Një precedent i pazakonte dhe në shkelje flagrante të Kodit Zgjedhor po ndodh në Kavajë.
Sipas burimeve nga QV-të e Kavajës, komisionerët e Partisë Demokratike kërkojnë që qendrat e votimit të mbyllen. Pra, thënë këtë, Partia Demokratike nuk i bindet vendimit të KQZ për ta shtyrë orarin e votimit deri në orën 20:00.
Nëse këtë pretendim të tyrin PD e Kavajës do e çojë deri në fund duke braktisur e mbyllur votimin duke shkelur vendimin e KQZ,
atëherë komisionerët e kësaj partie përfundojnë të gjithë në ndjekje penale, sepse kjo është një shkelje e Kodit Zgjedhor për pengimin e të drejtës së votës. Edhe pse ju ka vajtur vendimi i KZAZ, përsëri refuzojnë të lejojnë njerëzit të votojnë(Lexo.al)











