• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD: “Bindja Demokratike” s’merr dot pjesë në zgjedhjet lokale, ja shkaku

by Java News
24/04/2019 20:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka komentuar krijimin e partisë “Bindja Demokratike”, për të cilën u shpreh se që të quhesh opozitar, sipas tij, duhet të kesh aktivitet. Në një intervistë në “abcnews”, Bardhi tha se “Bindja Demolratike” nuk mund të marrë pjesë në zgjedhje sepse nuk është regjistruar akoma në gjykatë, ndërkohë, që afati i regjistrimit të partive politike për të marrë pjesë në zgjedhje ka përfunduar dje.

“Unë e shpreha qëndrimin tim, por që të quhesh opozitare duhet të kesh aktivitet që të konsiderohesh opozitare. Ju nuk mund të thoni që “është krijuar një parti, e cila nuk është krijuar ende dhe kjo është opozitare”. Pasi të kesh krijuar partinë, gjatë qëndrimeve që mban në aktivitetin tënd politik, identifikohesh si opozitare apo qeveritare. Zoti Patozi ishte në studion tuaj dhe po të më thoni apo të mbani mend ndonjë fjali që tha kundër Edi Ramës, ju lutem, ma kujtoni. ma thoni.

 

Në 30 minuta në intervistën tuaj, foli vetëm kundër PD, nuk foli  kundër Edi Ramës. Prandaj, duhet të jemi të sinqertë me shqiptarët. Opozitar të bën vetëm veprimtaria politike. Sa për pjesëmarrjen në zgjedhje, në përputhje më kushtetutën dhe ligjin, kjo parti nuk merr dot pjesë në zgjedhje, sepse nuk është regjistruar akoma në gjykatë, ndërkohë, që afati i regjistrimit të partive politike për të marrë pjesë në zgjedhje ka përfunduar dje. Nëse Edi Rama, për interesat e veta, do të urdhërojë politikisht anëtarët e vet në KQZ që të shkelin ligjin për ta regjistruar këtë parti, besoj se ua qartëson shpejt shqiptarëve nevojën për krijimin e kësaj partie”, u shpreh Bardhi.

Pjesë nga intervista:

Një koment për qëndrimin e zotit Patozi se nuk është e lehtë të thuash se nuk do të lejohen zgjedhjet.

Gazment Bardhi:  PD është e vendosur për të pamundësuar zgjedhje fallco në Shqipëri. Mesa duket, zoti Patozi ka vendosur që t’i shërbejë të kundërtës, pra të jetë pjesë e zgjedhjeve false dhe farsë në Shqipëri. Është zgjedhja e tij, shqiptarët dinë të gjykojnë.

Ditën e djeshme është krijuar Bindja Demokratike, një forcë e re opozitare, e cila ka deklaruar pjesëmarrjen në zgjedhje.

Gazment Bardhi:  Unë e shpreha qëndrimin tim, por që të quhesh opozitare duhet të kesh aktivitet që të konsiderohesh opozitare. Ju nuk mund të thoni që “është krijuar një parti, e cila nuk është krijuar ende dhe kjo është opozitare”. Pasi të kesh krijuar partinë, gjatë qëndrimeve që mban në aktivitetin tënd politik, identifikohesh si opozitare apo qeveritare. Zoti Patozi ishte në studion tuaj dhe po të më thoni apo të mbani mend ndonjë fjali që tha kundër Edi Ramës, ju lutem, ma kujtoni. ma thoni. Në 30 minuta në intervistën tuaj, foli vetëm kundër PD, nuk foli  kundër Edi Ramës. Prandaj, duhet të jemi të sinqertë me shqiptarët. Opozitar të bën vetëm veprimtaria politike. Sa për pjesëmarrjen në zgjedhje, në përputhje më kushtetutën dhe ligjin, kjo parti nuk merr dot pjesë në zgjedhje, sepse nuk është regjistruar akoma në gjykatë, ndërkohë, që afati i regjistrimit të partive politike për të marrë pjesë në zgjedhje ka përfunduar dje. Nëse Edi Rama, për interesat e veta, do të urdhërojë politikisht anëtarët e vet në KQZ që të shkelin ligjin për ta regjistruar këtë parti, besoj se ua qartëson shpejt shqiptarëve nevojën për krijimin e kësaj partie.

