• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD bojkoton edhe ‘Presidentin e ri’, Vokshi: Rama të japë dorëheqjen

by Java News
31/03/2017 21:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Partia Demokratike nuk do të bëhet pjesë e zgjedhjes së Presidentit dhe shkak këtë është bojkoti ndaj Kuvendit që prej nisjes së protestës maratonë në Bulevard.

Një fakt të tillë e pohoi deputetja e PD, Albana Vokshi e ftuar në emisionin “45 minuta” në Report Tv.

Ligjvënësja demokrate tha se i vetmi Kuvend për PD-në është Çadra e Lirisë në Bulevard. Sipas Vokshit, Rama duhet të japë dorëheqjen për t’i hapur rrugë krijimit të një qeverie teknike me bazë të gjerë.

“Ai është Kuvend i kriminalizuar. Kuvendi sot është Çadra e Lirisë. Është në sheshin e lirisë. Rama të japë dorëheqjen dhe të hapë rrugën për të krijuar një qeveri me bazë të gjerë politike. Ai ka shkelur kontratën me qytetarët. Të bëjë një të mirë të vetme për këtë popull, të japë dorëheqjen dhe le të japë hapësira për krijimin e një qeverie konsensuale me mbështetje të gjithanshme politike e cila do të ketë funksionin për të çuar vendin drejt zgjedhje të lira dhe të ndershme. Për aq kohë sa nuk ka qeveri teknike, vendi ynë është sheshi i lirisë“, u shpreh Vokshi.

Znj.vokshi, kërkesa e PPE për t’u rikthyer në Kuvend, është e vërtetë, e konfirmoni një gjë të tillë? Kemi edhe një letër nga zyrtari i CDU…
Shqetësimi i madh është rreziku i cenimit të zgjedhjeve dhe këtë mediat nuk e thonë. Z.Basha ka marrë mbështetje nga partitë simotra europiane të PD. Gjatë fjalimi të tij në samit, Basha ka paraqitur situatën në Shqipëri dhe akso9nin e PD për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në të gjitha takimet e z.Basha ka gjetur mbështetje sepse kjo është vlerë, ka marrë mbështetje për aksionin qytetar, sepse pa zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk mund të ketë demokraci. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme vijnë me anë të qeverisë që solli kriminalitetin? Jo. Atëherë mjeti është një qeveri teknike. Dhe për këtë gjeti mbështetje z.Basha, mbështetje të pakufishme, për qeveri teknik dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Basha artikuloi sot se s’pranon qeveri “teknike kukull”. Çdo të thotë z.Basha me qeveri teknike kukull…
Ajo çka kërkohet është një qeveri me bazë të gjerë politike, me të gjitha palët politike që të bien dakord për emrat e kësaj qeverie. Nuk mundet Rama të caktojë Kryeministrin, ministrin e Brendshëm, ministrin e Arsimit, por duhet një konsensus me bazë të gjerë politike.

Z.Jug i CDU-së tha për reformën në drejtësi se është investimi ynë…
Si u bënë ndryshimet kushtetuese? A ishte faktori kryesor PD-ja? A i mbani mend makinacionet e Ramës për të kapur reformën? A ishte PD që insistoi që nga dita e parë e deri në 21 korrik kur u arrit në mënyrë konsensuale ndryshimet kushtetuese? A ishte PD faktor kryesor që bëri qindra amendamente një pjesë e të cilave u miratuan dhe një pjesë e të cilave u imponuan nga ndërkombëtarët? Menjëherë pas ndryshimeve kushtetuese duke u gdhirë 22 korriku kaluan ligjet e para. Pse nuk u ftua opozita që të merrte pjesë? Sepse atë që Rama s’e bëri me ndryshimet kushtetuese e bëri në mënyrë antiligjore me ligjet e tjera. Kjo është një prej arsyeve që PD nuk përfshihet. Kjo është farsë, jo reformë në drejtësi. Reforma në drejtësi duhet të jetë konsensuale. Të gjithë duhet të kalojnë në sitë. PD e ka treguar me hapa konkret. Reforma në drejtësi do bëhet që ditën e parë të qeverisë teknike. Të një qeveri përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve,. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë ajo çka kërkojnë qytetarët të cilët i janë bashkuar aksionit qytetar. Ndaj, ky është prioriteti i aksionit të PD, zgjedhje të lira dhe të ndershme nëpërmjet një qeverie kujdestare.

