• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD bllokon Tiranën, Elezi: Protesta për të marrë vëmendjen e opinionit publik, beteja reale janë zgjedhjet!

by B K
23/12/2024 14:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ibsen Elezi foli për protestën e paralajmëruar nga Partia Demokratike dhe bllokimin e disa akseve në Tiranë.

Gjatë intervistës në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News u shpreh se nuk është pro kësaj formë, duke theksuar se nuk ka të bëjë aspak me një mosbindje civile, por vetëm një protestë për të bllokuar rrugët dhe me synimin për të marrë vëmendjen e opinionit publik.

“Kjo nuk është mosbindje civile, por një protestë e konceptuar për të bllokuar rrugë. Gjatë gjithë ditës po të shohësh has bllokime rrugësh, kudo. Unë kam qenë kundër edhe në 2018, ku u mor një vendim nga PD për të bllokuar rrugë. Ky është një veprim që nuk përbën sens. Nëse do të tregosh që ke mosbindje civile, ke njerëzit shko në Kryeministri dhe bllokoje.

Zoti Berisha do të ndërtojë aksione për të mbajtur aktiv, pjesën e vet. PD nuk ka më çfarë jep. Kur shkojnë në parlament kemi parë që marrin vendime që i shkojnë më në përfitim Edi Ramës. E theksoj që në parim nuk jam dakord për bllokim të rrugëve. Një parti politike e madhe të shkojë të bllokojë rrugë, krijon edhe pakënaqësi ndaj qytetarëve. Këto edhe aksionet politike i ndërtojnë në një formë të tillë që të humbin edhe votëbesimin e vet.

Po të kenë aq shumë njerëz për të demonstruar forcën në shesh, japin imazh tjetër, japin imazhin e një forcë politike që ka forcë për të ushtruar presion. Betejat politike nuk janë këto të rrugës, beteja reale janë zgjedhjet, përballjet në rrugë janë dhënie mesazhesh. Vullnetarët e Berishës, Albana Vokshi, Noka, thonin që duhet ta bëjmë garën e partisë për 10 ditë.

E bënë për 10 ditë, manipuluan votat dhe dolën për faqe të zezë. Rrugëtimi i tyre nuk është më ai rrugëtim që ka një strategji…Këta kanë çorientuar edhe elektoratin e vet. E vetmja gjë që protestojnë sot është që duan t’u gjejnë punë atyre njerëzve, dhe të zënë gjithashtu hapësirën mediatike…

E rëndësishme për këta është që të jenë në qendër të opinionit publik. Një pjesë e demokratëve e besojnë se kështu rrëzohet Edi Rama, dhe shkojnë përplasen, pavarësisht se këta tjerët e dinë që nuk ndodh”, tha ndër të tjera ai.

Next Post
Seanca për Safet Gjicin, 11 pyetjet që do t’u përgjigjen ekspertët mbi gjendjen shëndetësore të tij

Seanca për Safet Gjicin, 11 pyetjet që do t'u përgjigjen ekspertët mbi gjendjen shëndetësore të tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do ta vrisnim me snajper në burg”, Henrik Hoxha tregon se si kanë dashur të ekzekutojnë Altin Ndocin

“Do ta vrisnim me snajper në burg”, Henrik Hoxha tregon se si kanë dashur të ekzekutojnë Altin Ndocin

February 12, 2026
Mbetjet e ‘Kurum’/ Ishte shpallur në kërkim për ‘shpërdorim detyre’, arrestohet inspektori i Portit Durrës

Mbetjet e ‘Kurum’/ Ishte shpallur në kërkim për ‘shpërdorim detyre’, arrestohet inspektori i Portit Durrës

February 12, 2026
Afrim Qendro emërohet në krye të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit

Afrim Qendro emërohet në krye të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit

February 12, 2026
Marrëdhëniet Kinë–ShBA/ Diplomacia e krerëve të shtetit luan rol udhëheqës në raportet dypalëshe

Marrëdhëniet Kinë–ShBA/ Diplomacia e krerëve të shtetit luan rol udhëheqës në raportet dypalëshe

February 12, 2026
Gjirokastra ka popullsinë më të moshuar në vend, por ja qytetet ku jetojnë të rinjtë

Inflacioni rritet në 2.3% në janar, INSTAT: Rritja e çmimeve, kryesisht nga energjia dhe ushqimet

February 12, 2026
Europa brenda dhe jashtë

Europa brenda dhe jashtë

February 12, 2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, në 2024 u shitën 23 prona për 900 milionë euro

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, në 2024 u shitën 23 prona për 900 milionë euro

February 12, 2026
“Çfarë hëngri kur pengoi çlirimin e tokës së xanun”, Rama ‘piketon’ një tjetër gjyqtar: Është i vetmi që…

Rama: ‘Llumi’ i pastruar me vetting u dëmshpërblye me rreth 12 milionë euro!

February 12, 2026
“Mos u kujtoni vetëm për zgjedhjet në 2029!”/ Balla: Duhet një marrëdhënie e re dhe më e fortë mes Kuvendit dhe Diasporës!

Pretenca e Hagës për ish-krerët e UÇK, Balla: Batërdi e tmerrshme, alarm i madh për shqiptarët!

February 12, 2026
Ngërç në Kushtetuese/ Presidenti vonon betimin e Asim Vokshit mes sfidës për ripërtëritjen e gjyqtarëve

Debati për pagat e gjyqtarëve, ‘Kushtetuesja’ kërkon kohë për vendimin

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In