• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD akuzon sërish qeverinë: Tender sekret edhe për letrën higjienike, SPAK të dalë nga karantina

by Java News
25/04/2020 14:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike përmes Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat ka denoncuar klasifikimin ‘sekret’ të 10 tenderave të rinj nga ana e qeverisë.

Bardhi tha se ndër tenderat e rinj është klasifikuar sekret edhe tenderi për letrën higjienike, ndërsa thekson se kjo është forma e re për të abuzuar me paratë e shqiptarëve në këtë kohë pandemie.

Në komunikimin e tij, Bardhi i ka bërë thirrje SPAK dhe Prokurorisë të dalin nga ‘karantina’ dhe të hetojnë në lidhje me këto tendera, pasi sipas tij heshtja e Prokurorisë po i jep zemër hajdutëve të qeverisë.

Deklarata e Partisë Demokratike:

“Të dashur bashkëqytetarë,

Në këtë kohë të vështirë, kur pandemia COVID -19 e ka bërë edhe më te vështirë, edhe më të pamundur jetesën, është faktuar se prioriteti më i madh i qeverisë është të vjedhë me çdo lloj forme dhe mënyre.

Akoma më shqetësuese është heshtja e prokurorisë, karantinimi i saj, futja në xhepin e Edi Ramës, që ka bërë që hajdutët e qeverisë të marrin zemër.

Nga njëra anë, Edi Rama bërtet nga mëngjesi në darkë se buxheti nuk ka para, se mundësitë këto janë, se ai nuk mund të ofrojë më shumë mbështetje për familjet në nevojë, për biznesin e vogël, për bizneset prodhuese, për fermerët apo për turizimin; nga ana tjetër nuk lë rast t’i kalojë pa vjedhur me tenderat.

Forma e re për të abuzuar me paratë e shqiptarëve në këtë kohë pandemie është klasifikimi sekret me firmën e tij të tenderave antiCOVID.

Nuk u ngopën duke vjedhur me maskat për mjekët, me testimet për qytetarët, me respiratorët për më të goditurit nga virusi, pajsije që i kanë blerë deri në 4 fishin e çmimit të tregut, por janë vërsur deri aty ku nuk ia pret mendja askujt- tek letrat higjenike. Më dëgjuat shumë mirë. Kanë klasifikuar sekret blerjen e letrave higjenike për të sëmurët me COVID dhe stafin mjekësor.

Janë plot 10 tendera të rinj të zhvilluar në datë 18 Prill, që Qeveria i ka klasifikuar përsëri sekret. Është e paimagjinueshme që mes ketyre kontrateve sekrete janë dhe tenderat për blerjen e letrave higjenike me procedurë sekrete, letrat e duarve dhe kartopeceta.

Jam i sigurtë që çdokush që po e dëgjon këtë tani nuk u beson veshëve. Por vendimi i qeverisë së Edi Ramës, i publikuar mbrëmë në fletoren zyrtare, nuk lë vend për asnjë hamendje.

Letrat higjenike për të sëmurët me COVID dhe stafin mjekësor që kujdeset për ta janë shpallur sekret. Mjerim më të madh për një qeveri nuk mund të ketë. Ka arritur deri aty sa një procedurë që përdoret për interesin thelbësor të shtetit, atë të sigurisë kombëtare, e përdor për të mbuluar, me siguri, vjedhjen e radhës me tenderin sekret të letrave higjenike.

Ky është treguesi më domethnës se deri ku shkon babëzia për të vjedhur paratë e shqptarëve, të cilët, për shkak të pandemisë dhe mungesës së ndihmës nga qeveria e letrave higjenike sekret, janë edhe më të dobët ekonomikisht.

Kjo është një shkelje flagrante e ligjit. Le të dalë Edi Rama dhe të thotë ku është sekreti shtetëror tek tek fakti sa letra higjenike blen? Cili interesi thelbësor i shtetit cënohet, nëse bëhet publike kontrata për të blerë letrat higjenike për shembull?

Nga transparenca dhe publikimi i këtyre procedurave cënohet vetëm një interes. Interesi i Edi Ramës dhe Qeverisë për të vazhduar vjedhjen e parave të shqptarëve edhe në kohë pandemie.