Vettingun do ta votoni pas zgjedhjeve?
Sigurisht pas zgjedhjeve. Menjëherë pas ditës së parë të qeverisë teknike, duke zbatuar kushtetutën dhe ligjet. Një pjesë e ligjeve duhet të ribëhen atje ku ka antikushtetutshmëri, kapje të institucioneve.

Për Vettingun është shprehur Gjykata Kushtetuese…
PD ka treguar se respekton vendimet. Të gjitha ligjet të marrin konsensusin e partive. Atëherë do të fillojë zbatimi. Ne jemi për reformë në drejtësi.

A do të bëhet PD pjesë e procesit të zgjedhjes së Presidentit në Kuvend?
Ai është Kuvend i kriminalizuar. Kuvendi sot është Çadra e Lirisë. Është në sheshin e lirisë. Rama të japë dorëheqjen dhe të hapë rrugën për të krijuar një qeveri me bazë të gjerë politike. Ai ka shkelur kontratën me qytetarët. Të bëjë një të mirë të vetme për këtë popull, të japë dorëheqjen dhe le të japë hapësira për krijimin e një qeverie konsensuale me mbështetje të gjithanshme politike e cila do të ketë funksionin për të çuar vendin drejt zgjedhje të lira dhe të ndershme. Për aq kohë sa nuk ka qeveri teknike, vendi ynë është sheshi i lirisë./shqiptarja.com

Next Post
DASH: Shqiptarët e Luginës së Preshevës, të diskriminuar

Shqiptarët e Preshevës nuk votojnë për presidentin e ri të Serbisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Afatet | Hapen aplikimet për 300 vende të reja në Policinë e Shtetit

Afatet | Hapen aplikimet për 300 vende të reja në Policinë e Shtetit

August 17, 2026
Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problematike

Zjarr i përmasave të mëdha në Vlorë, flakët përhapen me shpejtësi nga era e fortë

August 17, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Kur pacienti nuk i pëlqen rezultatet e radiografisë…

August 17, 2026
Qiratë ditore: Vlora dhe Durrësi ‘sfidojnë’ Tiranën për fitimet

Qiratë ditore: Vlora dhe Durrësi ‘sfidojnë’ Tiranën për fitimet

August 17, 2026
E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 36-vjeçare aktorja e serialit “Heroes”, Hayden Panettiere

E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 36-vjeçare aktorja e serialit “Heroes”, Hayden Panettiere

August 17, 2026
Moti për sot me kthjellime, reshje të pakta në këto zona

Moti për sot me kthjellime, reshje të pakta në këto zona

August 17, 2026
Aksident në aksin Shëngjin–Lezhë, plagosen katër persona, dy prej tyre fëmijë

Aksident në aksin Shëngjin–Lezhë, plagosen katër persona, dy prej tyre fëmijë

August 17, 2026
Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

August 16, 2026
Zjarri në Belgjikë alarmon Gjermaninë, evakuohen banorët pranë kufirit: Flakët vetëm 1.5 km larg

Zjarri në Belgjikë alarmon Gjermaninë, evakuohen banorët pranë kufirit: Flakët vetëm 1.5 km larg

August 16, 2026
Kur hekurat e qelisë nuk janë pengesë/ Ish-krerët e UÇK-së votojnë në zgjedhjet e Kosovës nga paraburgimi

Hamza: Pas 6 vitesh në Hagë, 16 shtatori duhet t’i kthejë në shtëpi ish-krerët e UÇK-së

August 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com