• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

PD, Alibeaj: Tahiri i lidhur me bandat kriminale, të japë dorëheqjen

by A R
26/10/2015 13:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Kreu i departamentit të sigurisë në Partinë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka akuzuar sërish Ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri, si të lidhur me bandat kriminale, duke ripërsëritur kërkesën që ky i fundit të japë dorëheqjen. Sipas Alibeajt, policia dhe qeveria kanë tradhëtuar qytetarët dhe se krimi ka kapur shtetin.

Më poshtë deklarata e Alibeajt:

Corriere della Sera, gazeta prestigjioze dhe ndër më të rendësishmet në Europe i ka bërë të ditur miliona lexuesve të saj se ministri ynë i brendshëm gjendet nën akuzë për lidhje me bandat më të rrezikshme të drogës në vend.

Shtypi më serioz në Itali dhe në Europë ekspozon të vërtetën tronditëse: se në Shqipëri sundon Mafia e lidhur me Qeverinë. Se narkobandat drejtojnë bashkë me Saimir Tahirin. Se mafia e lidhur me ministrin e brendshem eliminon oficerët që guxojnë të flasin, që guxojnë të luftojnë trafikun e drogës.
Shqipëria është në gjendjen më të rëndë kriminale në 25 vite, sepse krimi ka kapur shtetin, sepse interesat e krimit sundojnë vendin.
Akuzat, provat dhe dëshmitë e pakontestueshme, të gjitha të çojnë tek Tahiri i habilajve dhe shullazeve me shokë.
Tek Tahiri me kushërinjtë Habilaj që vëzhgoheshin nga policia dhe  oficeri i lartë Zagani, i cili gjendet sot i kërcënuar me jetë.
Tek Tahiri që i ka dorëzuar pikat kyçe si shefin e kufirit të Dhërmiut aty ku paketohet droga e bëhet gati për Itali, në shërbim të bandave.
Tek Tahiri që makinën personale e të paprekshme e ka vënë si narkotaksi në shërbit të bandës së Habiljave.
Kurrë më parë nuk ka qënë një ministër i brendshëm shqiptar nën akuza kaq të rënda dhe me fakte të pakundërshtueshme si kumbar dhe mbrojtës i trafikut të drogës.
Por e gjithë kjo e bën krenar Edi Ramën. Kryeministrin më të korruptuar në Ballkan, njeriun e përfolur si bashkëpunëtor i hershëm i bandave të drogës të cilave u dha tregun e ndërtimeve të Tiranës si kryebashkiak e për të cilin raporti i punës së OSBE thotë se ka një pasuri prej 200 milion eurosh.
Trupa e policisë që lufton krimin, oficerët, burrat dhe gratë në uniformë janë të tradhtuar e kokëulur.
Qytetarët janë të pasigurtë, të nëpërkëmbur dhe të poshtëruar.
Ka vetëm një rrugë.
Largimi i narkoministrit Tahiri dhe shefit të tij protektor që refuzon testin e drogës.
Next Post

Belgjikë, tentohet sulm terrorist ndaj një baze ushtarake

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In