Janë çmimet stratosferike, abuzimi dhe korrupsioni arsyeja pse Edi Rama i ka shpallur këto tendera sekret, duke paguar qindra milionë lekë më shumë klientëve e tij në kohën më të vështirë për qytetarët.

Qeveria në vend që të japë llogari, është fshehur. Asnjë shpjegim, asnjë informacion, heshtje fiks si hajduti i kapur me presh në duar.

Me siguri Edi Rama do të heshtë edhe sot në përpjekje për t’u fshehur nga skandali i vjedhjes me kontratat e tij sekrete edhe për letrat higjenike. Por faktet janë aty.

Ai bleu respiratorë me dyfishin e çmimit, bleu testimet me 4 fishin e çmimit, bleu maskat dhe mjetet e tjera mbrojtëse me 2-3 fishin e çmimit të tregut dhe prapë u dha mjekëve të infektivit maska të skaduara, shpall në kundërshtim me ligjin si sekret shtetëror tenderat për blerjen e letrës higjienike dhe 9 të tjera që nuk kanë asnjë arsye për të qenë sekrete, në shkelje flagrante me ligjin.

Të dashur bashkëqytetarë,

Secili prej jush nuk po vuan vetëm nga virusi, siç po vuan në fakt e gjithë bota, por mbi të gjitha po vuani nga një Qeveri e korruptuar dhe një Kryeministër i dështuar.

Në emër të Partisë Demokratike, i bëj edhe njëherë thirrje prokurorisë që të dalë nga karantina, ku e mban prej vitesh kjo Qeveri. SPAK ka mjaftueshëm fakte të çojë para drejtësisë hajdutët e qeverisë që pasurohen si të babëzitur, kur shëndeti, jeta dhe mirëqënia e qytetarëve janë në rrezik.

Next Post
Myslym Murrizi imiton Metën, bën shqiponjën ulur në gjunjë mbi dëborë (Foto)

Paloka akuza qeverisë dhe Metës: Fshehën rastin e parë me Covid për Kongresin e PS dhe mitingun e 2 Marsit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

“Jemi në udhëkryq”, Berisha: Punët e Shqipërisë, veprat e zeza të Edi Ramës!

April 13, 2026
Fotot pikante nga Hungaria: Votuesit i japin fund sundimit 16-vjeçar të Viktor Orbánit

Fotot pikante nga Hungaria: Votuesit i japin fund sundimit 16-vjeçar të Viktor Orbánit

April 13, 2026
Tensionet Trump-Vatikan, fshihet postimi i kontestuar nga llogaria e Presidentit amerikan

Tensionet Trump-Vatikan, fshihet postimi i kontestuar nga llogaria e Presidentit amerikan

April 13, 2026
Asambleja e Përgjithshme e OKB/Mblidhen sot në Nju Jork liderët botërorë, merr pjesë edhe kryeministri Rama

Raporti i OKB-së: Lufta në Iran mund të çojë 32 milionë njerëz të tjerë në mbarë botën drejt varfërisë

April 13, 2026
Ishte mbyllur përkohësisht për arsye sigurie, Spanja rihap ambasadën në Teheran

Ishte mbyllur përkohësisht për arsye sigurie, Spanja rihap ambasadën në Teheran

April 13, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

Do punojnë për të tjerët, por nuk fitojnë gjë vetë! Me sa yje vlerëson Meri Shehu secilën shenjë

April 13, 2026
Lorik Cana dekorohet me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”

Lorik Cana dekorohet me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”

April 13, 2026
Begaj në Samitin e Diasporës: Jeni ambasadorët tanë në mbarë botën

Begaj në Samitin e Diasporës: Jeni ambasadorët tanë në mbarë botën

April 13, 2026
VIDEO! “Mirë se erdhët në shtëpi!” Begaj çel Samitin e Diasporës: Shiheni Shqipërinë si vendin ku mund të lini gjurmë

VIDEO! “Mirë se erdhët në shtëpi!” Begaj çel Samitin e Diasporës: Shiheni Shqipërinë si vendin ku mund të lini gjurmë

April 13, 2026
U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e fqinjës

U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e fqinjës

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In