• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD “bën kthesë” për reformat, Mërtiri: Vendimi tregon paqartësinë dhe kontradiktat e brendshme të opozitës

by A R
03/02/2026 08:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike ka hequr dorë nga bojkoti i pjesëmarrjes në Komisionin e Reformës Territoriale.

Vendimi për të marrë pjesë në këtë komision është marrë pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ku të gjithë deputetët që morën fjalën kërkuan që opozita të jetë pjesë e Reformës Territoriale.

Analisti Ergys Mërtiri, në lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus, me moderator Aleksandër Furxhi, tha se ky vendim tregon paqartësinë dhe kontradiktat e brendshme me të cilat përballet opozita.

Sipas Mërtirit, Partia Demokratike ndodhet mes dy qëndrimeve të kundërta, nga njëra anë kërkon të jetë pjesë e institucioneve për të ndikuar në vendimmarrje, ndërsa nga ana tjetër ka ndërtuar një diskurs politik të bazuar në mosnjohjen e shtetit dhe armiqësinë ndaj institucioneve.

Sa i përket kërkesës së deputetëve që opozita të jetë pjesë e Reformës Territoriale, Mërtiri u shpreh se bashkëpunëtorët e kryedemokratit nuk kanë një objektiv të qartë politik dhe janë të lidhur ngushtë me fatin e tij politik.

INTERVITA E PLOTË:

Partia Demokratike vendosi, pas disa mëdyshjesh të marrë pjesë në këtë komision. Çfarë tregon ky qëndrim i Partisë Demokratike dhe çfarë ndikimi pritet të ketë në skenën politike të momentit, veçanërisht në sfondin e zgjedhjeve vendore që do të mbahen pas pak më shumë se një viti?

Ergys Mërtiri: Ky qëndrim tregon paqartësinë ku ndodhet opozita për shkak të komplekseve me të cilat është brumosur në aktivitetin e saj politik. Nga njëra anë, ajo kërkon të jetë në komisione për të qenë pjesë e vendimmarrjes dhe për të ndikuar sa të mundet në çështjet që kanë rëndësi për vendin, por edhe për pozicionin e saj në raport me pushtetin. Nga ana tjetër, ajo kompleksohet sepse ka hyrë në një hulli të mosnjohjes së shtetit dhe armiqësisë me institucionet. Përfshirja në institucione e vendos atë në kontradiktë me veten, sepse ndërsa deklaron se shteti ka falimentuar, se vendi është i kapur dhe se jemi në një “narkoshtet”, i duhet të marrë pjesë në institucionet e këtij shteti për të ushtruar funksionet e saj si opozitë. Kjo e bën veprimtarinë e saj politike komplekse, nëse merr pjesë në institucione, në sytë e anëtarëve duket sikur po bën pazare, ndërsa po nuk mori pjesë, humbet shumë nga favoret që vijnë prej asaj pjesëmarrjeje.

Sali Berisha duket se u kundërshtua nga disa bashkëpunëtorë të tij të ngushtë brenda Partisë Demokratike pikërisht lidhur me idenë e pjesëmarrjes ose jo në këtë komision. A tregon kjo se ka ndryshuar diçka brenda radhëve të kupolës së Partisë Demokratike?

Ergys Mërtiri: Nuk besoj, sepse nuk shoh te ndjekësit e z.Berisha ndonjë qartësi apo objektiv politik në lidhje me zhvillimet në vend. Ata janë aty për t’iu bindur Berishës, pasi e dinë që fatin e tyre e kanë të lidhur me të. Këto janë kundërshtime brenda normales. Përveç bindjes ndaj Berishës, ata kanë edhe nevojat e tyre politike, kanë nevojë të marrin pjesë në institucione për t’u shfaqur dhe për të bërë politikë. Brenda limitit që u lejon Berisha, ata mund të bëjnë propozime apo edhe të kundërshtojnë herë pas here, por nëse Berisha do të kishte një vendim të prerë dhe të sigurt, ata sigurisht që do të nënshtroheshin, siç kanë bërë gjithmonë.