Mendoni që do të marrë elektorat nga PD?

Gazment Bardhi: Asnjë rrudhje të PD nuk ka për të patur. Të jeni të sigurt se, siç kemi rritje gjatë këtyre muajve të fundit, rritja e pandalshme e PD do të vijojë. Ju ftoj të kërkoni, statutin, nismëtarët, firmëtarët e kësaj partie për të parë edhe se kush ka firmosur për krijimin e kësaj partie dhe për të qartësuar publikun.

Meqë do të ketë një forcë opozitare që do të marrë pjesë në zgjedhje…

Gazment Bardhi: E përsëris, opozitar bëhesh, kur ke filluar veprimtarinë politike dhe ke një aksion politik kundër qeverisë.

Të mos përsërim përgjigjet.

Gazment Bardhi:  Do të duhet të jemi të sinqertë me shqiptarët, sepse I vendosim epitetin dhe pastaj e zhvillojmë debatin sipas epiteteve që nuk qëndrojnë.

Pyetjet i bëj unë dhe i kemi ndarë rolet. Prania e një partie tjetër opozitare në zgjedhjet e 30 qershorit, e dëmton PD dhe kauzën tuaj?

Gazment Bardhi:  Cila është partia opozitare ju lutem, se unë nuk njoh ndonjë parti opozitare që të jetë rregjistruar në zgjedhje. Dhe po e përsëris, partia nuk është regjistruar akoma dhe nuk merr dot pjesë në zgjedhje ligjërisht. E vetmja mundësi për të marrë pjesë në zgjedhje është ndihma e Edi Rama. Nuk e di nëse janë të gatshëm themeluesit, që të pranojnë tani ndihmën e Edi Ramës.

Next Post
Fotot e kamikazëve të Sri Lankas, milionerë e të arsimuar në perëndim

Fotot e kamikazëve të Sri Lankas, milionerë e të arsimuar në perëndim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kokalari i kthehet Lacivitas: Sa u pagove për punën e pistë? Sorosin e solli Berisha në Shqipëri

Kokalari: Bylykbashi dhe Këlliçi manipuluan votat e Këshillit Kombëtar të PD për të fituar vendet në Kryesi

March 25, 2026
KLP vesh minifund/ Kur shefja e institucionit acaron ish-deputetin: Pse si në disko Bogdani?!

KLP vesh minifund/ Kur shefja e institucionit acaron ish-deputetin: Pse si në disko Bogdani?!

March 25, 2026
Territorialja/ Komisioni dakordëson kalendarin, dëgjesa e parë në 3 prill

Territorialja/ Komisioni dakordëson kalendarin, dëgjesa e parë në 3 prill

March 25, 2026
Evi Kokalari nxjerr blof Berishën: Raportimi për të në Kongres nga një gazetare e paguar, nuk shpëton dot

Kërkon të garojë për kryetare e PD/ Kokalari: Nëse nuk manipulohen zgjedhjet brenda partisë, e mund Berishën 100%

March 25, 2026
Kriza në Ngushticën e Hormuzit, rreth 2,000 anije dhe 20 mijë marinarë të bllokuara

Kriza në Ngushticën e Hormuzit, rreth 2,000 anije dhe 20 mijë marinarë të bllokuara

March 25, 2026
Tensionet Budapest-Kiev, Orban kërcënon: Ndërpresim gazin nëse Ukraina nuk rikthen rrjedhën e naftës ruse

Tensionet Budapest-Kiev, Orban kërcënon: Ndërpresim gazin nëse Ukraina nuk rikthen rrjedhën e naftës ruse

March 25, 2026
U përjashtua se i doli në krah Salianjit, Burgija: Përgjegjës Berisha, i qëndrova afër në ditët e veta më të zeza

U përjashtua se i doli në krah Salianjit, Burgija: Përgjegjës Berisha, i qëndrova afër në ditët e veta më të zeza

March 25, 2026
Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

March 25, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Ku janë 457 km shina ?

March 25, 2026
Priten protesta në stadium për tifozin VIP të ndeshjes, përballja Poloni-Shqipëri mund të jetë shumë më e ndezur se sa pritej

Priten protesta në stadium për tifozin VIP të ndeshjes, përballja Poloni-Shqipëri mund të jetë shumë më e ndezur se sa pritej

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In