• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD akuzon sërish: Rama “bllokon” prej dy vitesh Strasburgun, dërgon si kandidat kunatin e Xhafës!

by Java News
29/07/2018 13:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilltari për çështjet ligjore pranë Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po mban të bllokuar prej dy vitesh emërimin e gjyqtarit që përfaqëson Shqipërinë në Gjykatën e Strasburgut.

Në një deklaratë për median Bardhi theksoi se për të pestën herë radhazi, Rama ka propozuar kunatin e Fatmir Xhafajt, Sokol Berberin, ndonëse ky i fundit është refuzuar disa herë nga Këshilli i Europës dhe nuk i është nënshtruar Vetting-ut.

Gjithashtu Bardha thotë se “ Nëpërmjet dërgimit në Gjykatën e Strasburgut të personave të besuar dhe të kontrolluar prej tij, Edi Rama kërkon t’i përdorë ata si kamikazë në vendimmarrje të rëndësishme kundër interesave të qytetarëve shqiptarë, siç janë çështjet për respektimin e të drejtave themelore të njeriut në përgjithësi dhe të drejtës së pronës në veçanti”.

“Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka refuzuar 4 herë kandidaturat e propozuara nga Shqipëria dhe zyrtarisht 2 herë ka informuar Qeverinë Shqiptare se procesi i përzgjedhjes së kandidaturave ka qenë jo transparent dhe nuk ka garantuar profesionalizimin dhe meritokracinë në përzgjedhje.

Pavarësisht refuzimit disa herë nga Këshilli i Evropës të standardit të përzgjedhjes politike dhe korruptive të kandidatëve për gjyqtarë, Edi Rama nuk heq dorë.

Për të pestën herë propozon si kandidat për gjyqtar në Strasburg kunatin e Fatmir Xhafës, Sokol Berberin, që është refuzuar me votë disa herë nga Këshilli i Europës dhe i është shmangur vetting-ut.

Edi Rama po shpërblen edhe Fondacionin SOROS për ndihmën e vyer që i dha për projektin e kapjes politike të sistemit të drejtësisë. Kandidati tjetër alternativ që propozon Qeveria Shqiptare për gjyqtar në Strasburg është Darien Pavli. Si drejtues i SOROS, ka qenë Koordinator i Sekretariatit Teknik që ndihmoi Edi Ramën dhe Fatmir Xhafën të hartonte paketën ligjore të kapjes së drejtësisë.” tha Bardhi. (TemA)

Next Post
Entuziazëm në Torino/ Sot, zbarkon “vërtetë” Cristiano Ronaldo

Entuziazëm në Torino/ Sot, zbarkon “vërtetë” Cristiano Ronaldo

Comments 1

  1. nertina says:
    8 years ago

    Ore ndaheni mendjen po mbron kunatin apo Pavlin hahah.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com