• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD akuzon sërish Ramën: Tenderi i Sadriut i kushtoi shtetit 200 mln lekë më shumë

by A R
23/08/2016 14:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike ka akuzuar sërish kryeminsitrin Rama se po favorizon në tendera kompaninë që sipas saj është në pronësi të deputetit socialist Sadri Abazi. Zëdhënësja e PD deklaroi se kompania e Abazit është shpallur fituese në një tender edhe pse kishte ofertë që i kushtonte shtetit 200 mln lekë më shumë se dy kompani të tjera.

Deklarata e Ina Zhupës:

Paniku prej votës së 11 shtatorit e ka bërë Edi Ramën të hapë qesen e të dorovisë paratë e shqiptarëve sipas interesit klientelist. Oligarku i Ramës ka marrë një tender pak ditë më pare, 870 milionë lekë për rikonstruksionin e bulevardit “Elez Isufi” në Dibër, ku ishte paracaktuar si fitues ai dhe nipi i tij me firmën ALKI Impex. Të gjashtë operatorët e tjerë në garë u skualifikuan, ndonëse dy prej tyre kishin bërë ofertë me 200 milionë lekë më pak se firma e Sadriut. Ankesat e tyre ligjore tek KPP e Edi Ramës u hodhën poshtë me urdhër, sepse dihet që njeriu që vendos për çdo tender në vend është vetë Edi Rama, i cili i ka kërkuar Sadriut të hidhet në sulm e të blejë sa më shumë vota në zgjedhjet në Dibër, ndaj dhe nuk ndalen tenderat për këtë oligark të rilindjes.

200 milionë lek më shumë sesa kushton puna i jep Rama Sadriut, me të cilat mund të paguheshin në Dibër 1333 pensione në qytet, 2424 pensione në fshat, 2900 familje mund të merrnin pagesë mujore për papunësinë dhe 909 persona mund të përfitonin të punësuar me pagë minimale. Por Edi Rama ia jep këto dhe qindra milionë lekë të tjerë të taksave të shqiptarëve, Sadriut, në shkelje të ligjit, që Sadriu t’i përdorë më pas për të blerë votat në Dibër për kandidatin e qeverisë. Sepse Ramës nuk i interesojnë qytetarët, por blerja e votës, kapja e pushtetit me çdo kusht. Me këto akte korrupsioni dhe me këto krime ndaj votës së lirë, Edi Rama në fakt po blen vetëm fundin e tij të shpejtë.

/a.m.

Next Post
Vendi i NATO-s blen supermjetin luftarak nga Rusia që ecën në det dhe tokë

Vendi i NATO-s blen supermjetin luftarak nga Rusia që ecën në det dhe tokë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza e “La Repubblica”: Bordi i Paqes, “OKB”-ja private e Donald Trump

Analiza e “La Repubblica”: Bordi i Paqes, “OKB”-ja private e Donald Trump

January 18, 2026
Shiste ilaçe të skaduara dhe kontrabandë në farmaci, arrestohet 42-vjeçari

Shiste ilaçe të skaduara dhe kontrabandë në farmaci, arrestohet 42-vjeçari

January 18, 2026
Njohja e Palestinës, reagon ashpër Netanyahu: Rrezik për ekzistencën e Izraelit

Netanyahu kundër SHBA-ve: Bordi për Paqen në Gaza është armiqësor ndaj Izraelit

January 18, 2026
Tjetër veprimtari prostitucioni në Durrës, arrestohet organizatorja nga Armenia

Tjetër veprimtari prostitucioni në Durrës, arrestohet organizatorja nga Armenia

January 18, 2026
Çfarë po ndodh në Greqi? Dy ish-kryeministra drejt burgut

“Rreth 90 mijë leje qëndrimi në pritje të zhbllokohen”, rregulla të reja për emigracionin në Greqi

January 18, 2026
Tarifat e reja të Trump ndaj vendeve që “mbrojnë” Groenlandën, çfarë pasojash do të kishin

Tarifat e reja të Trump ndaj vendeve që “mbrojnë” Groenlandën, çfarë pasojash do të kishin

January 18, 2026
“Flisnim për fenë ndërsa bënim ecejake mbrëmjeve deri pas mesnate”, Rama rrëfen njohjen me Kryepeshkopin Joan

“Shqipëria sovrane në energji”, Rama: Kjo do arrihet brenda këtij mandati

January 18, 2026
Gjashtë muaj hetime, policia e Fierit arreston 31-vjeçarin për shpërndarje droge

Gjashtë muaj hetime, policia e Fierit arreston 31-vjeçarin për shpërndarje droge

January 18, 2026
“Ne nuk jemi noterë të SPAK”, Rama për Ballukun: 16 mijë faqe s’janë prova, por arkiv! USB-në s’e ka tërhequr askush

“Ata që hidhen përpjetë çoroditën publikun”, Rama: SHBA nuk i kanë ndaluar vizat për Shqipërinë

January 18, 2026
Bilanci tragjik në Iran: Mbi 3300 të vrarë gjatë protestave kundër regjimit

Bilanci tragjik në Iran: Mbi 3300 të vrarë gjatë protestave kundër regjimit

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In