Partia Demokratike ka njoftuar se në datën 10 do të mbajë protestën e radhës. Ndërkohë, Sali Berisha thotë se qytetarët po i dërgojnë mesazhe se duan të qëndrojnë në mënyrë të vazhdueshme dhe jo ta ndërpresin protestën pas dy orësh, siç ka ndodhur herë të tjera. Sa gjasa ka ky skenar?

Ergys Mërtiri: Ky skenar mund të ketë gjasa, por do të realizohej me shumë vështirësi dhe siklet, pasi Berishës do t’i duhej të shpenzonte të gjithë bateritë për t’i mbajtur njerëzit në shesh dhe protesta mund të reduktohej në një grup shumë të vogël njerëzish. Nuk e di nëse do ta realizojnë dot, sepse do të ishte një konsumim shumë i madh. Megjithatë, Berisha është nën presion sepse duhet t’i kënaqë militantët me aksione që i paraqiten publikut si përmbysëse, për të realizuar premtimin se “jemi në kilometrin e fundit”. Nga ana tjetër, ai detyrohet të ekspozohet përpara publikut me paaftësinë e tij për të përmbysur qeverinë dhe vetëm përpiqet të fitojë kohë me gënjeshtra të njëpasnjëshme. Kjo mënyrë e të bërit politikë po e vendos gjithmonë e më shumë në vështirësi për të bindur militantët se ai e ka seriozisht dhe se kjo është vërtet rruga e duhur për përmbysjen e qeverisë.

Next Post
Bill dhe Hillary Clinton pranojnë të dëshmojnë për çështjen Epstein

Bill dhe Hillary Clinton pranojnë të dëshmojnë për çështjen Epstein

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U përjashtua se i doli në krah Salianjit, Burgija: Përgjegjës Berisha, i qëndrova afër në ditët e veta më të zeza

U përjashtua se i doli në krah Salianjit, Burgija: Përgjegjës Berisha, i qëndrova afër në ditët e veta më të zeza

March 25, 2026
Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

March 25, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Ku janë 457 km shina ?

March 25, 2026
Priten protesta në stadium për tifozin VIP të ndeshjes, përballja Poloni-Shqipëri mund të jetë shumë më e ndezur se sa pritej

Priten protesta në stadium për tifozin VIP të ndeshjes, përballja Poloni-Shqipëri mund të jetë shumë më e ndezur se sa pritej

March 25, 2026
Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit: Kuvendi ka 34 ditë kohë për zgjedhjen e Presidentit

Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit: Kuvendi ka 34 ditë kohë për zgjedhjen e Presidentit

March 25, 2026
PD e akuzon se ka fshehur dënimin nga autoritetet greke, SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka

PD e akuzon se ka fshehur dënimin nga autoritetet greke, SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka

March 25, 2026
 Irani konfirmon se ka marrë planin me 15 pika nga SHBA: I paarsyeshëm dhe çorientues

 Irani konfirmon se ka marrë planin me 15 pika nga SHBA: I paarsyeshëm dhe çorientues

March 25, 2026
“Kam dy muaj që nuk fle”, Silvinjo: Ndeshja me Poloninë, ndër më të rëndësishmet për Shqipërinë

“Kam dy muaj që nuk fle”, Silvinjo: Ndeshja me Poloninë, ndër më të rëndësishmet për Shqipërinë

March 25, 2026
Rruga drejt “Botërorit 2026”/ Gjimshiti: Do provojmë ta ndalim Lewandowskin, ekipi është gati

Rruga drejt “Botërorit 2026”/ Gjimshiti: Do provojmë ta ndalim Lewandowskin, ekipi është gati

March 25, 2026
Forumi ZGC 2026 thekson integrimin e thellë mes inovacionit teknologjik dhe industrial

Forumi ZGC 2026 thekson integrimin e thellë mes inovacionit teknologjik dhe industrial

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In