• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD me amendamente të reja për  vettingun, pak shanse për negociata

by Aalison Pearse Stevens
28/08/2016 11:29
Deputeti i PS, Fatmir Xhafa, duke folur gjate nje mbledhje te Komisionit te posacem per Reformen ne Drejtesi, ku eshte diskutuar rreth rekomandimeve te perfshira ne draft-opinionin e Komisionit te Venecias./r/n/r/nLawmaker, Fatmir Xhafa, speaks during a meeting of the Committee on judicial reform.

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Para se ta dërgojë ligjin në kushtetuese, PD ka vendosur të luajë një kartë të fundit. Ekspertët e partisë kanë gati amendamentet për pjesën tjetër të ligjit të vettingut, pavarësisht se ky i fundit u miratua vetëm me votat e maxhoranës në komision e reformës në 23 gusht.
Demokratët kanë gati amendimet për secilin prej 66 neneve të këtij drafti që vendos normat sesi do të kontrollohen gjyqtarët e prokurorët në pasuritë apo figurën e tyre. Ndërsa në mbledhjen e komisionit për efekt kohe ekspertët e PD patën përgatitur ndryshime vetëm për 25 nenet e para, nga të cilat nuk u pranua asnjë. Pavarësisht se amendamentet janë gati, gjasat për negociata para seancës së 30 gushtit janë të pakta ose pothuajse 0.

PS pretendon se nuk i ka mbërritur zyrtarisht asnjë amendamentet  që të japë dhe një vlerësim. Ndërsa PD e quan ligjin të mbyllur. “Asnjë përpjekje nuk u bë në nivel ekspertësh që të uleshin me tanët”, u shpreh një burim nga kjo forcë.

Skenari më i mundshëm është ai që amendamentet të paraqiten në seancën e plenare gjatë votimit nen për nen. Ndryshe nga projekt-ligji i ekspertëve të EURALIUS dhe OPDAT që u miratua në 23 gusht, në variantin e saj opozita ka ndryshuar kompetencat e operacionit ndërkombëtar të monitorimit.

Për këtë forcë shkelet Kushtetuta, duke iu dhënë ndërkombëtarëve kompetenca ekzekutive kur ligji themeltar i shtetit i kufizon ata ne roje te procesit. Po ashtu në amendamente ndryshohet dhe roli institucioneve te treta si Inspektorati i Larte i Deklarimit te Pasurive apo Drejtoria e Sigurisë se Informacionit te klasifikuar duke ia lënë hetimin ekskluzivisht institucioneve kushtetuese të vetingut.

Gjatë javës së shkuar pd e lsi mblodhën 28 firma për të thirrur seancën e jashtëzakonshëm ku do të votohet ky ligj. Në pikëpyetje mbetet fati i ligjeve të tjera që bëjnë efektive reformën në drejtësi si Byroja e Hetimit dhe institucionet e reja të drejtësisë.

Next Post
Kolonjë, asgjësohen mbi 17 mijë bimë kanabis

Prokuroria: Droga në Kolonjë e kultivuar nga punonjësi i policisë, Edvin Meko

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para! Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

“Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para! Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

November 9, 2026

Shqipëria në sytë e një emigranti

November 9, 2026
Aksident në Qafë Plloçë! Makina me targa greke përplaset me “Benz”-in, plagoset një grua (Emrat)

Aksident në Qafë Plloçë! Makina me targa greke përplaset me “Benz”-in, plagoset një grua (Emrat)

November 9, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Drejtoresha e burgjeve mund ta ndihmojë qeverinë me standarde të reja, jo me justifikime të vjetra

November 9, 2026
Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për resortet mikse: 60% e sipërfaqes për turizëm pjesa tjetër për banesa!

Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për resortet mikse: 60% e sipërfaqes për turizëm pjesa tjetër për banesa!

November 9, 2026
“Rrethohet” Shtëpia e Bardhë, regjistrohen dy incidente teksa Trump ndodhej në zyrë

“Rrethohet” Shtëpia e Bardhë, regjistrohen dy incidente teksa Trump ndodhej në zyrë

November 9, 2026
Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni

Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni

November 9, 2026
Tragjedia që shkatërroi pallatin në Elbasan, banori: Gjithçka u shemb brenda sekondash, babai u hodh nga ballkoni…

Tragjedia që shkatërroi pallatin në Elbasan, banori: Gjithçka u shemb brenda sekondash, babai u hodh nga ballkoni…

November 9, 2026
VIDEO / “Në fokus integrimi në BE dhe…”, Rama ndan pamjet nga takimi me Macron në Paris

VIDEO / “Në fokus integrimi në BE dhe…”, Rama ndan pamjet nga takimi me Macron në Paris

November 9, 2026
Ndalimi i importit të makinave të vjetra, Klosi: Nisma do zbatohet

Pas heqjes së taksës së qarkullimit nga nafta, mazhoranca propozon vinjetën për automjetet me targa të huaja! Ja si do të funksionojë

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In