/ Rama nga Irlanda: S’kam marrëveshje me Kushnerin, negociatat vijojnë

November 12, 2026
“Rama arrogant?”/ Ibrahimaj: Sulmet ndaj bankave nuk ishin rastësi! Synohej destabiliteti financiar, pas tyre nuk qëndronin studentët

“Rama arrogant?”/ Ibrahimaj: Sulmet ndaj bankave nuk ishin rastësi! Synohej destabiliteti financiar, pas tyre nuk qëndronin studentët

November 12, 2026
I hodhi me tritol në erë makinën gruas në Elbasan, arrestohet një prej autorëve të dyshuar

I hodhi me tritol në erë makinën gruas në Elbasan, arrestohet një prej autorëve të dyshuar

November 12, 2026
SPAK i ka marrë celularin? Kryebashkiaku i Vaut të Dejës mohon kontrollet ndaj tij

SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin dhe akuzat e ngritura

November 12, 2026
“Simotra e Vlora Hysenit…!”- Berisha komenton drejtuesen e re të SHISH-it: Kur emërohet nga Rama, s’mund të jetë ndryshe!

“Simotra e Vlora Hysenit…!”- Berisha komenton drejtuesen e re të SHISH-it: Kur emërohet nga Rama, s’mund të jetë ndryshe!

November 12, 2026
Gjobat me akt normativ, Parlamenti e bën ligj më 26 nëntor, PS-PD përplasen edhe për Zgjedhoren!

Problemet e shoqërisё, popullit dhe partitё politike

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In